Zhvillimi i foshnjave të lindura parakohës: 26-36 javë

Zakonisht foshnja e lindur para kohës ndjek të njëjtin zhvillim siç do të zhvillohej në barkun e nënës.
Body

Zhvillimi i foshnjave të lindura para kohës: gjërat bazike

Gjenet e foshnjës janë të programuara që të zhvillohen në mënyrë të veçantë, ky zhvillim ndodhë edhe nëse fëmija ka lindur para kohës. Gjatë rritjes, foshnja i lindur para kohës mund të ketë disa probleme shëndetësore. Ndonjëherë, foshnjat  e lindura para kohës mund të kenë vonesa në rritje dhe zhvillim, veçanërisht nëse kanë qenë të sëmurë.

Të gjitha foshnjat janë të ndryshme, sjellja dhe zhvillimi i tyre janë gjithashtu të ndryshme. Te foshnjat e lindura para kohës, diferencën në dallime e bënë pak edhe koha kur ka lindur.

Për shembull, foshnja e lindur para kohës në javën e 32-të, ka të ngjarë të veprojë ndryshe nga një foshnjë e lindur në javën e 26-të, që ka pasur shumë sfida mjekësore deri në momentin që ka arritur në javën e 32-të. Foshnja i lindur në javën e 26-të mund t’i duhet kohë shtesë për të shtuar  peshë, për të mësuar të ushqehet dhe për të dalë në botën sociale.

Ndryshimet që mund të prisni dhe të shikoni tek foshnja e lindur para kohës gjatë qëndrimit në spital:

26 javë

Në moshën 26 javëshe, foshnja në barkun e nënës është rreth 35 cm e gjatë dhe peshon rreth 760 gram. Shpeshherë, foshnjat e lindura para kohës janë më të vegjël për moshën e tyre.

Në këtë moshë, çështja më e rëndësishme është që foshnja të rritet, të flejë, të jetë shëndetësisht i qëndrueshëm/stabil.

Foshnja mund të hapë sytë herë pas here, por nuk mund të përqendrohet. Drita ose stimuj të tjerë vizualë mund të stresojnë sistemet e trupit. Normalisht, infermierja mbulon inkubatorin me një pelenë dhe ka disa njësi të kujdesit intensiv neonatal që ulin ndriçimin gjatë natës.

Lëvizjet e foshnjës shpesh janë si dridhje, shtrëngime ose trembje. Ende nuk ka ton të mirë të muskujve dhe nuk mund të mbajë kokën. Personeli mjekësor vendos foshnjën në pozicion ku duart dhe këmbët janë të mbledhura, njëlloj sikur në barkun e nënës. Që të ruaj fuqinë foshnja mbahet në shtrat dhe ngrohët.

Veçanërisht gjatë natës, foshnja mund të ketë apnea (ndërprerje e përkohshme e frymëmarrjes). Kjo është e zakonshme tek foshnjat e lindura par kohës, sepse pjesa që kontrollon dhe rregullon frymëmarrjen e foshnjës  nuk është zhvilluar ende plotësisht, kështu që ndërprerjet apo pauzat midis frymëmarrjeve janë të zakonshme. Me rritjen, foshnja do të mund te kontrollojë ritmikisht frymëmarrjen.

Veshët dhe strukturat e dëgjimit të foshnjës tashmë janë formuar plotësisht, mund të jetë më i ndjeshëm ndaj tingujve të jashtëm. Foshnja  mund të njohë zërin, por ende nuk mund t'ju përgjigjet.

Foshnja ende nuk do të mund të ushqehet me qumësht gjiri, por i jepet qumësht gjiri i shtrydhur nëpërmjet sondës që është vendosur në stomak.

Lëkura e foshnjës është e brishtë dhe e ndjeshme, andaj mund të skuqet nëse e masazhoni, trajtoni ose e prekni. Inkurajoheni me delikatesë ta mbani foshnjën në krahë, por pa e përkëdhelur.

26-28 javë

Në javën 26-28, foshnjat në barkun e nënës vazhdojnë të shtojnë në peshë dhe të rriten në gjatësi. Por nëse foshnja ka lindur parakohës, është e sëmurë, shtimi në peshë mund të mos vazhdojë më me të njëjtin ritëm si në barkun e nënës. Për të mbrojtur zorrën e papjekur të foshnjës nga infeksionet, në maternitete përdorin plane të kujdesshme të të ushqyerit, por nga ana tjetër kjo mund të ngadalësojë shtimin në peshë.

