Kujdesi dentar për foshnjat

Kur dalin dhëmbët e parë, pastroni dy herë në ditë me ujë duke përdorur garzë të butë pambuku ose një furçë të butë. Ju do të parandaloni shfaqjen e prishjes së dhëmbëve: duke pastruar dhëmbët e fëmijës tuaj rregullisht dhe duke shmangur ofrimin e pijeve me sheqer dhe ushqimeve të ëmbla. Vizitoni dentistin pediatër në moshën 6 muajshe.
Body

Pastrimi i mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve

  • Kujdesi për mishrat e dhëmbëve bëhet edhe para daljes së dhëmbëve. Fshini mishrat e dhëmbëve të fëmijës tuaj me kujdes disa herë në ditë duke përdorur garzë të butë pambuku të njomur në tretësirë të kripur.
  • Pastrimi i dhëmbëve fillon sapo të dalë dhëmbi i parë; dhëmbët duhet të pastrohen dy herë në ditë, si pjesa e jashtme ashtu edhe ajo e brendshme, mundësisht pas vaktit të parë dhe të fundit. Përdorni garzë pambuku të lagur të butë ose një furçë të butë dhe ujë të pastër.
  • Në këtë moshë, furça e dhëmbëve është më tepër një lodër për t'u eksploruar nga fëmija.

Të ushqyerit për dhëmbë të shëndetshëm

  • Dhëmbët rrezikojnë të prishen sapo të dalë dhëmbi i parë.
  • Vetëm pastrimi nuk është një garanci e mjaftueshme që ju do t'i mbani dhëmbët e shëndetshëm.
  • Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit janë gjithashtu të rëndësishme. Ushqimi i fëmijës suaj me qumësht gjiri, në të njëjtën kohë, siguron mbrojtje kundër prishjes së dhëmbëve si dhe kundër deformimit të nofullës.
  • Kur të filloni të futni ushqime të tjera në dietë që nga mosha 6 muajshe, mund t'i ofroni fëmijës tuaj pak ujë mes vakteve.
  • Mos u ofroni foshnjave pije me sheqer ose ushqime të ëmbla.
  • Mos e vendosni fëmijën në gjumë me shishen në gojë. Gjatë gjumit, ka më pak pështymë në gojë që do të pastronte dhëmbët dhe ushqimi që mbetet në dhëmbë mund të çojë në grryerje të dhëmbëve.
  • Nëse fëmija përdor cucëll, e cila nuk rekomandohet, mos e zhytni në lëngje të ëmbla ose mos e fshini me gojë, por sigurohuni që ta lani dhe sterilizoni.

Me daljen e dhëmbit të parë (rreth 6 muajsh), vizitoni dentistin pediatër për një konsultë në lidhje me kujdesin dhe ushqyerjen.