Zhvillimi i funksionit të duarve nga 7 deri në 12 muaj
Zhvillimi i funksionit motorik dhe duarve
- Nëse që nga muaji i 4-të e lëmë foshnjën poshtë në sipërfaqe të sheshta do të fillojë të hap duart për mbështetje, ndërsa mund të lëvizë në sipërfaqe të sheshta qysh në muajin e 6-të.
- Kur foshnja fillon të qëndrojë ulur, duke lëvizur nga ulur në pozicione të tjera, fillon të përdorë krahët dhe hapjen e duarve për të mbrojtur veten nga rënia me kokë.
- Fëmijët që fillojnë të ngrihen përdorin duart për ta ngritur veten në këmbë.
Zhvillimi i kapjes
Me kontroll motorik më të mirë, duart janë më të sakta në kapjen, manipulimin dhe eksplorimin e gjërave në mjedis.
Në tremujorin e tretë dhe të katërt, zhvillimi i funksionit të kapjes vazhdon si:
- lëvizja e lodrës nga njëra dorë në tjetrën;
- duke mbajtur nga një lodër në secilën dorë dhe përplasja e lodrave me njëra-tjetrën;
- kapja e lodrave të madhësive dhe formave të ndryshme (rregullimi i hapjes së duarve);
- përpjekja për të kapur dhe mbajtur deri në tri ose katër lodra me perimetër më të vogël;
- shtrydhja e gjërave të buta
- shfletimi i librit;
- hapja e kutive, heqja e kapakut të kutive, nxjerrja e pecetave nga paketimet;
- ndarja e dy blloqeve të bashkuara
- ndarja e gishtit tregues për eksplorim, futja e gishtit në vrima, ndarja e gishtit tregues për të bërë me gisht;
- tërheqja e lodrës të lidhur me pe/litar;
- dëshira për të ngritur gjëra më të rënda (shishe plot me ujë, kuti lodrash);
- shtyrja dhe tërheqja e kutive me lodra, mobileve (karrigeve, tavolinave, varëseve për tharjen e rrobave);
- kapja e gjërave të vogla me majat e gishtërinjve, më pas me majat e gishtit të madh dhe gishtit tregues (kapje me majë);
Duart dhe ushqyerja
Kjo moshë karakterizohet me fillimin e konsumimit të ushqimeve joqumështore. Ushqimi që keni përgatitur, gjellë ose pure duhet të kalojë "kontrollin e cilësisë së duarve". Lëreni fëmijën ta prekë, ta shtypë, të shpërndajë, ta hedhë, ta lëpijë, të futë ushqimin në gojë. Nëpërmjet duarve, fëmija do të marrë informata cilësore se çfarë është ushqimi, cila është tekstura dhe forma e tij, çfarë arome ka. Më vonë se si shijon, si dhe do të mbajë në mend të gjitha informatat e nevojshëm lidhje me të, si:
- si ta kapë atë, çfarë lloj kapjeje të përdorë;
- cila është tekstura e tij: e butë, e fortë, e lëmuar, e lagësht;
- do të mësojë për madhësinë dhe formën: e madhe, e vogël, e rrumbullakët, drejtkëndëshe.
Këto gjëra janë gjithashtu të rëndësishme në përgatitjen për përtypje dhe të folur.
Dora shërben për t'u mbështetur, mbrojtur, për të kapur, për t'u mbajtur pas një objekti, për të manipuluar, "përjetuar" cilësi të ndryshme nga mjedisi. Fëmija "sheh" objekte me dorë duke përdorur rrjetin delikat të mbaresave nervore dhe "plotëson" imazhin e gjërave që e rrethojnë. Prandaj, eksploroni së bashku duke u kujdesur për sigurinë e fëmijës, veçanërisht (objekteve të mprehta, të vogla, substanca toksike si kimikate shtëpiake që mund t'i arrijë, objekte të lëvizshme që mund t'i tërheqë dhe lëndohet nëse bien).