Në këtë moshë, te foshnja fillojnë të rritin qerpikët dhe vetullat.

Foshnja e lindur para kohës ka ende ton të ulët të muskujve dhe ka të ngjarë të ketë dridhje dhe shtrëngime.

Ciklet e gjumit dhe zgjimit të foshnjës nuk janë ende të vendosura, mund të ketë periudha kur është aktiv dhe i qetë, por edhe periudha të shkurta kur është e shqetësuar.

Foshnja mund të hapë sytë, por ende nuk mund të përqendrohet ose t'i lëvizë sytë së bashku.

Në këtë moshë, përgjigjet e foshnjës ndaj tingujve mund të ndryshojnë nga ora në orë ose nga dita në ditë. Mund t'i përgjigjet me tinguj apo veprime zërit tuaj, por mund të stresohet nga zhurmat e tjera. Sipas mënyrës së reagimit do të kuptoni për gjëra që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë.

Foshnja mund të fillojë të thithë, por ende nuk mund të ushqehet me qumësht gjiri. Për tu ushqyer me qumësht gjiri, duhet të dijë si të thithë, të gëlltitë dhe të marrë frymë në mënyrë të koordinuar.

Lëkura e foshnjës është ende e brishtë dhe e ndjeshme. Por nëse nga pikëpamja mjekësore  gjendja e foshnjës është e qëndrueshme, mund të filloni kontaktin lëkurë me lëkurë, sipas metodës ´´nëna-kangur´´.

28-30 javë

Në barkun e nënës, foshnja vazhdon të rëndohet dhe të zgjatet, fillon të lëvizë më shpesh, di dallimin midis disa tingujve – për shembull, zërave dhe muzikës – fillon të kapet me duar dhe hap e mbyll sytë.

Në këtë moshë, foshnja e lindur para kohës pozicionohet në mënyrën e duhur në shtrat, më aktivisht mund të lëvizë dhe të bëjë zgjatje, ndërsa tonusi i muskujve përmirësohet. 

Gjumi i qetë e i thellë i foshnjës  (kur nuk lëviz) dhe gjumi i lehtë (kur lëviz gjymtyrët dhe sytë) rritet/shtohet rreth moshës 30 javëshe. Gjithashtu do të filloni të shihni periudha të shkurtra të zgjimit dhe hapjes së syve, të cilat mund të ndikohen nga shëndeti i foshnjës, mjedisi ose momentet e ditës.

Nëse ka shumë dritë rreth e rrotull ose nëse drita direkt i bie në sy, foshnja fillon ti mbyllë qepallat fortë, por ende për shumë kohë nuk mund t'i koordinojë sytë së bashku. Normalisht, në këtë moshë sytë nuk stimulohen shumë, kështu që mund të ndihmojë në kufizimin e gjërave që sheh.

Fëmija vazhdon t'i përgjigjet tingujve të këndshëm dhe është i ndjeshëm edhe ndaj tingujve të tjerë. Mund të jetë i qetë dhe i vëmendshëm ndaj zërit tuaj dhe madje mund të duket se ‘‘zgjohet‘’ kur hyni brenda. Gjatë kohës së zgjimit edhe pse mund të jetë e shkurtër, filloni t'i flisni ose këndoni foshnjës. Por stimulojeni vetëm me një veprim në të njëjtën kohë - p.sh, kontaktin sy me sy ose ti flisni, por jo të dyja në të njëjtën kohë.

Në këtë moshë, mund të fillojë të shfaqet refleksi i “katër pikave kardinale” apo ndryshe nëse ngacmohet foshnja tek këndet e buzëve dhe tek mjekra atëherë rrotullon kokën nga ajo anë, nxjerr gjuhën dhe kërkon të pijë.  Që do të thotë se po përgatitet për ushqyerjen me gji, madje mund të fillojë të thithë, por ende nuk mund të ushqehet me qumësht gjiri.

Foshnja mund të jetë akoma e ndjeshme ndaj prekjes, por i pëlqen prekja e butë, ledhatimi, kontakti lëkurë me lëkurë, të cilat rekomandohet të përfshihen përgjatë përkujdesjes ndaj foshnjës.

30-33 javë

Në këtë moshë, të gjitha organet e foshnjës janë maturuar. Foshnja e lindur në këtë moshë mund të mos ketë nevojë për shumë ndihmë mjekësore.

Lëvizjet e foshnjës të lindur para kohës janë më të qetëa dhe më të kontrolluara.

