Vdekja e papritur e foshnjës dhe aksidentet fatale të gjumit
Disa informacione rreth vdekjes së papritur të foshnjës në periudhën e foshnjërisë
Kur foshnjat nën një vit vdesin papritur në gjumë, shpesh kjo përshkruhet si vdekje e papritur e foshnjës.
Kur këto vdekje janë hetuar, është gjetur se shpesh kanë gjetur një nga këto arsye:
- Aksidentet fatale të gjumit: këto vdekje ndodhin kur foshnjat mbyten ose bllokohen ose shtrëngohet tek qafa një nga gjërat që ndodhen tek krevati i tyre i fjetjes.
- Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjave: kjo ndodh kur hetimet nuk mund të gjejnë shkakun e vdekjes.
Ndonjëherë vdekja e papritur mund të shpjegohet me një sëmundje serioze ose një gjendje mjekësore me të cilën fëmija ka lindur.
Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës është i rrallë dhe llogaritet përafërsisht për 2-5 vdekje në çdo 10 000 lindje (të dhënat nga Australia).
Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës duke përfshirë edhe aksidentet fatale të gjumit:
Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë e shkakton vdekjen e papritur në foshnjëri, por ne e dimë se të gjitha foshnjat janë në rrezik dhe ne gjithashtu e dimë se ka disa faktorë që rrisin rrezikun e Sindromit të vdekjes së papritur të foshnjës.
Disa foshnje kanë një rrezik në rritje për këtë dhe kjo përfshin foshnjat që ishin:
- ekspozuar ndaj tymit të duhanit ose drogave para se të lindin
- lindur para kohe ose që ishin me peshë të vogël kur ata kanë lindur.
Mosha
Rreziku i Sindromit të vdekjes së papritur të foshnjës duke përfshirë dhe aksidentet fatale të gjumit është më i madh në moshën 1-4 muaj, edhe pse rreziku qëndron prezent për 12 muajt e parë.
Mjedisi
Ambientet e gjumit të foshnjave mund të rrisin rrezikun e tyre për këtë gjë duke përfshirë mbinxehjen dhe duke u ekspozuar ndaj tymit të duhanit.
Foshnjat që janë tashmë më të ndjeshme dhe në moshën më të rrezikshme kanë më shumë gjasa të vdesin nga Sindromi i vdekjes së papritur kur janë të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve.
Zakonisht nuk mund të kontrollosh këto pathollogji që përmëndëm më sipër dhe gjithashtu nuk mund ta ndryshoni moshën e foshnjës suaj, kështu që nuk mund ta kontrolloni këtë lloj rreziku. Por ju mund të zvogëloni rrezikun e përgjithshëm të Sindromës së vdekjes së papritur duke përfshirë dhe aksidentet fatale të gjumit duke ndjekur udhëzimet e sigurta të gjumit.
Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës duke përfshirë dhe aksidentet fatale të gjumit: rreziqet që mund t'i shmangni
Mjediset e gjumit të foshnjave përfshijnë ku dhe si flenë foshnjat dhe çfarë ndodh rreth foshnjave kur flenë dhe në ambjentet e tjera. Mjediset e gjumit të foshnjave kanë shumë rreziqe për Sindromin e vdekjes së papritur të foshnjës që mund të shmangen.
Këto janë rreziqet që mund të shmangni.
Këtu janë rreziqet që lidhen me mënyrën se si fëmijët flenë. Ju duhet të shmangni:
- foshnjat nuk duhet të flenë në bark ose në anë. Ata duhet të flenë në shpinë! (foshnjat mund të vendosen në bark kur janë të zgjuar dhe dikush po e shikon fëmijën. Kjo “koha e barkut” është e mirë për foshnjën sepse mund të ndihmojë në zhvillimin e muskujve të qafës dhe shpatullave.)
- foshnjat nuk duhet të flenë me fytyrë ose kokë të mbuluar.
- foshnjat nuk duhet ti vini për të fjetur të mbështjellë dhe të mbinxehur — për shembull, duke veshur shumë rroba ose kapele ose batanije për të fjetur.
Këtu janë rreziqet që lidhen me ambientin ku flenë foshnjat. Ju duhet të shmangni këto gjëra:
- foshnjat nuk duhet të flenë në sipërfaqe të buta (si dyshekë të butë ose shtretër uji) ose në divane, me ose pa prind
- foshnjat nuk duhet të flenë me nënën, babanë ose anëtarin tjetër të familjes!
- foshnjat nuk duhet të flenë aty ku ata mund të rrinë të bllokuar në mes të dyshekut apo dhe të krevatit portativ, ose në mes të shtratit dhe të murit.
Këtu janë rreziqet që lidhen me ambjentin që është rreth foshnjave. Ju duhet të shmangni:
- foshnjat nuk duhet të ekspozohen ndaj tymit të duhanit
- foshnjat nuk duhet të flenë me shtrat të butë ose me gëzof (si lëkura e deleve ose leshi i qengjit), ose me jastëkë, lodra të buta në krevat
- foshnjat nuk duhet të flenë pranë gjërave që mund t'i mbytnin ato, si shiritat ose litarët nga karroca, ndenjëset e makinës etj.
Pjesa e dhomës: Mbajeni foshnjën pranë të njëjtës dhomë ku flini dhe vetë derisa fëmija të bëhet 1 vjeç.
Ndikimi i Sindromit të vdekjes së papritur duke përfshirë dhe aksidentet fatale të gjumit
Vdekja e papritur e një fëmije është një nga përvojat më të vështira dhe shkatërruese që prindërit do të përballen ndonjëherë. Ata shpesh ndjejnë zemërim, faj, frustrim dhe, mbi të gjitha, pikëllim. Ka shërbime mbështetëse në dispozicion të prindërve dhe familjeve në këtë kohë të vështirë.