Yjet e muzikës!
Materialet që ju nevojiten: tenxhere ose tenxhere plastike; lugë prej druri ose plastike.
Çfarë mund të bëni së bashku: Përpara se të filloni aktivitetin, përgatisni hapësirën ku do të luani ju dhe fëmija juaj. Uleni fëmijën tuaj përballë jush në një karrige ose në dysheme me shpinën e mbështetur nga jastëkët.
Fillimisht, tregojini fëmijës suaj materialet, lëreni t’i prekë dhe të njihet me to. Më pas, këndoni një këngë që ju pëlqen dhe krijoni tinguj duke goditur njërën nga lugët me tenxhere. Kur të shihni se i keni tërhequr vëmendjen, jepini një lugë dhe ftojini të krijojnë tinguj me ju. Mund t'ia merrni dorën dhe ta ndihmoni të imitojë lëvizjen tuaj, më pas t'i jepni një shans për ta bërë atë në mënyrë të pavarur.
Gjatë aktivitetit, përgëzojeni atë me fjalë ose duartrokitje dhe buzëqeshni vazhdimisht në mënyrë që ai/ajo të motivohet t'ju imitojë.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju do ta ndihmoni fëmijën tuaj të imitojë lëvizjet dhe shprehjet e fytyrës duke e ndihmuar atë që të zhvillojë aftësitë sociale.