Duhanpirja gjatë ushqyerjes me gji!
Nëse pini duhan ose cigare elektronike gjatë ushqyerjes me gji, substancat e dëmshme i kalojnë foshnjës nëpërmjet qumështit dhe ai/ajo gjithashtu ekspozohet ndaj duhanpirjes pasive. Tymi i duhanit përmban mbi 4000 kimikate (duke përfshirë cianur, plumb), nga të cilat 60 janë provuar të jenë kancerogjene. Nënat që pinë duhan, (sidomos duhanpirëset «e rënda», që pinë më shumë se 20 cigare në ditë), mund të kenë mangësi në beta karotene, vitaminat B6, B12 dhe C. Fëmija mund të jetë në ankth, nervoz ose të ketë një çrregullim të gjumit. Nikotina mund të zvogëlojë prodhimin e qumështit dhe kështu prek shtimin në peshë të fëmijës; nënat që pijnë duhan janë më të prirura për mastit.
Vdekja e papritur e foshnjave është më e zakonshme në shtëpitë e duhanpirësve dhe këta fëmijë kanë më shumë gjasa të kenë otitis media, astmë dhe një rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare më vonë në jetë.
Nëse jeni duhanpirëse, do të ishte ideale ta linit këtë zakon të keq, ndërkohë që planifikoni një shtatzëni, ose të paktën herët në shtatzëni. Kur e lë duhanin, ke bërë një nga ndryshimet më të mëdha që mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të fëmijës. Kërkoni këshilla profesionale dhe ndihmë për ta arritur këtë. Është më e lehtë për të zbatuar këtë vendim gjatë shtatzënisë, ndërsa ju keni më shumë kohë, sesa pas lindjes së fëmijës.
Nëse nuk ke qenë në gjendje ta heqësh vesin e keq, të paktën përpiqu të pakësosh sasinë e cigareve që pi. Këshillohet gjithashtu një interval midis cigareve dhe ushqyerjes me gji prej së paku 60 minutash, sepse sasia e nikotinës në qumësht zvogëlohet me kalimin e kohës.
Gjithashtu, mund ta mbrosh fëmijën duke pirë gjithmonë duhan jashtë. Tymi i duhanit të mbetet në flokë, rroba dhe lëkurë. Ndërkohë që pini duhan, mbulojini flokët dhe rrobat me diçka që fëmija nuk do ta kontaktojë. Lani gjithmonë duart dhe lani dhëmbët pas pirjes së duhanit, para se të kapni foshnjën tuaj. Sigurohu që të tjerët që pinë duhan të bëjnë këtë larg teje dhe foshnjës tënde.