Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është kafshuar nga një qen?
Qentë e mëdhenj janë konsideruar zakonisht të rrezikshëm për një fëmijë, sepse ata mund të dëmtojnë fytyrën ose qafën e tij më lehtë. Por duhet të kihet parasysh se qentë e vegjël mund të jetë po aq të rrezikshëm, veçanërisht kur ata afrohen papritur, sepse ata mund të kafshojnë një fëmijë nga frika.
Body
Siguroni fëmijën me ndihmën e parë të nevojshme:
- shplani plagën me ujë dhe sapun sa më shpejt të jetë e mundur,
- nëse ka gjakderdhje, ajo duhet të ndalet,
- nëse fëmija është kafshuar nga një qen shtëpie, kërkoni nga pronari informacionin e mëposhtëm: emrin, adresën dhe numrin e telefonit të pronarit të qenit, dëshmi e vaksinimit të tërbimit, si dhe të dhënat mbi veterinerin që ka vaksinuar dhe trajtuar më parë qenin,
- nëse fëmija është kafshuar nga një qen i humbur, kontaktoni Shërbimin Komunal të Higjienës së Kafshëve , ekipi i të cilit do të dalë në terren dhe të përcaktojë nëse qeni është i vaksinuar kundër tërbimit,
- sigurohuni që të konsultoheni me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur pasi trajtimi i kafshimit mund të kërkojë terapi shtesë, trajtim kirurgjik, vaksinën e tetanozit ose tërbimit.
Nëse qeni ka shkaktuar lëndime të rënda tek fëmija, ose nëse lëndimet janë në zonën e fytyrës, kokës ose qafës, telefononi shërbimin mjekësor të urgjerncës ose dërgoni menjëherë fëmijën në shërbimin e urgjencës.