Baballarët e rinj: 10 këshilla për të patur një fillim të mbarë të atësisë

Fëmija juaj është gati të lidhet me ju që nga lindja. Mund të lidhesh me prekje, duke folur, duke luajtur dhe duke u përfshirë në kujdesin e përditshëm. Ju mund të kujdeseni për partnerin dhe marrëdhënien tuaj duke qenë pozitiv, mbështetës dhe të gatshëm për të negociuar, si dhe duke krijuar një mjedis përkujdesës në shtëpi. Është e rëndësishme të kujdesesh edhe për veten. 10 këshillat tona më poshtë mund t'ju ndihmojnë që të filloni mirë rolin tuaj atëror.
Body

Jeta si një baba i ri

Ndoshta të qënit baba do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha në jetën tënde.

Nëse jeni duke përjetuar emocione intensive – për të mos përmendur mungesën e gjumit – që ndodh shpesh kur bëheni me një foshnjë të re, ju mund të jeni duke pyetur veten se ku duhet të filloni dhe çfarë të bëni. Madje mund të jesh duke menduar se partneri ka gjithçka nën kontroll dhe ndihesh i pasigurt për atë që të mbetet për të bërë.

Së pari, është e rëndësishme të dish se ke aftësi të lindura për të pasur një lidhje të ngushtë me foshnjën tuaj dhe për t'u kujdesur për të. Foshnjat e sapolindura vijnë në botë gati për t'u lidhur me të dy prindërit. Si baba, do të kesh një ndikim të madh në jetën e fëmijës. Dhe ky ndikim fillon që tani. Kujdesi për fëmijën do ndihmojë edhe në përmirësimin e mirëqenies tuaj emocionale.

Para se fëmija juaj të lindë, ju duhet të planifikoni që të përfitoni nga politikat e lejes prindërore, të menaxhoni orët e punës, etj, për t'u siguruar që jeni gati t'i kushtoni kohë të përshtatshme kujdesit ndaj fëmijës, si dhe të ndani përgjegjësitë prindërore dhe familjare me partneren tuaj. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar jetën tënde si baba. Por, në terma afat-gjatë, përdorimi i kësaj kohe do ju ndihmojë në fillimin e një marrëdhënie me fëmijën tuaj.

Të qënit baba mund të kërkojë mësime të menjëhershme. Mund të jetë ndihmuese të dëgjosh nga baballarët e tjerë nëpërmjet videove të ndryshme për lidhjen, ndërrimin e pelenave, mbajtjen e foshnjës dhe ndihmën në rritjen e saj. Nëse është e mundur, mos ngurroni që të bashkoheni me grupet e baballarëve, seancat e trajnimit prindëror, diskutimet me punonjësit e kujdesit shëndetësor, etj,  për të marrë më shumë mbështetje gjatë rrugëtimit tuaj prindëror.

Baballarët e rinj: këshilla për një fillim të ri

1. Afrohu që në fillim.
Fëmija është gati të lidhet me ju sapo lind. Të përfshihesh në kujdesin e përditshëm të foshnjës tënde - ta veshësh, ta sistemosh, të luash, ta lash dhe ti ndërrosh pelenat - është mënyra më e mirë për të ndërtuar aftësitë dhe besimin tuaj. Këto aktivitete të përditshme gjithashtu krijojnë mundësi për t'u marrë drejtpërdrejtë me foshnjën tuaj, dhe kjo përbën hapin e parë drejt zhvillimit të një marrëdhënieje pozitive. Të dy prindërit mund të planifikojnë t'i ndajnë këto përgjegjësi që nga fillimi.

2. Mëso sinjalet e foshnjës tënde
Foshnjat japin 'shenja' ose sinjale për atë që u nevojitet nëpërmjet sjelljes së tyre dhe gjuhës së trupit. Duke u kushtuar vërtet vëmendje sinjaleve të foshnjës, me kalimin e kohës do të mësoni si të plotësoni nevojat e foshnjës suaj.

3. Lidhu nëpërmjet prekjes
Prekja fizike e bën foshnjën tuaj të ndihet e sigurt dhe të krijojë besim dhe lidhje me ju. Kjo lloj lidhjeje me të sapolindurit nxit edhe zhvillimin e trurit të foshnjës. Mund të përpiqesh ta mbash fëmijën sa më shpesh që mundesh. Nëse e mban në kraharor, ajo mund të dëgjojë rrahjet e zemrës tënde. Kontakti atëror lëkurë-lëkurë, i njohur edhe si kujdesi kangur, veçanërisht për të sapolindurit ka provuar se ka përfitime shëndetësore për fëmijët.

