Pjesëmarrja e të rriturve në lojën e fëmijëve

Fëmija do të kënaqet duke luajtur me ju ose afër jush, veçanërisht në një moshë shumë të vogël. Pjesëmarrja e të rriturve në lojën e një fëmije është shumë e rëndësishme në të gjitha moshat.
Body

Disa udhëzime se si të luani me fëmijën:

Mundëso  lojën dhe lëre fëmijën ta projektojë atë

  • për foshnjat, lojë mund të nënkuptojë koha që kalojmë duke e përkëdhelë, përqafojmë  dhe flasim me të; foshnja do të tregojë iniciativë dhe do të fillojë të luajë - me një lëvizje, vështrim, vokalizim;
  • për fëmijët më të rritur, ofroni mundësi për të menaxhuar lirshëm kohën dhe aktivitetin e tyre;

Ndiq interesat e fëmijës dhe inkurajojeni

  • lodrat dhe materiale të tjera me të cilat mund të  luajnë fëmija: mund të jenë kuti, gjethe, gurë, pllaka të kallajit dhe kartonit, tenxhere të vjetra të gatimit...;
  • lërini ato në dispozicion, në mënyrë që fëmija t’i marrë kur të dojë;

Paraqitni herë pas here diçka të re

  • nuk është e domosdoshme fare të jetë fare lodër e re: vishni të vjetrën ndryshe, vendoseni në këmbë ose ulur ose brenda diçkaje; kur kaloni pranë saj, thuaj diçka - jepi lodrës "zë";
  • ofroni përvoja të reja si burim i ideve për lojë: përfshini fëmijën në rutina (gatim, pazar), flisni për disa gjëra që shihni gjatë shëtitjes, eksploroni një pjesë të qytetit, mësoni më shumë për kafshën që i pëlqen, veçoni gjërat interesante gjatë shëtitjes - degët, gjethet, frutat...;

Respekto iniciativën dhe udhëheqjen nga fëmija

  • mbani në mend se loja në vetvete ka kuptim për  fëmijë, edhe pse mund t’ju duket ndryshe;
  • pranoni fëmijën, aftësitë, mënyrën se si e sheh botën, si imagjinon dhe nxjerr përfundime dhe kuptoni se si ju tregon se çfarë i intereson dhe çfarë dëshiron të eksplorojë;

Bashkëpunoni me fëmijën për ta zhvilluar lojën

  • ndonjëherë të rriturit përpiqen ta “ndreqin” lojën ose të përcaktojnë një skenar për të luajtur, për ta marrë kostumin, figurën ose sjelljen e një personazhi “të drejtë”;
  • rregulli i artë i lojës është: lëreni fëmijën të përcaktojë sjelljen, komplotin, rrjedhën dhe rezultatin e lojës;
  • mos e ndërprisni lojën;
  • mbani në mend se loja nuk ka të bëjë me qëllimin apo rezultatin: p.sh. për të bërë një urë me blloqe ndërtimi, por më tepër ka të bëjë me atë që ndodh derisa përpiqemi ta konceptojmë një qëllim dhe të kërkojmë një mënyrë për ta arritur atë: kush donte ta ndërtojë një urë, nga çfarë ishte ura e ndërtuar, çfarë po ndodhte derisa ura po ndërtohej, kush erdhi për ta ndërtuar urën;
  • qëndroni aty kur fëmija të emërojë atë që po ndodh, çfarë po bëjnë fëmija dhe personazhet në lojë, si ndihen, çfarë po përjetojnë;
  • bëhuni “model” për fëmijën, në mënyrë që të mund t’i kontrollojë idetë, t’i ndryshojë dhe t’i zhvillojë ato.