Sa është i lidhur shëndeti mendor i prindërve me atë të fëmijëve?

Duke qenë se marrëdhënia prind-fëmijë është një nga bazat e zhvillimit të fëmiut atëherë nuk kemi si mos të themi se shëndeti mendor i prindit nuk e afekton mirëqenien e fëmiut. Por, është e rëndësishme të kuptohet që kur prindërit kanë probleme të shëndetit mendor, ata duhet të rrisin vetëkujdesin dhe në anën tjetër të rrisin kujdesin për çdo sinjal që mund të sjellë fëmija që mund të lidhet pikërisht me problemet të cilat i kanë. Prandaj, ne në jetën tonë të përditshme hasim sfida dhe sigurisht që një prej sfidave në këtë rast është problemi i shëndetit mendor të prindit, prandaj ne duhet që brenda familjes të krijojmë mekanizma për t’u përballur sa më lehtë me këto probleme që lindin.   

Burimi: Proff. Ass. Dr. Mimoza Shahini

  • Video file
References and comments

Burimi: Proff. Ass. Dr. Mimoza Shahini