Pamja e foshnjës të lindur para kohës

Si mund të duket foshnja e lindur para kohës
Body

Foshnjat e lindura para kohës duken ndryshe nga foshnjat që lindin në kohë. Foshnjat e lindura para kohës gjithashtu mund të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri, varësisht sa para kohës kanë lindur.

Foshnja e lindur në javën 36-37 ndoshta do të duket si një foshnjë e vogël që ka lindë në kohë.

Foshnja që ka lindur shumë para kohës - për shembull, foshnja e lindur në javën e 24-të – është shumë e vogël, sa që mund të jetë tamam sa dora juaj. Kjo foshnje mund të ketë lëkurë të brishtë, të tejdukshme dhe mund t'i ketë ende të mbyllura qepallat.

Ekipi i mjekësorë monitoron me kujdes peshën, gjatësinë dhe madhësinë e kokës së foshnjës  të lindur para kohës për t'u siguruar që po rritet sipas pritjeve.

Kockat e foshnjës të lindur para kohës

Kockat e foshnjës të lindur para kohës nuk janë gjithmonë të zhvilluara plotësisht.

Në muajt e fundit të shtatzënisë, shumë minerale - përfshirë kalciumin dhe fosforin - transferohen nga nëna tek fëmija. Te foshnja që lindë në kohë, kjo ndihmon që kockat të rriten dhe të bëhen më të forta. Por foshnjat të lindura para kohës nuk i marrin këto minerale të rëndësishme në barkun e nënës.

Gjithashtu foshnjat e lindura para kohës shpesh humbin më shumë minerale përmes urinës së tyre sesa foshnjat që lindin në kohë.

Foshnjat që lindin në kohë, muajt e fundit në barkun e nënës i kalojnë duke i zgjatur, mbledhur dhe liruar muskujt, gjë që gjithashtu ndihmon në zhvillimin e kockave të tyre. Kurse foshnjat të lindura para kohës nuk mund ta bëjnë këtë gjë.

Mund të marrë shumë kohë deri sa kockat e foshnjës të lindur para kohës të rriten dhe të forcohen.

Si të ndihmoni foshnjën e lindur para kohës në rritjen e kockave

Ushtrimet e lehta të krijuara posaçërisht për foshnjat e lindura para kohës - për shembull, lëvizja dhe drejtimi i krahëve dhe këmbëve - mund ta ndihmojnë foshnjën të fitojë peshë, të ndërtojë kocka më të forta dhe muskuj më të mëdhenj. Këto ushtrime gjithashtu mund të ndikojnë edhe në zhvillimin motorik të foshnjës.

Këto ushtrime duhet të përshtaten në planin e përgjithshëm mjekësor të foshnjës të lindur para kohës, rekomandohet të flisni me mjekun para se të filloni t’i praktikoni. Mjeku i foshnjës e dinë se kur foshnja është gati të fillojë ushtrimet. Fillimisht, fizioterapisti spitalor me siguri do t'i bëjë këto ushtrime të veçanta me foshnjën, ndërkohë që ju mësoni se si t'i bëni ato.

Kur e çoni foshnjën të lindur para kohës në shtëpi, mund të luani lojëra që e inkurajojnë të lëvizë krahët dhe këmbët. Për shembull, lërini foshnjën të godasë me këmbë ndërsa është shtrirë në dysheme, ose të luajë 'Lundro, lundro, lundro varkën tuaj' ndërsa lëvizni butësisht krahët e foshnjës tuaj.

Lëkura e foshnjës të lindur para kohës

Kur një foshnje lind para kohës, lëkura mund të mos jetë plotësisht e zhvilluar. Megjithatë, ajo zhvillohet shpejt.

Lëkura ka dy funksione shumë të rëndësishme. I mundëson foshnjës ta ndiejë botën përmes prekjes dhe temperaturës. Gjithashtu mbron të gjitha indet dhe organet më të ndjeshme brenda trupit të foshnjës.

