Heqja e rriqrave
Pickimi i rriqrave është pa dhimbje dhe zakonisht nuk ndihet, gjë që bën të mundur që rriqrat të qëndrojë e ngjitur me lëkurën për disa ditë. Rriqrat shpesh janë bartëse të bakterit Borrelia burgdorferi, agjenti shkaktar i sëmundjes Lyme, një sëmundje infektive që më së shpeshti prek lëkurën, sistemin nervor, kyçet dhe zemrën, por gjithashtu mund të prekë të gjitha organet e tjera.
Body
Nëse vëreni praninë e një rriqre në lëkurën e fëmijës suaj, ajo duhet të hiqet në mënyrë profesionale dhe sa më shpejt që të jetë e mundur (brenda 24 orëve të para të pickimit) për të zvogëluar mundësinë e infektimit. Asnjë përbërje kimike (alkool, benzinë, acetone, etj.) nuk duhet të aplikohet në rriqrën që nuk është hequr. Rriqra hiqet vetëm mekanikisht, me piskatore të pastra, e cila duhet dezinfektuar më parë me alkool, si më poshtë:
- Kapeni rriqrën me piskatore sa më afër lëkurës që të jetë e mundur, pa e këputur ose shtrydhur trupin e saj.
- Në fillim tërhiqni butësisht piskatoren lart, në mënyrë që rriqra të hiqet nga lëkura, dhe pastaj tërhiqeni ngadalë rriqrën nga lëkura.
- Dezinfektoni vendin e pickimit pas heqjes së rriqrës.
Këshillohet që rriqrat të hiqen në strukturat shëndetësore (klinika, qendra shëndetësore, etj.), ku do të merrni edhe këshilla të tjera të nevojshme.
Nëse jeni përpjekur ta hiqni vetë rriqrën (nëse e keni hequr plotësisht ose vetëm pjesërisht), sigurohuni që të konsultoheni me mjekun.