Cigaret elektronike (e-cigaret) - produktet e reja të duhanit
Procesi i përdorimit të tyre quhet avullim, ndonëse përdoret edhe termi xhuling, bazuar në një nga produktet më të përdorura (i cili nuk është ende i pranishëm në vendin tonë). Për fillestarët, është e nevojshme të sqarohet konfuzioni terminologjik, kur është fjala për produktet e reja të duhanit! Në veçanti gjatë viteve të fundit ka dalë në treg një brez i ri i pajisjeve - Produktet me ngrohje të duhanit (THP), teknologjia e të cilave bazohet në ngrohjen e duhanit, në vend të djegies së tij. Meqenëse këto pajisje nuk përmbajnë lëngje si një sasi mesatare nikotine, ato nuk klasifikohen zyrtarisht si cigare elektronike, me të cilat zakonisht barazohen. Për shkak të procesit specifik të ngrohjes së duhanit në temperatura të larta, ato quhen pajisje “pa tym”, megjithëse krijojnë një sasi të vogël avulli të dukshëm për pak kohë gjatë nxjerrjes së frymës. Ndonëse prodhuesit i paraqesin këto pajisje si një kombinim revolucionar të teknologjisë së sofistikuar dhe shkencës së avancuar dhe advokojnë që ato të deklarohen produkte të duhanit me rrezik të modifikuar (që kohët e fundit u bë zyrtare nga Administrata e Ushqimit dhe Barërave në SHBA), megjithatë nuk duhet të harrohet pika kryesore: Përbërësi i tyre themelor është NIKOTINA, e cila shkakton varësi, dhe kjo tashmë është më shumë se një kërcënim i qartë për shëndetin! Qëndrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është i qartë - cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera të reja janë pa diskutim të dëmshme, gjë që kërkon rregullim të rreptë të përdorimit të tyre. Sepse...
Për fillestarët - është “në modë” pirja e një cigareje në ambientet e jashtme të një kafeneje apo restoranti, në çdo kohë të vitit, sesa në vende të mbyllura! Përderisa presim që shkenca të ofrojë prova të reja, rekomandimi është të qëndrojmë - të kujdesshëm! Ka mënyra të tjera për të ndjekur trendet moderne të botës! |