Marrëdhëniet me fëmijët e vegjël: ide dhe këshilla

Pikat kryesore: Marrëdhëniet e ngrohta dhe të ndjeshme me prindërit janë thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Marrëdhëniet me fëmijët ndryshojnë ndërsa zhvillojnë pavarësinë, gjuhën dhe ndjenjat e mëdha. Forconi marrëdhëniet duke dëgjuar dhe duke folur me fëmijët, duke bërë gjërat e përditshme së bashku dhe duke u kushtuar vëmendje pozitive.
Body

Për marrëdhëniet me fëmijët e vegjël

Marrëdhëniet e ngrohta, të qëndrueshme dhe të ndjeshme janë themelore për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Kur ke një marrëdhënie të tillë me fëmijën tënd të vogël, ai ndihet i sigurt dhe i rehatshëm. Ndjenja e sigurisë i jep vogëlushit tënd besimin që ta eksploroj botën dhe të mësoj. Derisa fëmija juaj e eksploron botën, ai mëson si të mendojë, të kuptojë, të komunikojë, të sillet, të manifestojë emocione dhe t’i zhvillojë aftësitë shoqërore.

Marrëdhënia jote me fëmijën e vogël: çfarë të presësh

Fëmijët zhvillohen shpejt në vitet e vegjëlisë. Gjatë zhvillimit, ka shumë mundësi të mësoni, që marrëdhënia jote me të të ndryshojë.

Vogëlushi/vogëlushja yte po mëson se ai/ajo është një person në vete. Ai/ajo do të dëshirojë të jetë e pavarur – për shembull, ai/ajo mund të dëshirojë ta ushqejë veten ose t’i marrë rrobat e tij/saj. Ai/ajo gjithashtu mund të jetë më pak i gatshëm (e gatshme) për t’i folur për gjëra pasi të ketë vendosur në mendjen e saj. Në të njëjtën kohë, vogëlushi yt mund të ketë frikë se mos ndahet nga ti dhe nuk dëshiron që ta lësh atë me njerëz të tjerë.

Aftësia e vogëlushit për ta përdorur dhe kuptuar gjuhën do të zhvillohet shumë shpejt. Ky zhvillim i gjuhës do të thotë se ju mund të ndani më shumë aktivitete dhe lojëra dhe të filloni të punoni mbi aftësitë sociale si ndarja e gjërave me të tjerët dhe bisedat me radhë. Për shembull, mund të luash me një top dhe të thuash “Rrotulloje topin” ose “Tani është radha ime”.

Edhe emocionet e vogëlushit/voglushes tënde po zhvillohen. Ai/ajo do të ketë ndjenja të mëdha, por nuk do të jetë gjithmonë në gjendje t’i kontrollojë ose të gjejë fjalët për t’i shprehur ato. Ai/ajo mund ta shprehë zhgënjimin duke pasur një shqetësim. Nëse i kupton ndjenjat e fëmijës, mund të shohësh se ndonjëherë mund t’ia ndalosh ndjenjat e zemërimit. Lidhja me fëmijën është gjithmonë një mënyrë e mirë për të ndërtuar marrëdhënien tuaj.

Të vegjlit mësojnë se mund të bëjnë gjëra, të cilat bëjnë të ndodhin gjërat tjera, si ndjekja e pulëbardhës për ta bërë atë ikë fluturimthi. Mund ta vëreni se koha që kalon me fëmijën tënd të vogël është shumë më aktive se më parë. Prandaj nëse ju jeni përreth ndërsa fëmija juaj eksploron, ai do të ndihet i/e sigurt dhe do të ketë besimin për të provuar gjëra të reja.

Një marrëdhënie e fortë prind-fëmijë është më shumë sesa thjesht të argëtoheni së bashku. Duke u lidhur me ndjenjat e fëmijës, duke e lavdëruar për sjellje pozitive dhe duke e ndihmuar të gjejë fjalë për emocione të mëdha, mund ta ndihmosh të sillet mirë.

Ndërtimi i një marrëdhënie të fortë me fëmijën tënd të vogël: këshilla

Fëmijët e të gjitha moshave kanë nevojë për prindër dhe kujdestarë që janë të ngrohtë e të ndjeshëm, që u kushtojnë vëmendje dhe që i bëjnë të ndihen të sigurt. Ja disa ide për t’ju ndihmuar të vazhdoni ta ndërtoni këtë lloj marrëdhënieje me vogëlushin tuaj:

  • Kushtoji vëmendje të madhe vogëlushit tënd. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të zbresësh në nivelin e vogëlushit/voglushes tënde dhe ta vësh me butësi krahun rreth shpatullave të tij/saj kur të tregon diçka në gropën me rëre.
  • Ndani kohë për të ndarë me të tjerët aktivitete zbavitëse dhe për të luajtur së bashku. Për shembull, fëmijëve u pëlqen të vishen, të luajnë me kuti të mëdha kartoni bosh dhe të vrapojnë përreth në kopsht ose park. Është më mirë vetëm ta ndjekësh drejtimin e fëmijës tënd me lojën.
  • Lexoni së bashku. Leximi i rregullt me fëmijën krijon një kohë të veçantë për t’u lidhur. Gjithashtu, e nxit imagjinatën e vogëlushit dhe e ndihmon të mësojë për botën që e rrethon.
  • Ndaji vaktet e rregullta familjare. Vaktet familjare mund t’i forcojnë marrëdhëniet familjare dhe ndjenjën e përkatësisë së fëmijës.
  • Mbështete fëmijën tënd në zhvillimin e pavarësisë duke e lënë të marrë vendime. Për shembull, mund t’i kërkosh të zgjedhë mes dy vakteve të shëndetshme ose mes dy bluzave, kur vishet.
  • Nëse vogëlushi yt mërzitet ose shqetësohet, ndihmoje të gjejë fjalë për ndjenjat e tij dhe ngushëlloje edhe atë – për shembull, “Hava, ka rënë poshtë bananeja. S'ka problem. Ka më shumë banane në tasin tënd. Të kuptuarit e emocioneve është një pjesë kyçe e vetë-rregullimit, e cila është e rëndësishme për të gjitha marrëdhëniet e fëmijës tuaj, tani dhe në të ardhmen.
  • Nëse vogëlushi yt ka probleme me ndarjen nga ti, bisedo me të për kohët kur do të ndahesh – për shembull, “Do të blej ushqim për frigoriferin. Mami është këtu me ty, dhe unë do të kthehem për kohën për dremitje”. Fëmijët ndihen më të sigurt nëse e dinë se kur do të jesh larg, ku do të jenë dhe kur do të kthehesh.
  • Mendo për temperamentin e fëmijës kur planifikon të kalosh kohë argëtuese së bashku. Për shembull, nëse ke një fëmijë më pak të shoqërueshëm, mund të të duket më mirë të qëndrosh në shtëpi dhe të lyeni me gishta, në vend që të shkoni në një qendër lojërash të stërmbushur me njerëz.

Është e rëndësishme të kujdesesh për veten. Edhe të kalosh disa minuta në ditë duke bërë diçka që të pëlqen si të ecësh ose të lexosh një revistë, mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si ndihesh për kohën që kalon me fëmijën. Të kujdesesh për veten është mirë për ty, kështu që është mirë për marrëdhënien me fëmijën dhe zhvillimin e saj.