Të Mësuarit dhe Edukimi në Fëmijëri të Hershme
Body
Vitet e para janë thelbësore për zhvillimin e trurit, pasi përvojat dhe marrëdhëniet që fëmijët e vegjël kanë me njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre përcaktojnë edhe mënyrën e zhvillimit të trurit të tyre.
Gjeni këtu disa këshilla të përgjithshme se si prindërit mund të ndihmojnë zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme:

Mosha 0-3 vjeç:
- Për të krijuar një lidhje me foshnjën tuaj, filloni duke imituar tingujt që bën foshnja. Mund të përdorni fjalë, si “Mama”, “Baba” dhe duke përsëritur atë që foshnja juaj thotë apo bën.
- Lexoni, këndoni, dhe krijoni tregime të reja me fëmijën bazuar në situatat e përditshme apo rutinat tuaja, si për pastrimin e dhëmbëve, përgatitjen e ushqimit, udhëtimet, etj. Kjo do të ndihmojë fëmijët tuaj të mësojnë fjalë të reja, të bashkë-bisedojnë dhe të përcjellin figurat në libër përmes fjalëve që ju lexoni.
- Bëni pyetje të shpeshta dhe ndihmoni fëmijën tuaj të njoh emocionet e veta, dhe t’i shpreh ato.
- Ndihmoni fëmijën të mësojë numërimin duke pyetur “Sa?” dhe duke numëruar gjërat së bashku.
- Ofroni fëmijës rrathë ose forma të tjera me ngjyra për t’i krahasuar dhe klasifikuar duke mësuar kështu lidhjen në mes të objekteve, ngjyrave dhe formave.
Mosha 4-6 vjeç:
- Kufizoni kohën pasive dhe jepni hapësirë për lojë të strukturuar dhe të lirë së paku një orë gjatë ditës, duke përfshirë mjediset e jashtme.
- Inkurajoni të mësuarit duke eksperimentuar së bashku. Provoni së bashku çfarë ndodh kur përzieni ngjyrat e ndryshme ose shihni cili top kërcen më lart!
- Nëse keni mundësi, planifikoni të shkoni së bashku me fëmijën tuaj në parashkollor (kopshtin ose tjetër formë) para ditës së parë. Luani në sheshin ose këndin e lojërave. Kështu, kur të fillojnë ditën e parë, kopshti do të jetë vend i njohur.
- Vazhdoni aktivitetet nga kopshti në shtëpi, aty ku kanë mbetur. Për këtë mund të kërkoni nga edukatorja të ju jap udhëzime për të vazhduar lojën ose projektin e realizuar në kopsht për ta bërë atë në shtëpi me fëmijën tuaj.
