Shëtitje verore me foshnjën
Foshnjat mund të bëhen shëtitje nga dita e 15-të e jetës, me kusht që të ndiqen disa rekomandime. Foshnja nuk duhet të nxirret nga shtëpia nëse temperatura është më e lartë se 35 °C. Kalimi i kohës jashtë përmirëson gjendjen e përgjithshme të foshnjës, gjendjen shpirtërore, gjumin, oreksin, rezistencën ndaj infeksioneve.
Body
Moti i ngrohtë është i përsosur për të shëtitur, nëse fëmijën e përgatitni në mënyrë adekuate për të dalë në diell. Rekomandohet që gjatë muajve të verës, foshnja të nxirret jashtë në orët e hershme të mëngjesit, para orës 11 ose në orët e vona të pasdites, pas orës 17.00.
- Rrobat që vishni foshnjën duhet të jenë prej pambukut të endura trashë, të përshtatshme për mbrojtje nga dielli, me ngjyra sa më të ndritura.
- Në kokë duhet t’i vendosni kapele pëlhure me rreth.
- Rrezet e buta të diellit kontribuojnë në sintezën e vitaminës D3, e cila është e rëndësishme për kockat, dhëmbët dhe forcimin e imunitetit.
- Kremrat për mbrojtje nga dielli nuk aplikohen në lëkurën e foshnjave deri në 6 muaj. Nëse foshnja është më e madhe se 6 muaj, aplikoni krem dielli me SPF të lartë në pjesët e trupit që nuk janë të mbuluara me rroba. Kremin për mbrojtje nga dielli aplikojeni 20 minuta përpara se të dilni për shëtitje.
- Mos e mbuloni karrocën me mbulesë për të mbrojtur fëmijën nga dielli. Mund të përdorni ombrellën e karrocës ose ombrellë për karrocë fëmijësh.
- Nevojat për ujë rriten në temperatura të larta, ndaj është e nevojshme që ta ushqeni foshnjën me qumësht gjiri më shpesh, nëse foshnja nuk ushqehet me qumësht gjiri duhet t’i jepni më shpesh ujë.
- Vera është koha kur ka më shumë mushkonja, ndaj është e nevojshme të mbroni foshnjën përpara se të dilni jashtë (me rrjetë karroce, pajisje portative kundër mushkonjave ose mjete të caktuara kundër mushkonjave).