Goditja nga rrezet e diellit dhe si të parandalohet?

Rrezet e diellit janë një reagim i ashpër i të gjithë organizmit ndaj ekspozimit të tepruar ndaj diellit, veçanërisht kokës dhe qafës.
Body

Goditja nga rrezet e diellit mund të ndodhë shumë shpejt, veçanërisht në qoftë se fëmija ka qenë aktiv në diell, por goditja e vonuar nga dielli është më e zakonshme te fëmijët; ndodh disa orë pasi fëmija të qëndrojë në diell - në mbrëmje para gjumit ose gjatë gjumit.

Simptomat e goditjes së rrezeve të diellit 

Simptomat e goditjes së rrezeve të diellit mund të jenë të hershme ose të vonuara. Simptomat e hershme të goditjes së rrezeve të diellit janë:

  • dobësi e papritur e fëmijës
  • marramendje
  • dhimbje koke
  • trazim të barkut
  • të vjella
  • përgjumje
  • ethe
  • djersitje e madhe
  • dridhje

Sa më i/e vogël të jetë fëmija, aq më të theksuara janë këto simptoma dhe aq më e madhe është mundësia e komplikimeve.

Në djegiet “e vonuara” nga rrezet e diellit, simptomat shfaqen më ngadalë, janë më pak intensive, por zgjasin më shumë. Fëmijët janë të nxehtë dhe të skuqur; ata/ato duken sikur po preken nga ndonjë virus, kështu që prindërit shpesh janë të hutuar, duke menduar se është ndonjë infeksion. Fëmijët e vegjël bëhen shumë të parehatshëm - ata/ato qajnë, dhe në shikim të parë duket se qajnë pa ndonjë arsye. Zakonisht fëmijët më të rritur kanë trazim të barkut (ndonjëherë të vjella), çrregullim të disponimit dhe pagjumësi. Rregull bazë është se rritet temperatura e trupit.

Si ta parandaloni goditjet nga rrezet e dielli?

  • Ndiqni informacionet mbi indeksin UV të publikuar në media dhe ndiqni rekomandimet e dhëna.
  • Fëmijët e vegjël mund të ekspozohen në diell vetëm në kohën e rekomanduar (para orës 10 të mëngjesit dhe vonë pasdite, pas orës 5 pasdite), me përdorimin e detyrueshëm të kremrave kundër diellit me një faktor të lartë të mbrojtjes nga dielli, në përputhe me moshën.
  • Pjesën e ditës, kur dielli është më i fortë kalojeni me fëmijën tuaj në hije ose dhomat e ftohur siç duhet.
  • Visheni fëmijën me rroba të shndritshme të bëra me materiale natyrore.
  • Vendosjani një kapuç ose kapelë në kokën e tij/saj, si dhe syze dielli me UV mbrojtje të përshtatshme.
  • Jepini fëmijës shumë lëngje (sidomos ujë) gjatë gjithë ditës.
  • Lëreni të hajë më shpesh ushqime të lehta.
  • Nëse ndodh që të jeni jashtë në pjesën më të nxehtë të ditës, sigurohuni që fëmija të jetë më pak aktiv fizikisht, që ai/ajo të vrapojë dhe kërcejë më pak për ta shmangur mbinxehjen.
  • Ftoheni fëmijën shpesh me ujë - lani fytyrën e tij/saj, lani kokën, këmbët dhe krahët.