Abuzimi fizik i fëmijëve
Shembuj të abuzimit fizik janë: shuplaka, goditja, shkelmimi, shkundja (kryesisht te foshnjat), shtrëngimi i qafës, hedhja, helmimi, djegia, derdhja e lëngut të nxehtë ose vënia e pjesëve të trupit në lëng të nxehtë, ekspozimi i fëmijës në avull të nxehtë, lidhja e fëmijës, sulmi më armë, lënia e fëmijës vetëm në makinë, etj. Forma më e zakonshme e abuzimit fizik të ushtruar nga të rriturit është ndëshkimi trupor i fëmijës si masë disiplinore në “edukimin e tij/saj”. Ndëshkimi trupor është shumë i rrezikshëm për fëmijët, është një shkak i rëndësishëm i vdekjes së tyre dhe një faktor në inkurajimin e sjelljes së dhunshme dhe çrregullimeve të tjera të sjelljes tek fëmijët. Si të dallosh që një fëmijë është abuzuar fizikisht? Dhuna fizike nuk shkakton domosdoshmërish dëm trupor për fëmijët, as lëndimet nuk duhet të jenë gjithmonë të dukshme. Nëse vëreni mavijose te fëmijët e moshave të ndryshme (në vende të pazakonta si në fytyrë, kofshë, pjesën e poshtme të këmbëve, shpinë, bark, qafë, etj.), djegie, kocka të thyera, prerje, gërvishtje, flokë të shkulura, të gjitha këto mund të jenë shenjë se një fëmijë është i abuzuar fizikisht. Nëse një fëmijë është jashtëzakonisht i kujdesshëm në kontakt me të rriturit, e tejkalon përmbushjen e kërkesave të të rriturve, është i turpshëm, i tërhequr ose hiperaktiv, e ka të vështirë të krijojë marrëdhënie me kolegët, ka aftësi të kufizuara sociale, kognitive dhe gjuhësore, shfaq tendencë për t’i zgjidhur problemet nëpërmjet agresionit, manifeston zemërim pa arsye, ai/ajo mund të jetë fëmijë që ka përjetuar abuzim fizik. Nëse jeni të interesuar, shikoni videon: https://www.youtube.com/watch?v=Nc9SY3Fde_o
|