Duhanpirja pasive
Nëse pini duhan gjatë shtatzënisë ose jeni të ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive, trupi juaj vuan nga mungesa e oksigjenit - rolin e tij e merr monoksidi toksik i karbonit.
Qëndrimi në dhomë me tym ka efektin e pirjes së një cigareje në orë!
TË GJITHA SUBSTANCAT E DËMSHME ndaj të cilave jeni të ekspozuar transmetohen nëpërmjet placentës tek fetusi!
Ngushtimi i enëve të gjakut të nënës shkakton reduktimin e furnizimit me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Ndryshimet e shkaktuara nga tymi i duhanit mund të shihen në placentë me anë të ultrazërit.
Nëse jeni duhanpirës dhe/ose ekspozoheni shpesh ndaj tymit të duhanit në periudha më të gjata, gjasat që të keni pasoja negative të shtatzënisë janë më të larta, si:
- abort spontan;
- zhvillimi dhe rritja e ngadaltë e fetusit;
- peshë më të vogël në lindje;
- lindja e parakohshme;
- qëndrueshmëria e foshnjës është me e dobët për një periudhë më të gjatë pas lindjes;
- sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës.
Pothuajse gjysma e fëmijëve në botë thithin ajër të ndotur nga tymi i duhanit!
Gjatë fëmijërisë së hershme, të gjitha proceset në trup janë më intensive, përfshirë edhe thithjen e substancave që arrijnë në inde përmes gjakut - si ato të dobishme ashtu edhe ato të dëmshme. Prandaj, fëmijët që janë të ekspozuar në mënyrë kronike ndaj tymit të duhanit kanë më shumë gjasa të përjetojnë:
- otitis media (grup sëmundjesh inflamatore të veshit të mesëm);
- infeksione të rrugëve të frymëmarrjes;
- shfaqje dhe përkeqësim i astmës;
- sëmundje alergjike;
- probleme të sjelljes dhe vështirësi në të nxënë;
- meningjit;
- sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës.
Disa hulumtime tregojnë lidhshmërinë midis duhanpirjes pasive dhe shfaqjes së disa sëmundjeve malinje tek fëmijët.
Rreth 65,000 fëmijë vdesin çdo vit si rezultat i sëmundjeve që lidhen me ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
Nuk ka asnjë nivel të sigurt të ekspozimit ndaj tymit të duhanit!
- Mos lejoni askënd (as veten tuaj) të pijë duhan në shtëpinë tuaj!;
- Mos lejoni pirjen e duhanit në makinë!;
- Sigurohuni që dhoma e lojërave, parqet dhe zonat e tjera ku fëmija kalon kohën të jenë zona ku ndalohet pirja e duhanit!;
- Kur dilni me fëmijën, zgjidhni restorante dhe kafene ku ndalohet pirja e duhanit.
- Edhe vendet ku është zyrtarisht e ndarë hapësira për mospirjen e duhanit, nuk ofrojnë mbrojtje të plotë nga tymi i duhanit!