Si ndikon gjidhënia në sistemin imunitar tek fëmijët?
Të ushqyerit me gji ka ndikim të madh në zhvillim e sistemit imunitar të fëmijëve. Foshnjet të cilat ushqehen me gji janë më të shëndetshme. Ato kanë gjasa më pak të sëmuren nga sëmundjet diareale dhe nga pneumonitë, të cilat janë dy vrasësit kryesorë në moshën e fëmijërisë. Ato kanë më pak gjasa të sëmuren sëmundjet e veshit. Qumështi i gjirit është materie e gjallë, ajo përmban antitrupa të cilat e mbrojnë foshnjen nga infeksionet.
Nëna e cila është e infektuar nuk ka nevojë që ta ndërpres gjidhënien për arsye se antitrupat e nënës kalojnë në qumështin e gjirit dhe e mbrojnë edhe të voglin e saj.
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha
- Video file
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha