Intoleranca ushqimore tek fëmijët

Intoleranca ushqimore nuk është e njëjtë me alergjinë ushqimore. Simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë fryrje, diarre dhe dhimbje stomaku. Simptomat e intolerancës ushqimore zakonisht zhduken vetë. Intolerancat e zakonshme ushqimore përfshijnë laktozën, glutenin (gruri), aditivët ose substancat industriale që i shtohen ushqimeve për foshnja dhe fruktozën.
Body

Disa informacione rreth intolerancës ushqimore

Intoleranca ushqimore është një reagim ndaj ushqimit që ju hani. Reagimi mund të ndodhë për shkak se trupi juaj nuk mund ta tretë siç duhet ushqimin. Ose mund të ndodhë për shkak se trupi juaj irritohet nga ndonjë prej kimikateve që gjenden në ushqim.

Disa njerëz mund të tretin pa problem sasi të vogla të ushqimeve ndaj të cilave janë intolerantë.

Intolerancat ushqimore nuk janë të njëjta me alergjitë ushqimore. Alergjitë ushqimore ndodhin kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj ndonjë ushqimi që keni ngrënë. Intolerancat ushqimore nuk përfshijnë sistemin tuaj imunitar. Alergjitë ushqimore janë në përgjithësi më të rënda dhe kanë më shumë simptoma sesa intoleranca ushqimore

Simptomat e intolerancës ushqimore

Simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë:

  • fryrje barku
  • diarre
  • dhimbje stomaku
  • dhimbje koke
  • ulçerime të gojës.

Simptomat e intolerancës ushqimore shpesh vonohen dhe mund të shfaqen deri në dy ditë pasi të keni ngrënë ushqimin ndaj të cilit jeni intolerant.

Nëse mendoni se fëmija juaj ka intolerancë ushqimore ose nuk jeni i sigurt pse fëmija juaj ka simptoma, është më mirë të flisni me mjekun tuaj.

Intoleranca e zakonshme ushqimore

Intolerancat ushqimore më të zakonshme janë:

  • laktoza, e cila është sheqeri në produktet e qumështit.
  • gluteni që ndodhet tek gruri.
  • aditivët ushqimorë, që mund të jenë industrialë dhe duke përfshirë dhe erëzat.
  • fruktoza, e cila është sheqeri në fruta.

Diagnostikimi i intolerancës ushqimore

Dietat eliminuese janë testi më i zakonshëm për intolerancën ushqimore. Kjo përfshin heqjen e ushqimeve që mund të shkaktojnë intolerancë nga dieta e fëmijës suaj. Së pari i largoni disa ushqime për një periudhë kohore, zakonisht për disa javë. Pastaj një nga një filloni t'i rifutni ushqimet për të përcaktuar se cili ushqim po shkakton intolerancën.

Për intolerancën e dyshuar të fruktozës ose laktozës, mjekët mund ta bëjnë gjithashtu një test frymëmarrjeje. Kjo teston sasinë e gazit të hidrogjenit në frymëmarrjen e fëmijës. Fëmijët intolerantë ndaj laktozës do të kenë nivele më të larta të hidrogjenit në frymëmarrje.

Diagnostikimi i intolerancës ndaj laktozës ndonjëherë mund të jetë i ndërlikuar sepse simptomat mund të duken të ngjashme me alergjinë ushqimore.

Çfarë duhet të bëni në lidhje me intolerancën ushqimore

Nëse mjeku e ka diagnostikuar intolerancën ushqimore tek fëmija juaj, atëherë mjeku mund t'ju rekomandojë që fëmija juaj të hajë sasi më të vogla të ushqimit që shkakton intolerancën ose që fëmija juaj të shmangë ushqimin krejtësisht.

Nëse fëmija juaj ha diçka që ju e dini se ai/ajo është intolerant ndaj saj dhe ka simptoma të intolerancës, simptomat zakonisht do të hiqen vetë. Fëmija juaj nuk duhet të ketë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Nëse simptomat e fëmijës suaj përfshijnë diarre, duhet të siguroheni që ai/ajo të pinë shumë ujë.

Sa zgjat intoleranca ushqimore?

Nuk dihet se sa ka gjasa që të largohet intoleranca ushqimore tek fëmija juaj. Kohëzgjatja e intolerancës ushqimore varet nga ushqimi dhe arsyeja pse trupi i fëmijës suaj po reagon ndaj tij.

Nëse mendoni se fëmijës tuaj i është larguar intoleranca ushqimore ndaj një ushqimi të caktuar atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun ose dietologun tuaj. Ata mund t'ju sugjerojnë ta futni me kujdes ushqimin në dietën e fëmijës suaj në shtëpi për të kontrolluar nëse intoleranca ushqimore ka kaluar me të vërtetë.