4. Fol me foshnjën sa më shpesh që mundesh
Flisni ndërsa jeni duke mbajtur ose duke ndërruar fëmijën tuaj. Për shembull, 'Le ta ndryshojmë këtë pelenë. Kjo do të bëjë që të ndihesh më mirë, apo jo? Ja një pelenë e pastër. Mos qaj, do të mbarojmë së shpejti". Çdo fjalë që dëgjon foshnja ndihmon në zhvillimin e gjuhës së saj/tij dhe të mësuarit, si dhe forcon marrëdhënien tuaj me të. Tregimi i historive, leximi i librave apo të kënduarit kanë të njëjtin efekt.

5. Ndihmo në ushqyerjen me gji
Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj. Ndërkohë që partnerja po mëson, mbështetja juaj gjatë ushqyerjes me gji mund të jetë shumë e rëndësishme. Ju mund të jepni mbështetje praktike - një gotë ujë, një jastëk tjetër apo çfarëdo që ajo ka nevojë. Ose nëse ajo ka probleme, mund ta inkurajosh të marrë ndihmë. Nëse partnerja shikon se nuk mund të ushqejë me gji foshnjën, ju mund ta ndihmoni duke kërkuar këshilla të përshtatshme.

6. Kalo ca kohë vetëm me foshnjën
Kjo kohë ka të bëjë me ty dhe fëmijën tënd. Mundohuni që të krijoni sa më shumë momente ku foshnja juaj ka vëmendjen tuaj të plotë. Kjo ju jep të dyve një shans për t'u lidhur. Për shembull, ndërsa vishni fëmijën mund të mbani komunikimin me sy dhe të përdorni sa më shumë emocione.

7. Merr informacionin që të nevojitet
Pavarësisht nëse është fëmija i parë apo i dytë, ka gjithmonë gjëra të reja për të mësuar. Mund të gjesh informacione duke kërkuar në internet, duke folur me baballarët e tjerë dhe duke ndjekur grupet prindërore. Dhe një nga mënyrat më të mira është të mësosh duke provuar - duke i kushtuar sa më shumë kohë kujdesit për foshnjën tuaj.

8. Prano ose kërko ndihmë
Nëse dikush thotë: 'A mund të bëj ndonjë gjë?', është në rregull të thuash 'Po!' Bisedoni me partneren tuaj se kur do të pranoni ndihmë nga familja, miqtë, kolegët apo fqinjët. Mund të jetë po aq e thjeshtë sa t'i kërkosh dikujt të të blejë pak bukë kur të vijë për vizitë. Për më tepër, kur keni dyshime, mos ngurroni të kërkoni ndihmë profesionale nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

9. Kujdesu për lidhjen tënde
Të pasurit një fëmijë mund të tensionojë më tepër marrëdhënien me partneren. Përpiqu të qëndrosh pozitiv dhe të mbështetni njëri-tjetrin ndërsa mësoni si të jeni prindër së bashku. Nëse pyesni partneren tuaj si ndihet, do i tregoni që interesoheni për të. Negocimi dhe ndarja e pritshmërive është praktikë e mirë për prindërimin e mëvonshëm. Kjo mund të jetë për çdo gjë, që nga vendimet për përgjegjësitë prindërore ose punët në shtëpi, si për shembull kush do gatuajë darkën. Pjesëmarrja në kujdesin e fëmijëve dhe përgjegjësitë në familje ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe shpërndarjen e barrës së papritur të punës. Mbështetni njëri-tjetrin në krijimin e një mjedisi pozitiv, të edukimit dhe të kujdesit në familje.

10. Kujdesu për veten.
Nëse jeni mirë, do të jeni më në gjendje të kujdeseni për foshnjën dhe të mbështesni partneren tuaj. Ju mund ta mbani energjinë tuaj lart me zgjedhje të shëndetshme jetese dhe sa më shumë gjumë dhe pushim që të mundeni. Sigurohu që t'i kushtosh kohë vetes dhe t'u përgjigjesh nevojave të tua personale.

Nëse ju ose partnerja juaj keni vështirësi në kujdesin ndaj foshnjës tuaj, ose ndonjëri prej jush nuk ndihet mirë, mos ngurroni të merrni ndihmë nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Ju gjithashtu mund të lexoni më shumë në lidhje me depresionin pas lindjes te gratë dhe burrat.