Koha e gjumit të thellë të foshnjës fillon të zgjatet, ndërsa shpeshtohen periudhat e zgjimit. Kur është vigjilent, foshnja mund të përqendrohet në fytyrën tuaj ose në një objekt tjetër interesant dhe mund të reagoj ndaj zërit tuaj.

Foshnja pëlqen kontaktin me sy, përqafimin ose bisedën gjatë kësaj moshe – por rekomandohet që edhe në këtë kohë ta stimuloni vetëm me një veprim në të njëjtën kohë, p.sh të mbani kontaktin me sy, si dhe të mësoheni të kuptoni gjuhën e trupit të foshnjës për të kuptuar shenjat e stresit.

Foshnja mund të fillojë të thithë në mënyrë ritmike, që tregon se mund të jetë gati të thithë për t'u ushqyer. Lëreni foshnjën të nuhasë dhe shijojë qumështin e gjirit, meqë i ngacmoni dhe përgatisni shqisat për ushqyerje me qumësht gjiri. Fërkimi i butë rreth buzëve dhe brenda gojës përpara se të ushqehet, e ndihmon të përgatitet për ndjesinë e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Nëse e shihni foshnjën tuaj duke vënë dorën në gojë, do të thotë që ka filluar të qetësojë veten.

Foshnja mund të jetë ende shumë i ndjeshëm ndaj prekjes dhe kur mbahet në dorë. Rekomandohet ti flisni dhe ti tregoni se çfarë jeni duke bërë - për shembull, "Tani do të ndërrojmë pelenën". Foshnja mund të fillojë ta lidh zërin tuaj me atë çfarë jeni duke bërë.

33-36 javë

Foshnja tani po i afrohet datës kur do të lindte. Por edhe kur mbushë 37 javë, nuk është domosdoshmërisht si një foshnjë që ka lindur në kohën e plotë të shtatzënisë.

Foshnja tani mund të lëvizë më mirë dhe të lakoj krahët dhe këmbët. Gjithashtu mund të lëvizë kokën nga njëra anë në tjetrën dhe toni i muskujve është më i fortë.

Tani foshnja ka shumë më pak gjasa që të shfaqë apnoet apo ndërprerje të frymëmarrjes.

Ciklet ditore të foshnjës janë të qarta - gjumë i qetë, gjumë aktiv, i përgjumur, i qetë, vigjilent, i zgjuar, i shqetësuar, ose duke qarë. Ciklet kohore të zgjimit të foshnjës janë ende mjaft të shkurtra, por ato fillojnë të bëhen më të gjata dhe të ndodhin më shpesh. Fillon të qëndroj zgjuar për një kohë më të gjatë, është bashkëpunues kur komunikoni me të dhe kur të jetë lodhur mund të mbyllë sytë dhe fle vetë.

Nga dita në ditë, foshnja ka më shumë gjasa t'i përgjigjet tingujve dhe zhurmave në të njëjtën mënyrë. Ju madje mund ta dini se si do të reagojë kur i thoni diçka.

Foshnja ndoshta ende nuk qan shumë. Por ndërsa i afrohet moshës së plotë, do të qajë më shpesh për t’ju bërë të ditur se çfarë dëshiron. Është e rëndësishme ta dini se e qara është gjuhë komunikimi, përpiquni ta kuptoni se çfarë ju komunikon foshnja nëpërmjet llojeve të ndryshme të të qarës.

Zakonisht në këtë kohë mund të filloni të ushqeni foshnjën duke e vendosur në gji.

Foshnja mund të jetë akoma i ndjeshëm ndaj prekjes apo mbajtjes në dorë, duke folur me foshnjën e t’i tregoni se çfarë po bëni do ta ndihmoni që të relaksohet me kalimin e kohës.

37 javë e më tej

Foshnja mund të jetë gati për të shkuar në shtëpi (liruar nga spitali) para datës së pritshme të lindjes. Por qëndrimi në spital mund të zgjasë më shumë nëse foshnja është operuar ose ka ndonjë sëmundje.

Spitali ka protokoll që vlerëson gjendjen e shëndetit, rritjen dhe zhvillimin që  foshnja duhet të përmbushë para se të lirohet nga spitali. Vlerësimi mund të përfshijë shtimin e vazhdueshëm në peshë, ushqyerjen me qumësht gjiri ose ushqyerjen shtesë dhe që nuk ka probleme me apnoet apo frymëmarrjen.

