Depresioni perinatal tek meshkujt (periudha e shtatzënisë dhe pas lindjes)

Meshkujt mund të përjetojnë depresion perinatal. Shenjat e depresionit përfshijnë ndryshime fizike, emocionale, ndryshime në të menduarit dhe sjellje, të cilat zgjasin më shumë se dy javë. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt të jetë e mundur. Bisedoni me mjekun tuaj.
Body

Shtatzënia: ndryshimet emocionale të meshkujve dhe femrave

Shtatzënia është një përvojë e fuqishme jetësore si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Mund të zgjojë disa emocione dhe probleme të forta, të thella dhe të papritura. Si mashkull, mund të ketë ditë gjatë shtatzënisë së partneres kur do të ndiheni  indiferentë, të dobët ose nervoz. Ndryshime të tilla janë normale. Mirëpo ndryshimet emocionale që zgjasin më shumë se dy javë dhe ju pengojnë të jetoni në jetën e përditshme mund të jenë dëshpëruese. Depresioni gjatë shtatzënisë quhet depresion antenatal. Depresioni pas lindjes është depresioni postnatal (pas lindjes).

Një në 10 meshkuj përjeton depresion perinatal.

Shenjat e depresionit perinatal tek meshkujt

Nëse përjetoni ndonjë nga ndryshimet e mëposhtme për më shumë se dy javë, mos i luftoni, mos i injoroni, por kërkoni ndihmë. Bisedoni me partneren, familjen dhe miqtë tuaj dhe vizitoni mjekun tuaj. Shenjat e zakonshme fizike mund të përfshijnë:

  • lodhje
  • mungesë të oreksit
  • probleme me gjumin ose
  • gjumi dhe zgjimi në mes të natës
  • humbja apo shtimi i peshës

Ndryshimet e emocioneve dhe humorit mund të jenë gjithashtu shenja të depresionit perinatal. Për shembull, mund të ndjeni:

  • mërzi
  • faj ose turp
  • shqetësim dhe zemërim
  • izolim ose
  • përjashtim nga marrëdhëniet me partnerin, miqtë ose familjen
  • pamundësinë për t’i shijuar gjërat që ju kanë sjellë kënaqësi dhe momente të këndshme.

Mund të keni ndryshime në të menduarit:

  • nuk do të mund të përqendroheni.
  • do të keni vështirësi në kujtimin e informacioneve.
  • do të keni vështirësi në marrjen e vendimeve ose në kryerjen e detyrave të përditshme.
  • do të ndjeheni të lodhur.
  • nuk do të keni kontroll mbi situatën.
  • nuk mund ti përballoni mendimet për vdekjen dhe vetëvrasjen.

Ju gjithashtu mund të keni një ndryshim në sjellje:

  • nuk ju intereson marrëdhënia seksuale.
  • tërhiqeni nga familja ose dëshironi të kaloni më shumë kohë në punë.
  • përdorni substanca narkotike ose alkool si një mënyrë për të përballuar depresionin.

Depresioni para lindjes dhe pas lindjes kanë të njëjtat simptoma dhe trajtohen në të njëjtën mënyrë. Vetëm koha është e ndryshme - depresioni prenatal vjen para lindjes, ndërsa depresioni postnatal vjen pas lindjes. Ndryshe të dy depresionet quhen perinatale.

Mbështetja për depresionin perinatal tek meshkujt

Nëse mendoni se jeni në depresion, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë në fazë të hershme. Konsultohuni me mjekun, dhe kërkoni ndihmë profesionale te një profesionist i shëndetit mendor. Flisni me partnerin, familjen dhe miqtë tuaj për atë që po përjetoni.

Depresioni i partneres suaj

Rreth 15% e grave zhvillojnë depresion pas lindjes së një fëmije. Baballarët, partnerët e të cilëve kanë depresion pas lindjes, shpesh mendojnë se ajo tërhiqet nga dashuria dhe anon - jo vetëm nga marrëdhënia intime por dhe ato shoqërore. Nëse partnerja juaj është duke u përballur ose ju vini re se ajo po përjeton simptoma të depresionit, inkurajojeni atë të kërkojë ndihmë. Si fillim, mund të flisni me mjekun tuaj. Mbështetja juaj do të ndikojë shumë tek partnerja tuaj dhe mund të ndihmojë në uljen e simptomave. Lexoni më shumë se si të kujdeseni për një partner që ka depresion pas lindjes.