Zhvillimi i gjuhës: 3-4 vjeç

Tani fëmija juaj është në moshën parashkollore, ju mund të prisni biseda më të gjata dhe më komplekse për të gjitha llojet e gjërave. Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 3-4 vjeçare përfshin gjithashtu një fjalor në rritje dhe një kuptim më të madh të rregullave themelore të gramatikës. Ju me siguri mund të prisni disa tregime zbavitëse!
Body

Fjalori dhe zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 3-4 vjeçare

Fëmija juaj mëson shumë fjalë të reja duke ju dëgjuar juve dhe të rriturit tjerë dhe duke e ndjekur kontekstin e bisedës. Ai gjithashtu mëson nga përvoja të reja dhe dëgjimi i tregimeve të lexuara me zë të lartë. Ai ende do të kuptojë shumë më tepër fjalë sesa thotë që do të thotë.

Fëmija juaj do të mësojë dhe përdorë:

  • më shumë lidhëza si “sepse”, “dhe” ose “nëse”
  • më shumë numra
  • emrat për grupe të gjërave si “perime” ose “kafshë”
  • termat e familjes si “tezja” ose “vëllai”.

Fëmija juaj mund të jetë në gjendje të emërojë emocione themelore si “i lumtur”, “i mërzitur” dhe “i zemëruar”.

Për katër vjet, fëmija juaj mund të dijë një ose më shumë ngjyra dhe disa koncepte të kundërta si “më të gjata” dhe “të mëdha”.

Fjalitë dhe gramatika në zhvillimin e gjuhës

Fëmija juaj mund të fillojë të përdorë fjali më komplekse që përfshijnë fjalë si “sepse”, “kështu”, “nëse” dhe “kur” - për shembull, “Nuk më pëlqen kjo sepse më ngjall neveri”.

Fëmija juaj do të tregojë se i kupton rregullat themelore të gjuhës. Dhe ajo shpesh do t’i zbatojë këto rregulla në mënyrë rigoroze në të gjitha shembujt, duke mos kuptuar se sa shpesh gjuha i thyen rregullat e veta. Për shembull, “Ai shkon” në vend të “Ai shkoi” ose “ka shumë dele” në vend të “kishte shumë dele”.

Deri në këtë moshë, fëmija juaj mund të përdorë “unë”, “ti” dhe “mua” në mënyrë korrekte. Por ai mund ta ngatërrojë përdorimin e formës mohore. Për shembull, nëse thoni, “A nuk do të shkosh në park?” , ai mund të përgjigjet duke thënë: “Nuk dua të shkoj”.

Zhvillimi i bisedës

Në këtë moshë, fëmija juaj mund të tregojë tregime që i përmbahen një teme dhe shpesh kanë një fillim dhe fund. Ajo shpesh do të ketë nevojë për shumë nxitje për ta mbajtur tregimin në lëvizje. Për shembull, nëse doni ta dëgjoni fundin e tregimit, mund t’ju duhet të pyesni, “Dhe çfarë bëri macja atëherë?”

Fëmija juaj mund të arsyetojë, të parashikojë gjëra dhe të fillojnë të shpreh ndjeshmëri. Ai gjithashtu do të përdorë shumë pyetje si “çka”, “pse”, “ku”, “kush” dhe “si” për të mësuar më shumë rreth botës së tij - kështu që përpiquni të jeni të duruar!

Derisa fëmija juaj i afrohet moshës katër vjeçare, ajo mund të fillojë biseda duke përdorur pyetje si “A e di se çka?” Ajo do të flasë për të gjitha llojet e temave të ndryshme dhe pyetjet e saj mund të jenë më abstrakte dhe komplekse. Për shembull, “Nëse bie shi, a do të duhet të ndërtojmë një varkë për të shkuar në shtëpinë e gjyshes?”

Nga mosha katërvjeçare, shumica e të rriturve do ta kuptojnë fëmijën tuaj, edhe pse fëmija juaj nuk mund të thotë disa fjalë në mënyrën e duhur. Ai ende mund të ketë vështirësi në shqiptimin e fjalëve që përfshijnë tingujt “l”, “th” ose “r”.

Kuptimi dhe zhvillimi i gjuhës

Kur fëmija juaj nuk e kupton atë që thoni, ajo mund t’ju kërkojë t’i shpjegoni ose t’ju pyesë se çfarë do të thotë një fjalë specifike.

Fëmija juaj do t’i kuptojë udhëzimet që kanë më shumë se dy hapa, për aq kohë sa ata janë në lidhje me gjëra të njohura - për shembull, “Fike televizorin, vishi pizhamet tuaja dhe shko në shtrat” ose “Kur unë ta hap portën, ma kap dorën, pastaj do të ecim në skaj të rrugës”.

Gjithashtu, fëmija juaj do t’i kuptojë pyetjet në pjesën më të madhe të kohës, veçanërisht nëse ata janë të ndërlidhura me diçka që po ndodh tani, ose që ai mund ta shohë. Ai do t’i kuptojë shpjegime paksa të komplikuara, për aq kohë sa ai mund t’i shohë vetë rezultatet. Për shembull, ai do të kuptojë një shpjegim si “Kur dielli shkëlqen mbi objektet, kjo i bën ata të nxehtë. Ndjeje se sa i ngrohtë është uji në tasin e qenit, pasi ka qenë i ekspozuar ne diell.

Nga mosha katër vjeçare, fëmija juaj mund të jetë në gjendje të kuptojë dhe të përdorë fjalë për të shprehur emocione si “lumturinë”, “mërzinë”, “hidhërimin” ose “befasinë”.

Loja, komunikimi dhe zhvillimi gjuhësor

Deri tani, fëmija juaj do të jetë në gjendje të bëjë disa negociata të thjeshta me fëmijët e tjerë. Për shembull, ajo do të jetë në gjendje të flasë për atë se kush mund të luajë me një lodër së pari.

Rreth moshës katër vjeçare, fëmija juaj mund të jetë në gjendje të shpjegojë pse ai dëshiron një objekt nga një fëmijë tjetër - për shembull, “A mund ta kem lapsin e gjelbër? Unë dua të ngjyrosur barin”.

Dhe në këtë moshë, fëmija juaj do të fillojë ta përdorë gjuhën në luajtjen e roleve. Për shembull, ajo mund të pretendojë të jetë “mumie” dhe ta kopjojë tonin dhe fjalët e nënës së saj.

Fëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Informacioni në këtë artikull ofrohet vetëm si udhëzues. Nëse zhvillimi i gjuhës së fëmijës suaj duket jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe jeni i shqetësuar, bisedoni me mjekun, pediatrin ose infermieren tuaj. Ju gjithashtu mund të flisni me një patolog të të folurit (defektolog). Nëse profesionisti juaj shëndetësor nuk ka shqetësime për fëmijën tuaj, por ju ende brengoseni, atëherë është në rregull ta merrni një mendim tjetër.