Praktikat e Prindërimit

Body

Vitet e para janë thelbësore për zhvillimin e trurit, pasi përvojat dhe marrëdhëniet që fëmijët e vegjël kanë me njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre përcaktojnë edhe mënyrën e zhvillimit të trurit të tyre. 

Gjeni këtu disa këshilla të përgjithshme lidhur me praktikat e mira dhe të dëmshme të prindërimit:

Praktikat e mira të prindërimit

  • Shprehni vazhdimisht dashurinë tuaj që fëmijët të ndihen të sigurt dhe të dashur brenda familjes. 
  • Vendosni rutina të parashikueshme për ushqim, gjumë dhe aktivitete të tjera për të ofruar stabilitet dhe siguri. 
  • Inkurajoni sjelljen e mirë duke lavdëruar dhe shpërblyer fëmijët kur sillen mirë, që ndihmon të kuptojnë sjelljet e dëshirueshme. 
  • Kaloni kohë cilësore me fëmijën përmes aktiviteteve të përbashkëta si lojërat, leximi ose bisedat e përditshme, për të forcuar lidhjen prind-fëmijë.

Praktikat e dëmshme të prindërimit

  • Të bërtiturat dhe përdorimi i fjalëve fyese, ofenduese dhe degraduese ndaj fëmijës mund të lënë pasoja në shëndetin mendor të fëmijës. 
  • Ndëshkimi fizik, si rrahjet ose goditjet, me duar apo ndonjë mjet mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe trauma emocionale tek fëmijët. 
  • Neglizhimi i nevojave themelore të fëmijës, si ushqimi, strehimi dhe siguria dhe kujdesi shëndetësor.