Kthimi në punë pas lindjes së një fëmije: 15 këshilla
Kthimi juaj në punë: si të jetë sa më e lehtë për ju
1. Bëj ndryshime para se të kthehesh në punë
Një mënyrë për ta bërë këtë është të mendoni se si do të jetë rutina juaj e re, e përditshme dhe nëse ka gjëra që mund të filloni t'i bëni për të lehtësuar tranzicionin fillojini përpara se të filloni punën – për shembull, të povoni një rutinë të re të kujdesit për fëmijët ose të rrini me dikë që do të kujdeset për fëmijën tuaj.
2. Planifikoni përpara kujdesin për fëmijën
Zgjidhni llojin e kujdesit që mendoni se do të jetë më i përshtatshëm për fëmijën dhe familjen tuaj, pastaj planifikoni se si do ta përshtatni fëmijën tuaj me këtë përkujdesje të re.
3. Bisedo me familjarët dhe miqtë për planet e tua
Kjo mund të ndihmojë për të marrë këshilla nga njerëz të tjerë. Profesionistët ose njerëzit që të njohin mirë, mund të kenë më shumë ide për të të kursyer kohë ose mund të të ndihmojnë të parandalosh probleme të mundshme, para se të krijohen.
4. Planifikoni disa reduktime në ushqim dhe gatim
Mund të provosh të gatuash më shumë se ç'të duhet dhe të vendosësh në ngrirje një pjesë të ushqimeve për vaktet e ardhshme. Faqet e internetit të gatimit, shpesh, kanë receta familjare të shpejta dhe të lehta për t’u gatuar.
5. Përpiqu t'i lësh shpërqendrimet e punës në punë
Tani që keni më pak kohë për fëmijën tuaj, ju do të doni të kaloni sa më shumë kohë cilësore së bashku. Për këtë, mund t’ju ndihmojë vendosja e kufizimeve për punët e punës që do të bëni në shtëpi, duke përfshirë kufizimet për të kontrolluar dhe për t'iu përgjigjur email-eve ose telefonatave që kanë lidhje me punën.
6. Bëj ç'të mundesh një natë më parë
Gjërat si palosja e rrobave ose përgatitja e drekës një natë më parë, e bëjnë mëngjesin më pak të ngarkuar.
7. Përmbaju rutinës nëse mundesh
Rutinat familjare e ndihmojnë fëmijët të kuptojnë çfarë i pret dhe i ndihmon të sillen më mirë. Rutina mund t'ju ndihmojë juve, gjithashtu, të mbani të organizuar jetën familjare, uke sjellë edhe uljen e stresit që ndjeni.
8. Merre fëmijën në ndonjë rast në punë
Kjo mund të jetë çlodhëse për ty dhe fëmijën. Takimi me fëmijën mund t'ua bëjë më të lehtë kolegëve të tu të kuptojnë – për shembull, kur ju duhet të merrni leje nëse fëmija juaj sëmuret.
9. Qëndro për pak kohë me fëmijën tënd në çerdhe ose në vendin ku e ke lënë për përkujdesje, nëse mundesh
Qëndrimi me fëmijën dhe kalimi i disa minutave së bashku në mjedisin e ri do ta ndihmojë fëmijën tuaj të përshtatet më mirë me rutinën dhe mjedisin e ri ku do të qëndrojë pa ju.
10. Krijo një marrëdhënie me sonin qëkujdeset për fëmijën tuaj
Kjo mund ta pakësojë vërtetë stresin tuaj dhe të fëmijës. Gjithashtu, të ndihmon të kuptosh se çfarë po bën dhe çfarë po mëson fëmija yt. Mund t'u bësh të ditur peronave që kujdesn për fëijën tënd sa shumë e çmon përkujdesin e tyre. Gjithashtu, mund të mbash në shtëpi një fotografi të këtyre pernave, si edhe një fotografi tënden në mjedisin e kujdesit për ta ndihmuar fëmijën të lidhë dyja mjediset.
11. Zgjidh shpejt çdo pyetje ose merak për kujdesin ndaj fëmijës
Nëse shqetësohesh për kujdesin ndaj fëmijës, mund të jetë e vështirë të përqendrohesh në punë. Të flasësh rregullisht me fëmijën tënd, jo vetëm kur ke shqetësime, është një mënyrë tjetër për të krijuar një marrëdhënie dhe për ta bërë më të lehtë trajtimin e çdo shqetësimi që mnd të krijohet.
12. Mbaj një kujdestar ”rezervë” për fëmijën tënd
Kjo do të zvogëlojë presionin dhe shqetësimet e tua. Dikush që mund të të ndihmojë sapo ta njoftosh dhe që ju i besoni shumë, është çelësi i uljes së ngarkesës nevre. Disa mundësi janë miqtë, gjyshërit, të afërmit e tjerë dhe partnerët.
13. Bëni një plan të ri kur fëmija juaj sëmuret
Është shumë e zakonshme që fëmijët të sëmuren gjatë vitve të par të jetës, prandaj një ide e mirë do të ishte të vendosnit se çfarë do të bënit në rast se do të ndodhte. Për shembull, nëse keni një partner, a mund t'i ndryshojë ndonjëri prej jush oraret e punës apo të punojë nga shtëpia për një ditë a më shumë për t'u kujdesur për fëmijën? Ose mund të të duhet të gjesh dikë tjetër që mund të ndihmojë në raste urgjente.
14. Planifikoni pak kohë familjare
Kjo mund të jetë një ndihmë e vërtetë nëse shhi që përgjegjësitë në punë po e bëjnë shumë të vështirë kalimin e kohës së përbashkët me familjen uaj. Për shembull, mund të planifikosh të bësh një shëtitje me partnerin dhe fëmijën dy mbrëmje çdo javë.
15. Merr kohë për t'u çlodhur kur mundesh
Kjo do t'ju ndihmojë në uljen e nivelit të stresit dhe mirëqenien e përgjithshme. Nëse mundesh, të marrësh transportin publik për të shkuar në punë, kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të pasur pak kohë për veten për të lexuar ose për të dëgjuar muzikë. Gjatë pushimit të drekës, bëni një shëtitje rreth parkut, shkoni në palestër, pini kafe me një shoqe ose lexoni një libër – çfarëdo që të duhet për të pasur pak kohë me veten.