Ndjesia

Prekja është shqisa e parë që zhvillohet. Foshnja e lindur para kohës mëson për botën kryesisht përmes prekjes, dhe prekja është një mënyrë kryesore për ju që të lidheni me foshnjën të lindur para kohës.

Mund të jetë qetësuese për foshnjën të lindur para kohës nëse i ngrohni duart dhe i’a vendosni butësisht në shpinë ose kokë. Thjesht mbajini duart aty pa i lëvizur. Presioni i tepërt ose lloji i gabuar i prekjes mund të jetë stresues për foshnjën. Infermierja e foshnjës do t'ju tregojë se si ta prekni foshnjën për ta qetësuar dhe për ta bërë të ndihet rehat.

Mbrojtja

Te foshnja  që lindin në kohë, lëkura vepron si një pengesë kundër baktereve dhe viruseve që mund të infektojnë trupin. Yndyra nën lëkurë gjithashtu izolon foshnjën duke e mbajtur nxehtësinë dhe lëngjet, si dhe parandalon dehidratimin.

Ndonjëherë, lëkura e foshnjave të lindura shumë para kohës - atyre të lindura rreth javës së 26-të – nuk iu zhvillohet plotësisht. Mund të duket e lëmuar dhe me shkëlqim ose e tejdukshme, si dhe është shumë e brishtë. Por ende nuk vepron si një pengesë efikase. Pra nëse diçka bie/prek lëkurën e foshnjës, gjëndrat e qimeve mund ta lejojnë të futet brenda - për shembull  çdo losion ose krem që vendoset në lëkurë.

Më vonë - në javën 30-32 - lëkura e foshnjës  mund të duket e rrudhur dhe e varur, sepse sipërfaqja e lëkurës është rritur, por foshnja nuk ka shumë yndyrë nën lëkurë.

Për shkak që foshnjat e lindura para kohe ndonjëherë kanë shumë pak yndyrë, nuk mund ta mbajnë temperaturë e qëndrueshme të trupit. 2-3 javë pas lindjes, inkubatori i foshnjës do të ngrohet dhe mund të lagështohet derisa lëkura të forcohet.

Gjithashtu, është normale që lëkura e foshnjave të lindura para kohës të bëhet e thatë dhe e çarë.

Lëkura është organ i gjallë që formon shtresa të reja dhe i largon të vjetrat gjatë gjithë kohës. Ajo përbën pore djerse, gjëndra, enë gjaku dhe nerva shqisore. Ajo ruan ujin, sheqerin dhe kalciumin dhe ndihmon në prodhimin e vitaminës D.

Kujdesi i lëkurës së foshnjës të lindur para kohës

Çdo kujdes neonatal ka procedurat e veta për t'u kujdesur për lëkurën e brishtë të foshnjave të lindura para kohës. Për shembull, në kujdesin neonatal mund të përdorin vaj ose krem për foshnjat e lindura para kohës me lëkurë shumë të thatë, dhe stafi do të kujdeset për trajtimin e foshnjave të lindura para kohës me lëkurë shumë të brishtë.

Mund të ndihmoni në kujdesin e lëkurës së foshnjës të lindur para kohës duke:

  • përdorur rroba të buta pambuku për foshnjën në vend të atyre sintetike që nuk ju futet ajri ose të leshta të cilat mund të jenë gërvishtëse;
  • mos vendosur asgjë në lëkurën e foshnjës pa u konsultuar me infermieren ose mjekun;
  • mësuar se si ta prekni më mirë foshnjën - infermierja ose mjeku i foshnjës do t'ju ndihmojnë.

Pa shumë yndyrë ose muskuj të trupit, foshnjat e lindura para kohës priren të mos lëvizin shumë. Disa nga lëvizjet e tyre të para mund të jenë të vrullshme. Por ndërsa muskujt e tyre zhvillohen dhe nervat e tyre fillojnë të lidhen me trurin, lëvizjet e tyre bëhen më të ngadalshme dhe të kontrolluara.