Mësimi nga të qenit foshnje deri në vitet e moshës parashkollore

Që nga lindja, fëmija juaj mëson duke luajtur dhe eksploruar në një mjedis të sigurt dhe stimulues. Marrëdhëniet kryesore të fëmijës suaj e ndihmojnë atë t’i mësojë aftësitë e komunikimit, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Fëmija juaj mëson më së miri duke u përfshirë në mësim, duke luajtur në mënyrë aktive dhe duke u provuar shumë aktivitete të ndryshme me mbështetjen dhe inkurajimin tuaj.
Body

Rreth të mësuarit në vitet e para

Foshnjat lindin të gatshme për të mësuar, ndërsa truri i tyre zhvillohet përmes përdorimit. Pra, fëmija juaj ka nevojë për një mjedis stimulues me shumë mënyra të ndryshme për të mësuar përmes lojës dhe aktivitetit.

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël mësojnë më mirë kur kanë marrëdhënie të ngrohta, të angazhuara dhe të përgjegjshme me kujdestarët e tyre kryesorë. Ju jeni mësuesi i parë i fëmijës suaj, por jo në një mënyrë formale “shkollore”.  Përderisa e stimuloni dhe inkurajoni eksplorimin e hershëm, luani, dhe shërbeni si model i dashur, fëmija juaj do të vazhdojë të mësojë nga ju derisa rritet.

Si mësojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Fëmija juaj mëson më së miri duke u angazhuar në mënyrë aktive në mjedisin e saj, e jo vetëm të jetë e ulur në mënyrë pasive. Kjo përfshin:

  • vëzhgimin e gjërave interesante në botën e tij\saj, duke shikuar fytyrat dhe duke iu përgjigjur zërave
  • dëgjimin e tingujve, duke bërë tinguj dhe duke kënduar
  • eksplorimin - për shembull, duke vënë gjërat në gojën e saj - në mënyrë të sigurt, duke i tundur dhe duke i kthyer gjërat
  • parashtrimin e pyetjeve - për shembull, “Por pse?”
  • eksperimentimin me struktura, objekte dhe materiale si uji, rëra ose papastërtitë
  • bërja e gjërave që i stimulojnë të gjitha shqisat e saj -  prekja, shija, nuhatja, shikimi dhe dëgjimi.

Fëmija juaj gjithashtu mëson duke u përfshirë në mësimin e tij. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa:

  • zgjedhja e librave për të lexuar
  • tregimi i fotografive në libra
  • zgjedhja e objekteve dhe lodrave për të luajtur me to
  • marrja e perime për darkë
  • matja e miellit për kifle.

Nëse fëmija juaj ka mundësi të provojë shumë aktivitete të ndryshme të përditshme (brenda, jashtë, fizikisht aktive, të qetë dhe kështu me radhë) ajo ka shumë mënyra për të mësuar dhe praktikuar atë që po mëson.

Fëmija juaj ka nevojë për mbështetjen tuaj për të mësuar. Për shembull, ndonjëherë mund të duhet t’i tregoni se çfarë të bëjë, kurse lavdërimi dhe inkurajimi janë gjithmonë motivues. Mirëpo është gjithashtu e rëndësishme që fëmija juaj të bëjë gabime dhe të zbulojë për vete se si funksionon bota, gjë që është pjesë e madhe e të mësuarit.

Si ju dhe familja juaj e ndihmoni fëmijën tuaj të vogël të mësojë

Ju dhe familja juaj keni një rol jetik në atë që fëmija juaj mëson në këto vite të hershme. Kjo ndodh çdo ditë, në mënyra të vogla:

Vetja dhe marrëdhëniet
Fëmija juaj mëson nga ju dhe familja juaj se është e dashur dhe e rëndësishme. Ajo e mëson besimin - për shembull, “E di që do të më kapësh nëse rrëzohem”.

Gjuha dhe komunikimi
Kur flisni dhe dëgjoni me fëmijën tuaj dhe lexoni dhe këndoni së bashku, ju jeni duke e ndihmuar atë të mësojë rreth gjuhës, komunikimit me shkrim dhe të në folurit, dhe shkathtësitë e bisedës si pritja e radhës për ta marrë fjalën dhe dëgjimi.

Hapësira, vendi dhe mjedisi
Në shtëpi me ju, fëmija juaj mëson për madhësinë dhe formën e saj - për shembull, “Unë jam më e madhe se karrigia jonë, por jo aq e madhe sa tryeza jonë”. Ajo gjithashtu mëson për vendin e saj në komunitetin e saj dhe ndikimin e saj në botën për rreth. Për shembull, “Shtëpia ime është në këtë rrugë, parku është poshtë rrugës, dhe shoqja ime jeton në një rrugë tjetër”, ose “Bimët u rritën sepse unë ndihmova në ujitjen e tyre".

Shëndeti dhe gjendja fizike
Kur është fjala për ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, ju jeni një model kyç për fëmijën tuaj. Nëse vendosni të hani një mollë dhe jo grisina me çajin e mëngjesit, fëmija juaj ka më shumë gjasa të bëjë të njëjtën gjë. Nëse shkoni për një shëtitje në vend se të shikoni televizor, fëmija juaj mëson se stërvitja është një mënyrë e mirë, argëtuese për të kaluar kohë së bashku.

Numërimi, shkrim-leximi, dorëshkrimi dhe muzika
Ju e ndihmoni fëmijën tuaj të krijojë aftësi të hershme numerike përmes numërimit të përditshëm - për shembull, “Sa arinj janë në shtrat?” ose, “A mund t’i vësh të gjitha kunjat e kuqe në këtë shportë?”. Ose mund të këndoni këngë për fëmijë, që e përfshijnë numërimin.

Fëmija juaj zhvillon shkrim-leximin e hershëm përmes leximit dhe tregimit me ju, luajtjen e lojërave të thjeshta zanore dhe lojës me shkronja si dëgjimi i fjalëve që fillojnë me të njëjtin tingull dhe shikimi i fotografive, shkronjat dhe fjalët në mjedis - për shembull, në shenja dhe në katalogë.

Aftësitë e shkrimit të fëmijës suaj mbështeten kur e inkurajoni atë të vizatojë, shkarravisë dhe bënë sikur po shkruan. Për shembull, nëse e shkruani një listë për të bërë pazar, mund t’i jepni fëmijës tuaj disa letra dhe një laps në mënyrë që ai të mund t’i bashkojë. “Shkrimi” gjithashtu ndihmon fëmijën tuaj ta kuptojë lidhjen midis letrave dhe tingujve të folur.

Duke kënduar me fëmijën tuaj, duke lëshuar muzikë për të kërcyer, duke ia dhënë instrumentet e saja muzikore për të luajtur (të mira janë edhe ato të prodhuara në shtëpi), dhe gjetja e rrobave për veshje, të gjitha janë mënyra të shkëlqyeshme për të filluar mësimin rreth muzikës, dramës dhe vallëzimit.

Duke inkurajuar fëmijën tuaj të provojë shumë gjëra të reja, ju e ndihmoni atë të mësojë më shumë se kush është ajo dhe në çfarë është e mirë ajo.