Si të lexoni me fëmijën?
Leximi me fëmijën është një aktivitet që përfshin në mënyrë aktive fëmijën dhe përfaqëson një nga stimulimet më gjithëpërfshirës të zhvillimit. Ai gjithashtu ofron afërsi me prindin, eksplorimin në formë të lojës, shkëmbim fjalësh, inkurajim, emërtim, përvojë të fortë emocionale dhe mundësi për eksplorim dhe kuptim të objekteve dhe ngjarjeve që rrethojnë fëmijën.
Body
Rekomandohet të lexoni me fëmijën që nga ditët më të hershme të jetës. Disa udhëzime, pavarësisht nga mosha se si të lexoni me fëmijën:
- libri, koha dhe vendi për lexim zgjidhen nga fëmija. Për këtë arsye, librat që janë në dispozicion të fëmijës në shtëpi duhet të jenë të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e fëmijës. Madhësia e tyre duhet të jetë e tillë që fëmija të mund t’i mbajë në duart, t’i kalojë ato nga dora në dorë, t’i kthejë, t’i bartë etj. Gjithashtu, ilustrimet duhet të jenë të përshtatshme për fëmijën. Për shembull, librat e foshnjave zakonisht janë të zezë dhe të bardhë ose në ngjyra të kundërta, me një formë të madhe në një sfond të bardhë;
- libri duhet të jetë i pozicionuar përballë fëmijës, prindi dhe fëmija të jenë të ulur ballë për ballë. Në këtë mënyrë fëmija mund të eksplorojë librin, ndërsa prindi mund të vëzhgojë sjelljen, shprehjet e fytyrës, lëvizjet, vokalizimin (ose të folurit), indikatorë që tregojnë se si fëmija dëshiron të eksplorojë ose të marrë pjesë në lexim;
- leximi është ftesë për të luajtur - me fjalë ose karaktere. Mund ta ndihmoni fëmijën të qëndrojë i fokusuar duke ndryshuar shprehjen tuaj të fytyrës, ritmin e fjalës, tonin. Emërtoni atë që sheh fëmija, por sigurohuni që të bëni pyetje të gjera dhe të hapura - kush, çfarë, si, ku...
- leximi është bashkëbisedim me fëmijën. Jepini fëmijës tuaj shans të mendoj për diçka që ka për të thënë. Prisni që fëmija të përgjigjet kur bëni një pyetje. Ndërkohë, me vëmendje shikoni shprehjen e fytyrës së fëmijës.
- kur fëmija përgjigjet dhe tregon se është i gatshëm të vazhdoj më tej – jepni shenjë për miratim, duke e shprehur me fytyrë të gëzuar, kuriozitet për të gjetur dhe zbuluar se çfarë mendon dhe thotë fëmija si dhe duke parashtruar pyetje;
- leximi është mundësi për t’u lidhur me fëmijën. Andaj, përpiquni të flisni me zë të ngrohtë, të jeni të interesuar në mënyrë autentike për eksplorimin së bashku me fëmijën. Buzëqeshni, kënaquni me fëmijën dhe tregoni se është i/e dashur, i/e pranuar dhe i/e rëndësishme.
Mund të lexoni me fëmijën në çdo kohë dhe kudo. Ju mund të lexoni për çdo gjë - mund të flisni për fotografi, të lexoni receta, të analizoni foto, të lexoni tregime. Lexoni me fëmijën tuaj çdo ditë!