A ka teknika ose pozicione specifike të gjidhënies që ndihmojnë në zvoglimin e problemeve të zakonshme si fryrja ose dhimbja e gjinjëve?
Për një të ushqyer të suksesshëm me gji është shumë e rëndësishme që foshnja të vendoset në mënyrë adekuate në gji. Së pari nëna duhet të jetë e vendosur në pozitë të rehatshme, e relaksuar mirë. Foshnja duhet të jetë e kthyer e tëra nga nëna. Ajo duhet të jetë në një vijë të drejtë, pra qafa, koka dhe trupi të jenë në një vijë të drejtë. Gjithashtu, për një gjidhënie të suskseshme janë shumë të rëndësishme edhe 4 shenjat e puthitjes apo kapjes së gjirit:
- Goja duhet të jetë e hapur gjërë,
- Buza e poshtme duhet të jetë e kthyer nga jashtë,
- Sa më tepër duhet të duhet areola apo e kafta e gjirit sipër gojës së bebes, dhe
- Mjekrra duhet ta prekë gjirin.
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha
- Video file
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha