Dalja e dhëmbëve - si të ndihmoni fëmijën tuaj?

Për prindërit, shfaqja e dhëmbit të parë shpesh është shkak për festë, por mund të jetë edhe burim stresi dhe netë pa gjumë. Dhëmbët e disa foshnjave rriten pa asnjë vështirësi, ndërsa të tjerë dhëmbin e parë e nxjerrin me shumë lot dhe shqetësim.
Body

Rritja e dhëmbëve zakonisht fillon ndërmjet muajit të 3-të dhe të 6-të. Disa foshnja lindin me një dhëmb, disave ju del dhëmbi i parë vetëm kur fillojnë të ecin.

Problemet e daljes së dhëmbëve përfshijnë: rritjen e jargëzimit, futjen e duarve në gojë, refuzimin e ushqimit të fortë, mishrat e dhëmbëve të fryrë, të skuqur dhe të lënduar, nervozizëm, ankth, zgjim gjatë natës, shfaqjen e jashtëqitjeve disi të lëngshme (pa diarre) dhe ndonjëherë një temperaturë të lehtë (jo më shumë se 38 gradë).

Si ta ndihmoni fëmijën:

  • Duke ftohur mishrat e dhëmbëve - përdorni dhëmbëzues që mund të ftohen në frigorifer, mos i mbani në ngrirje të thellë, sepse foshnja mund të lëndohet nga dhëmbëzuesi i ngrirë. Dhëmbët janë bërë zakonisht prej gome ose plastike të veçantë, në forma dhe dizajne të ndryshme miqësore për fëmijët. Përdorni gjithmonë dhëmbëzues të çertifikuar nga prodhues të verifikuar.
  • Masazhi për mishrat e dhëmbëve – lani duart tërësisht dhe masazhoni mishrat e dhëmbëve të fëmijës tuaj me gishtin tregues. Në treg gjenden xhel ose lëngje të ndryshme për aplikimin dhe masazhimin e mishrave të dhëmbëve të foshnjave. Këto xhele përmbajnë barëra medicinale, acid hialuronik ose një anestezik lokal. Përdorini ato sipas udhëzimeve të prodhuesit, sipas moshës së fëmijës.

Rritja e jargëzimit mund të shkaktojë acarim ose skuqje rreth buzëve, të cilat mund të shkaktojnë infeksion. Për të shmangur këtë, lani rregullisht fytyrën e foshnjës, thani zonën rreth buzëve, aplikoni një krem mbrojtës neutral. Vendosni një pelenë pambuku nën kokën e tij/saj gjatë gjumit dhe ndërrojini shpesh për të mbajtur fytyrën dhe faqet e foshnjës të thata gjatë gjithë kohës.

Shqetësimi që lidhet me daljen e dhëmbëve është i përkohshëm dhe butësia, vëmendja dhe rehatia juaj janë të domosdoshme gjatë kësaj periudhe.