Ushqyerja me gji dhe konsumimi i alkoolit
Përqendrimi i alkoolit në qumështin e gjirit është i barabartë me atë në gjak. Pas 30-60 minutash të pirjes së alkoolit, ai do të jetë i pranishëm në qumështin e gjirit. Në mënyrë që alkooli të zhduket nga qumështi i gjirit, duhen rreth 2 orë për 1 gotë, 4 orë për 2 gota, 6 orë për 3 gota alkool. Efekti gjithashtu varet nga pesha e trupit të nënës, sasia e indit dhjamor, nëse alkooli konsumohet me stomak bosh ose me ushqim. Gratë shtatzëna përgjithësisht paralajmërohen se përdorimi i alkoolit gjatë shtatëzanisë mund ta dëmtojë fëmijën e palindur; më pak dihet për efektet e alkoolit tek foshnja gjatë dhënies së gjirit. Konsumi i një sasi më të madhe të alkoolit mund të shkaktojë përgjumje, gjumë të thellë, dobësi të fëmijës dhe zvogëlim të rrjedhjes së qumështit të nënës. Faktet që ju duhet t’i dini
Mund t'ju duket se një ndalim absolut i konsumit të alkoolit gjatë ushqyerjes me gji (që mund të zgjasë deri në dy vjet) është një kufizim i tepruar. Ju mund të gjeni një qasje pak më fleksibël më të pranueshme; një pije alkoolike në një rast të veçantë, me masat paraprake të mësipërme (një ndërprerje dy orëshe midis konsumit të alkoolit dhe ushqyerjes me gji), nuk do ta dëmtojë foshnjën. Është një mit që konsumi i alkoolit e rrit prodhimin e qumështit!
|