Vrojtimi i yjeve!
Materialet që ju duhen: asnjë
Çfarë mund të bëni së bashku: Vrojtimi i yjeve mund të bëhet në pragun e derës suaj, por mund të jetë edhe më mirë nëse shkoni me familjen tuaj në një vend të errët, të qetë dhe të sigurt larg ndotjes së ambientit.
Në një natë të kthjellët, përgatitni çokollatë të ngrohtë dhe ushqime për t'i marrë me vete. Gjithashtu, nëse keni merrni disa batanije ose çanta gjumi.
Shtrihuni në shpinë dhe shikoni qiellin kozmik sipër jush. Inkurajoji fëmijët të shohin hënën. A u kujton gjë? A mund të dallojnë yllin më të shndritshëm? Sa vjeç mendojnë se është? Kërkojuni atyre të zgjedhin yllin e tyre të preferuar dhe të shprehin një dëshirë!
Fëmijët më të rritur do të kënaqen duke kërkuar për yjësitë (emërtimet e yjeve janë të lehta për t'u gjetur në internet dhe për t'i marrë me vete), por fëmijët e të gjitha moshave do të duan të mbajnë një ditar yjesh dhe të regjistrojnë atë që shohin. Nëse jeni me shans atë natë, mund të shihni edhe një yll që bie!
Njerëzit janë prej ylli! Pothuajse të gjitha elementet në trupin e njeriut u formuan në yje dhe që shpërthyen shumë kohë më parë.
Kjo lojë është një aktivitet i mrekullueshëm që nuk kërkon pajisje - gjithçka që ju duhet është një natë me qiell të kthjellët.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet i prezanton fëmijët me sistemin diellor dhe është një mënyrë e shkëlqyer për t'i mësuar fëmijët tuaj rreth shkencës, natyrës, historisë, hapësirës dhe natyrisht, alienëve!