Zhvillimi i foshnjave të lindura para kohës: gjërat bazike

Zhvillimi i foshnjës të lindur para kohës zakonisht ndjek të njëjtin zhvillim siç do të ndodhte në barkun e nënës.

Gjenet e foshnjës janë të programuara që të zhvillohen në mënyrë të veçantë, ky zhvillim ndodhë edhe nëse fëmija ka lindur para kohës. Gjatë rritjes, foshnja i lindur para kohe mund të ketë disa probleme shëndetësore. Ndonjëherë, foshnjat  e lindura para kohës mund të kenë vonesa në rritje dhe zhvillim, veçanërisht nëse kanë qenë të sëmurë.

Të gjitha foshnjat janë të ndryshme, sjellja dhe zhvillimi i tyre janë gjithashtu të ndryshme. Me foshnjat e lindura para kohe, dallimet kanë të bëjnë pak edhe me kohën kur kanë lindur.

Për shembull, një foshnjë e lindur para kohe në javën e 32-të ka të ngjarë të veprojë ndryshe nga një foshnjë e lindur në javën e 26-të, e cila ka pasur shumë sfida mjekësore deri në momentin që ka arritur në javën e 32-të. Foshnja i lindur në javën e 26-të mund t’i duhet kohë shtesë për të shtuar  peshë, për të mësuar të ushqehet dhe për të dalë në botën sociale.

Ndryshimet që mund të prisni dhe të shikoni tek foshnja e lindur para kohe gjatë kohës në spital:

26 javë

Në moshën 26 javëshe, foshnja në barkun e nënës është rreth 35 cm e gjatë dhe peshon rreth 760 gram. Shpeshherë, foshnjat e lindura parakohës janë më të vegjël për moshën e tyre.

Në këtë moshë, çështja më e rëndësishme është që foshnja të rritet, të flejë, të jetë shëndetësisht i qëndrueshëm/stabil.

Foshnja mund të hapë sytë herë pas here, por nuk mund të përqendrohet. Drita ose stimuj të tjerë vizualë mund të stresojnë sistemet e trupit. Normalisht, infermierja mbulon inkubatorin me një pelenë dhe ka disa njësi të kujdesit intensiv neonatal që ulin ndriçimin gjatë natës.

Lëvizjet e foshnjës shpesh janë si dridhje, shtrëngime ose trembje. Ende nuk ka ton të mirë të muskujve dhe nuk mund të mbajë kokën. Personeli mjekësor vendos foshnjën në pozicion ku duart dhe këmbët janë të mbledhura, njëlloj sikur në barkun e nënës. Që të ruaj fuqinë foshnja mbahet në shtrat dhe ngrohët.

Veçanërisht gjatë natës, foshnja mund të ketë apnea (ndërprerje e përkohshme e frymëmarrjes). Kjo është e zakonshme tek foshnjat e lindura par kohës, sepse pjesa që kontrollon dhe rregullon frymëmarrjen e foshnjës  nuk është zhvilluar ende plotësisht, kështu që ndërprerjet apo pauzat midis frymëmarrjeve janë të zakonshme. Me rritjen, foshnja do të mund te kontrollojë ritmikisht frymëmarrjen.

Veshët dhe strukturat e dëgjimit të foshnjës tashmë janë formuar plotësisht, mund të jetë më i ndjeshëm ndaj tingujve të jashtëm. Foshnja  mund të njohë zërin, por ende nuk mund t'ju përgjigjet.

Foshnja ende nuk do të mund të ushqehet me qumësht gjiri, por i jepet qumësht gjiri i shtrydhur nëpërmjet sondës që është vendosur në stomak.

Lëkura e foshnjës është e brishtë dhe e ndjeshme, andaj mund të skuqet nëse e masazhoni, trajtoni ose e prekni. Inkurajoheni me delikatesë ta mbani foshnjën në krahë, por pa e përkëdhelur.

26-28 javë

Në javën 26-28, foshnjat në barkun e nënës vazhdojnë të shtojnë në peshë dhe të rriten në gjatësi. Por nëse foshnja ka lindur parakohës, është e sëmurë, shtimi në peshë mund të mos vazhdojë më me të njëjtin ritëm si në barkun e nënës. Për të mbrojtur zorrën e papjekur të foshnjës nga infeksionet, në maternitete përdorin plane të kujdesshme të të ushqyerit, por nga ana tjetër kjo mund të ngadalësojë shtimin në peshë.

