Si t’i zbuloni vështirësitë perinatale të prindërve

Është normale që nënat dhe baballarët të jenë shumë emocionalë pas lindjes së fëmijës. Ndryshimet hormonale, mungesa e gjumit, përshtatja në jetë me të porsalindurin, si dhe pritjet e tyre dhe të tjerëve në lidhje me rolin e tyre të ri prindëror mund të kërkojë shumë përkushtim. Shumica dërrmuese e grave kalojnë nëpër periudhë të ndryshimeve të papritura të disponimit, që janë të vështira për t’u shpjeguar në ditët e para pas lindjes.
Body

Shëndeti fizik dhe mendor i nënës dhe babait gjatë shtatzënisë, madje edhe para asaj periudhe, i paraqet themelet fillestare për një fëmijë të vogël që të lulëzojë me sukses. Sistemi shëndetësor shpesh është më i fokusuar në testet mjekësore, siç janë matja e tensionit të gjakut dhe pesha trupore e grave shtatzëna dhe nënave, sesa në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nënës dhe partnerit të saj, siç janë zbulimi i tensionit, ankthit, shqetësimin, rritjes së shqetësimit, stresit dhe depresionit/gjendjes depresive, mendimeve dhe reagimeve.

Problemet mendore të prindërve

Ato dallohen bazuar në sjelljet e mëposhtme:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie me fëmijën (aftësia e nënës dhe babait për t’u ndërlidhur emocionalisht me fëmijën, për të krijuar një marrëdhënie, “lidhje”, për t’u gëzuar kur i shohin reagimet dhe aktivitetet e para të foshnjës) është e vështirë për t’u arritur
  • Marrëdhëniet me partnerë dhe marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të familjes
  • Prindërit e kanë të vështirë ose pothuajse të pamundur t’i “dëgjojnë” dhe t’i përgjigjen nevojave të foshnjës (për lëvizjet e tij/saj dhe sinjalet që ai/ajo fillimisht jep vetëm duke qarë, ndërsa prindërve në depresion të gjitha të qarat iu duken njësoj)  
  • Prindërit kanë vështirësi ta ndjekin dhe ta kuptojnë se çfarë mund të bëjë dhe për çka është e aftë foshnja e tyre – varësisht nga mosha, si dhe fazat e zhvillimit të fëmijës, motivimit të tij/saj (nëna në depresion ose babai nuk mund të kuptojë pse një fëmijë një muajsh nuk i lejon ata të flenë gjatë natës pa ndërprerje dhe mund të mendojnë se foshnja qan qëllimisht)
  • Prindërit nuk janë në gjendje ta shohin foshnjën në një kontekst pozitiv 
  • Ata nuk janë në gjendje të vlerësojnë se çfarë ka nevojë foshnja e tyre në aspektin e shëndetit, sigurisë dhe kujdesit
  • Ata nuk janë në gjendje të tolerojnë mjedisin e drejtpërdrejtë, janë apatikë, nuk tregojnë reagime emocionale në kontakt me fëmijën e tyre. 

Nëse ju jeni nëna ose babai i një foshnje të porsalindur, nëse jeni të mërzitur, të zemëruar, idhnak, keni ndjenja të fajit ose të mungesës së shpresës për më shumë se disa javë pas lindjes, kjo mund ta manifestojë depresionin pas lindjes ose ndonjë çrregullim tjetër mendor perinatal. Disa gra dhe burra raportojnë se nuk ndjejnë ndonjë gëzim apo eksitim për shkak të lindjes së foshnjës dhe nuk i gëzojnë më gjërat që i pëlqenin. Edhe pse babai dhe nëna përshtaten mirë në fillim, problemet mund të ndodhin më vonë. Depresioni pas lindjes ndodh më vonë, shpesh midis muajit të tretë dhe të gjashtë pas lindjes. 
Përdorni disa nga pyetjet e mëposhtme për të përcaktuar nëse ekziston rreziku i zhvillimit të vështirësive perinatale:
1) Gjatë muajit të kaluar, a keni qenë shpesh të shqetësuar nga disponimi i ulët, depresioni apo ndjenjat e mungesës së shpresës?
2) Gjatë muajit të kaluar, a keni ndjerë shpesh se nuk jeni të interesuar për asgjë, ose nuk keni qenë të kënaqur me kryerjen e aktiviteteve të përditshme?
3) A është kjo diçka që mendoni se keni nevojë për ndihmë?

Nëse përgjigja për të tre pyetjet është PO, kontaktoni mjekun tuaj të zgjedhur.

Mbështetja psikologjike dhe edukative gjatë periudhës së lindjes (para lindjes së foshnjës) mund t’i përgatisë nënat dhe baballarët për të qenë prindër, t’i inkurajojë pritjet reale, të diskutojë me ta se si fëmija do të ndryshojë jetën e tyre dhe jetën familjare, nëse ata tashmë kanë një fëmijë (më shumë fëmijë).   

Çfarë mund t’ju ndihmojë t’i tejkaloni vështirësitë: 

  • Rritja e mbështetjes familjare - mund të jetë shumë e dobishme nëse bashkëshorti ose një i afërm tjetër siguron mbështetje duke i marrë përsipër disa nga përgjegjësitë (pazari ushqimor, gatim, kujdesi për fëmijët e tjerë në familje...)
  • Nëna ose babai (ose të dy) mund të bashkohet me grupet mbështetëse për prindërit e fëmijëve të porsalindur (nëse është e mundur në një qendër shëndetësore ose në një institucion tjetër) 
  • Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara nga shkollat prindërore, duke filluar nga tremujori i dytë i shtatzënisë
  • Ushtrimet fizike, vrapimi, ecje të shpejta, duke marrë fëmijën për një shëtitje ose një udhëtim me prindërit e tjerë, pushim të mirë dhe një dietë të shëndetshme.
  • Sipas nevojës referimi i prindërve te mjeku i zgjedhur për një kontroll shëndetësor, monitorim dhe trajtim gjithëpërfshirës.