Zvarritemi dhe kapërcejmë pengesat

Materialet që ju duhen: Lodrat (mundësisht pëlhure ose pellushi) dhe jastiqe, etj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Për të filluar këtë aktivitet, së pari zgjidhni një dhomë të përshtatshme që fëmija mund të zvarritet, e preferueshme të jetë me qilima ose me tapet. Vendosni lodra dhe jastiqe pëlhure të shpërndara nëpër dhomë.

Merrni fëmijën tuaj dhe lëreni që të zvarritet. Shikoni nëse ai/ajo mund të zvarritet dhe të kalojë këto pengesa.

Sugjerohet që ta motivoni atë me pohime të tilla si: "ti mund t'ja dalësh". Ti mundesh dhe unë besoj tek ty. Dhe më pas, shpërblejeni atë me shumë puthje.

Shijoni këtë aktivitet së bashku.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë fëmijën që të stimulojë perceptimin e tij/saj vizual dhe të menduarit logjik. Gjithashtu mund të ndihmojë atë që të zgjidhë problemet, stimulojë shikimin e tij/saj dhe për të forcuar muskujt që do ta lejojnë atë të lëvizë më shpejt.