Në këtë moshë, te foshnja fillojnë të rritin qerpikët dhe vetullat.

Foshnja e lindur parakohës ka ende ton të ulët të muskujve dhe ka të ngjarë të ketë dridhje dhe shtrëngime.

Ciklet e gjumit dhe zgjimit të foshnjës nuk janë ende të vendosura, mund të ketë periudha kur është aktiv dhe i qetë, por edhe periudha të shkurta ku është i shqetësuar.

Foshnja mund të hapë sytë, por ende nuk mund të përqendrohet ose t'i lëvizë sytë së bashku.

Në këtë moshë, përgjigjet e foshnjës ndaj tingujve mund të ndryshojnë nga ora në orë ose nga dita në ditë. Mund t'i përgjigjet me tinguj apo veprime zërit tuaj, por mund të stresohet nga zhurmat e tjera. Sipas mënyrës së reagimit do të kuptoni për gjëra që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë.

Foshnja mund të fillojë të thithë, por ende nuk mund të ushqehet me qumësht gjiri. Për tu ushqyer me qumësht gjiri, duhet të dijë si të thithë, të gëlltitë dhe të marrë frymë në mënyrë të koordinuar.

Lëkura e foshnjës është ende e brishtë dhe e ndjeshme. Por nëse nga pikëpamja mjekësore  gjendja e foshnjës është e qëndrueshme, mund të filloni kontaktin lëkurë me lëkurë, sipas metodës ´´nëna-kangur´´.

28-30 javë

Në barkun e nënës, foshnja vazhdon të rëndohet dhe të zgjatet, fillon të lëvizë më shpesh, di dallimin midis disa tingujve – për shembull, zërave dhe muzikës – fillon të kapet me duar dhe hap e mbyll sytë.

Në këtë moshë, foshnja e lindur para kohe pozicionohet në mënyrën e duhur në shtrat, më aktivisht mund të lëvizë dhe të bëjë zgjatje, ndërsa tonusi i muskujve përmirësohet. 

Gjumi i qetë e i thellë i foshnjës  (kur nuk lëviz) dhe gjumi i lehtë (kur lëviz gjymtyrët dhe sytë) rritet/shtohet rreth moshës 30 javëshe. Gjithashtu do të filloni të shihni periudha të shkurtra të zgjimit dhe hapjes së syve, të cilat mund të ndikohen nga shëndeti i foshnjës, mjedisi ose momentet e ditës.

Nëse ka shumë dritë rreth e rrotull ose nëse drita direkt i bie në sy, foshnja fillon ti mbyllë qepallat fortë, por ende për shumë kohë nuk mund t'i koordinojë sytë së bashku. Normalisht, në këtë moshë sytë nuk stimulohen shumë, kështu që mund të ndihmojë në kufizimin e gjërave që sheh.

Fëmija vazhdon t'i përgjigjet tingujve të këndshëm dhe është i ndjeshëm edhe ndaj tingujve të tjerë. Mund të jetë i qetë dhe i vëmendshëm ndaj zërit tuaj dhe madje mund të duket se ‘‘zgjohet‘’ kur hyni brenda. Gjatë kohës së zgjimit edhe pse mund të jetë e shkurtër, filloni t'i flisni ose këndoni foshnjës. Por stimulojeni vetëm me një veprim në të njëjtën kohë - p.sh, kontaktin sy me sy ose ti flisni, por jo të dyja në të njëjtën kohë.

Në këtë moshë, mund të fillojë të shfaqet refleksi i “katër pikave kardinale” apo ndryshe nëse ngacmohet foshnja tek këndet e buzëve dhe tek mjekra atëherë rrotullon kokën nga ajo anë, nxjerr gjuhën dhe kërkon të pijë.  Që do të thotë se po përgatitet për ushqyerjen me gji, madje mund të fillojë të thithë, por ende nuk mund të ushqehet me qumësht gjiri.

Foshnja mund të jetë akoma e ndjeshme ndaj prekjes, por i pëlqen prekja e butë, ledhatimi, kontakti lëkurë me lëkurë, të cilat rekomandohet të përfshihen përgjatë përkujdesjes ndaj foshnjës.

30-33 javë

Në këtë moshë, të gjitha organet e foshnjës janë maturuar. Foshnja e lindur në këtë moshë mund të mos ketë nevojë për shumë ndihmë mjekësore.

Lëvizja e foshnjës të lindur para kohës është më e qetë dhe më e kontrolluar.