Lista e kontrollit për shërbimet që ofrojnë kujdes ndaj fëmijëve
Nëse është e mundur, është mirë të krahasoni shërbime të ndryshme të kujdesit për fëmijët në mënyrë që të gjeni atë që i përshtatet më së miri fëmijës tuaj si dhe nevojave tuaja. Ju mund t'i vizitoni këto shërbime - çerdhe, parashkollorë, etj. - për të parë se si janë. Përdorni listën tonë të kontrollit për të krahasuar se si shërbime të ndryshme do të edukojnë dhe kujdesen për fëmijën tuaj.
Body
Krahasimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët: listë kontrolli
Kur shikoni shërbimet e kujdesit për fëmijët, lista e mëposhtme mund t'ju ndihmojë të krahasoni se si shërbime të ndryshme do të edukojnë dhe kujdesen për fëmijën tuaj. Kjo do t'ju japë një bazë të mirë për të vendosur cili është shërbimi i duhur për fëmijën tuaj.
Kërkesa për tarifa të ndryshme
- Cilat janë tarifat e shërbimit?
- A duhet të paguani edhe për ditët kur fëmija nuk e frekuenton shërbimin? Për shembull, a paguani edhe per ditët kur shkoni me pushime ose për ditët gjatë festave kombëtare?
- A ka opsione për frekuentim të plotë apo gjysëm ditor të shërbimit? Cilat janë tarifat për këto dy opsione?
- A mund të merrni ndihmë ekonomike nga qeveria për kujdesin ndaj fëmijës? Nëse mundeni, do të paguani më pak se çmimi i cituar.
Loja dhe të mësuarit
- Çfarë bën shërbimi për të ndihmuar fëmijën të mësojë dhe të zhvillohet? A ka ndonjë plan që detajon programin e të mësuarit dhe zhvillimit?
- A do të raportojë stafi për aktivitetin ditor të fëmijës suaj?
- A ka informacion lehtësisht të aksesueshëm lidhur me politikat, nivelin e trajnimit të stafit, higjienën dhe procedurat e disiplinës?
Infrastruktura dhe mjedisi
- A është mjedisi stimulues dhe i sigurt?
- A ka godina një atmosferë relaksuese ?
- A duket interesant kujdesi ditor, me shumë dritë, lodra dhe aktivitete?
- A ka shumë hapësirë dhe pajisje në mjedisin e jashtëm me të cilat fëmija mund të kënaqet?
Përditshmëria
- A siguron shërbimi pushim gjatë ditës?
- A ka mundësi të shumta që fëmija të angazhohet me natyrën?
- A do të ketë fëmija mundësinë për të eksploruar dhe krijuar?
- A plotësohen nevojat individuale për tualetin, ndërrimin e pelenave dhe koha e pushimit?
Kujdestarët dhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët
- Sa kujdestarë janë atje? A ka të paktën një kujdestar për çdo katër foshnje?
- Sa shpesh shikoni stafin që angazhohet me fëmijët?
- A i inkurajon stafi fëmijët, i respekton dhe kujdeset për to?
- Si e menaxhon stafi sjelljen e fëmijëve?
- A trajtohet çdo fëmijë si një individ i veçantë?
Marrëdhëniet me prindërit
- A ndiheni të mirëpritur për të diskutuar çështje me stafin?
- A mund të ketë një program orientimi për ju dhe fëmijën?
- A mund të shkoni në çdo kohë për të vizituar dhe vëzhguar fëmijën në mjediset e shërbimit?
- A inkurajohen anëtarët e familjes të përfshihen në aktivitete?
Vaktet ushqimore
- A ofron shërbimi i kujdesit për fëmijët vakte ushqimore, apo keni nevojë të çoni ushqim për fëmijën?
Nëse shërbimi siguron ushqim:
- A ofron shërbimi një përzgjedhje të shëndetshme të ushqimeve dhe pijeve?
- A i plotësojnë ushqimet nevojat individuale të fëmijëve?
- A ndjek shërbimi udhëzimet kombëtare dietetike për fëmijët? A mund t'ju tregojë shërbimi menunë dhe politikën e tij të ushqyerjes?
Informacion i përgjithshëm
- Cila është politika e qendrës për regjistrimin e fëmijëve që nuk janë të vaksinuar sipas kalendarit kombëtar?
- Çfarë ndodh nëse fëmija sëmuret?
- Çfarë ndodh nëse jeni vonë për të marrë fëmijën?
- Kush tjetër mund ta marrë fëmijën?
- Çfarë gjërash duhet të paketoni për fëmijën kur e çoni në qendër?
- Si mund të ndihmoni fëmijën të adaptohet ndaj kujdesit në qendër?
- A ka qendra një listë pritjeje? A mund ta vendosni fëmijën tuaj në listën e pritjes nëse është e nevojshme?