Shëndeti mendor i prindërve në periudhën përpara lindjes (perinatale)

Periudha perinatale (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes) zakonisht është një kohë e shëndetit të mirë mendor. Gjatë kësaj periudhe, vajzat dhe gratë gjithashtu mund të vuajnë nga ndryshimet e humorit dhe ankthi, por kjo zakonisht kalon në mënyrë spontane kur hormonet stabilizohen në javët e para pas lindjes.
Body

Shëndeti mendor gjatë periudhës perinatale (pas lindje)

Edhe pse lindja e një fëmije shpesh parashikohet me gëzim të madh, për disa femra, meshkuj dhe familje në përgjithësi, shtatzënia dhe periudha pas lindjes mund të shndërrohen në një periudhë stresi dhe sfidash. Problemet e shëndetit mendor te femrat shtatzëna ose atyre që kanë lindur kohët e fundit, si dhe baballarët e ardhshëm dhe ata “të rinj”, ndodhin në të gjitha vendet dhe kulturat. Ky çrregullim zakonisht quhet “depresion”. 

Sipas Institutit të Atësisë në Mbretërinë e Bashkuar, është përcaktuar se mesatarisht 10.4% e baballarëve vuajnë nga depresioni para dhe pas lindjes së një fëmije, dhe shkalla më e lartë e depresionit tek baballarët ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë pas lindjes. Depresioni te baballarët shoqërohet me probleme të gjumit/të qarat e foshnjës; neuroticizmi i babait dhe abuzimi/varësia nga substancat; çrregullime të lehta të personalitetit te nëna dhe gjendja e saj aktuale mendore; qëndrimet ndaj atësisë dhe maskulinitetit; ndjenjës së përjashtimit nga roli prindëror, pamundësia për t’u kujdesur për foshnjën dhe ndërtimit të marrëdhënies me të; mungesa e mbështetjes për atësinë; cilësi e dobët e marrëdhënieve partnere; mosmarrëveshjet lidhur me shtatzëninë, shqetësimet dhe përgjegjësitë shtesë; pritshmëri të paplotësuara; etj.

Bazuar në prova kërkimore, janë siguruar prova të forta se këto vështirësi prindërore mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e foshnjës para dhe pas lindjes, duke shkaktuar ndryshime hormonale dhe stres toksik i cili ndikon në zhvillimin e trurit; përveç kësaj, më vonë ato mund të ndikojnë negativisht në zona të caktuara të zhvillimit dhe mirëqënies së fëmijës.

Çrregullimet e shëndetit mendor gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës (periudha perinatale) zakonisht klasifikohen në tre deri në katër grupe:

  • Depresioni postnatal (Baby Blues) - zakonisht është një sëmundje e butë dhe e përkohshme, më i zakonshëm gjatë dy javëve të para pas lindjes dhe mund të zgjasë për një kohë shumë të shkurtër (disa ditë). Femrat ndjehen sikur nuk kanë kontroll mbi emocionet e tyre, të cilat variojnë nga të qarët, mërzitja, ankthi, nervozizmi, deri te rritja e varësisë dhe të qenit i mbingarkuar me përgjegjësi.
  • Depresioni (pas lindjes) perinatal – humor i ulët i vazhdueshëm dhe i gjithpranishëm me intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme. Kjo ndikon rreth një në dhjetë femra gjatë shtatzënisë, 10 -15% të femrave (dhe deri në 10% të meshkujve) në çdo kohë pas lindjes, ose më shumë se 30% gjatë vitit të parë pas lindjes. Depresioni i patrajtuar mund të vazhdojë në vitin e dytë dhe të tretë, si dhe pas lindjes së ndonjë fëmije tjetër.
  • Ankthi, i cili mund të ndodhë te të dy, edhe te nënat edhe te baballarët, manifestohet nga frika e theksuar, duke përfshirë panikun e shoqëruar me sjellje shmangëse, por edhe përmes simptomave më serioze në fushën e çrregullimit obsesiv-kompulsiv (OCD), stresi post-traumatik, stresi akut.
  • Psikoza pas lindjes - ndodh vetëm tek femrat dhe prek rreth 1-2 nëna për 1000 lindje; ndodh papritmas (zakonisht brenda pak ditësh), por nganjëherë mund të duhet pak kohë për ta zbuluar atë. 

Një numër faktorësh të rrezikut i bëjnë disa nëna dhe baballarë më të prekshëm, këtu janë vetëm disa: arsimi i ulët dhe vulnerabiliteti social; statusi i ulët social i femrave; nivelet e ulëta të të ardhurave dhe arsimit të femrave, përjashtimi i tyre social dhe shumë pak ndikim në jetën e tyre; mosha (nënat e reja dhe baballarët e rinj kanë më shumë gjasa të kenë shëndet të dobët mendor); përvoja negative ose stresuese (si abuzimi i fëmijërisë, jetesa në varfëri, pa mjete financiare, situata e pasigurtë e strehimit, humbja e një personi të dashur kohëve të fundit ose migrimi); marrëdhënie të paqëndrueshme ose jo mbështetëse me partnerin (p.sh. abuzimi me substanca, dhuna, shëndeti i dobët mendor, mospranimi i shtatzënisë, shtatzënia e hershme në marrëdhënie, prindër që jetojnë në familje të veçanta); sistemi i dobët familjar dhe i mbështetjes sociale ose mungesa e tij, dhe shumë të tjerë. 

Kohët e fundit, një numër i personazheve të famshme ndanë me publikun përvojat e tyre përse amësia ishte një përvojë shumë e vështirë, apo edhe e dhimbshme për ta në fillim, derisa ata morën ndihmë profesionale. Ato theksojnë se është e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të zvogëluar stigmën që lidhet me disa nga këto vështirësi apo edhe çrregullimeve të shëndetit mendor.