Kalendari i vaksinimit (imunizimit) tek moshat fëminore!

Kalendari i imunizimit është një udhëzues për administrimin e vaksinave të fëmijëve të një moshe të caktuar. Bazohet në: situatën aktuale epidemiologjike, aftësitë ekonomike të vendit dhe rekomandimet për imunizimin tek moshat feminore te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat bazohen në të dhëna shkencore.
Body

Moshat në të cilat duhet të aplikohen vaksinat tek fëmijët zgjidhen në mënyrë të tillë që fëmija juaj të mbrohet nga sëmundje të caktuara në mënyrën më të hershme dhe më të mirë të mundshme.

Kalendari shtetëror i vaksinimit në Shqipëri paraqitet në tabelën e mëposhtme

Programi Kombëtar i Vaksinimit – Instituti i Shëndetit Publik

BCG - vaksina e tuberkulozit; HB - vaksina e hepatitit B; DTAP - vaksina kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë (pertusis acellular); IPV - vaksina kundër poliomielitit, e inaktivizuar; PCV - një vaksinë e konjuguar kundër një sëmundjeje të shkaktuar nga bakteria Streptococcus pneumoniae); Rotarix apo rotateq është vaksina kundër rotavirusit që shkakton gastro-enterite; Vaksina MMR - një vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Në ditën e parë pas lindjes, foshnja juaj merr dozën e parë të vaksinës së hepatitit B (HB) dhe para se të largohet nga materniteti aplikohet dhe vaksina e tuberkulozit (BCG).

2 muajsh, fëmija juaj merr dozën e parë të vaksinave kundër difterisë, tetanozit, pertusit (DTAP), poliomielitit (IVP), sëmundjeve të shkaktuara nga bakteri Hemophilus influenzae type b (Hib), të gjitha së bashku në formën e një vaksine pentavalente, dozën e dytë të vaksinës  së hepatitit B, dozën e parë të vaksinës së konjuguar kundër sëmundjeve të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae (PCV-13), si një vaksinë e vetme dhe dozën e parë të vaksinës kundër rotavirusit që shkakton gastro-enterite tek fëmijët.

4 muajsh, fëmija juaj merr dozën e dytë të vaksinave kundër difterisë, tetanozit, pertusit (DTAP), poliomelitit (IVP), sëmundjeve të shkaktuara nga bakteri Hemophilus influenzae type b (Hib), të gjitha së bashku në formën e një vaksine pentavalente, dozën e tretë të vaksinës  së hepatitit B, dozën e dytë të vaksinës së konjuguar kundër sëmundje të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae (PCV-13), si një vaksinë e vetme si dhe dozën e dytë të vaksinës kundër rotavirusit që shkakton gastro-enterite tek fëmijët.

6 muajsh, fëmija juaj merr dozën e tretë të vaksinave kundër difterisë, tetanozit, pertusit (DTAP), poliomelitit (IVP), sëmundjeve të shkaktuara nga bakteri Hemophilus influenzae type b (Hib), të gjitha së bashku në formën e një vaksine pentavalente, dozën e katërt të vaksinës  së hepatitit B si dhe dozën e tretë të vaksinës kundër rotavirusit që shkakton gastro-enterite tek fëmijët.

12-15 muaj, fëmija juaj merr një vaksinë të kombinuar trivalente kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) dhe do të marrë dozën e tretë të vaksinës (rivaksinim) kundër Streptococcus pneumoniae (PCV-13) si një vaksinë e vetme.

18 muajsh - 24 muajsh, fëmija juaj merr dozën e katërt të vaksinave (rivaksinimi i parë) kundër: difterisë, tetanozit, kollës së mirë (DTAP), poliomelitit (IVP), së bashku në formën e një vaksine tetravalente dhe nëse më parë nuk ka marrë një dozë të tretë të vaksinës (rivaksinim) kundër Streptococcus pneumoniae (PCV) si një vaksinë e vetme - e bën edhe atë.

5 vjeç, fëmija juaj merr dozën e dytë të vaksinës trivalente kundër: fruthit, shyta dhe rubeolës MMR).

6 vjeç, fëmija juaj merr dozën e pestë të vaksinës (rivaksinimi i dytë) kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë (DTAP) dhe poliomelitit (IPV) si një vaksinë e kombinuar tetravalente.

14 vjeç, fëmija juaj merr dozën e gjashtë (rivaksinimi i tretë) të vaksinës trivalente kundër: difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë (DTAP) *

* Në rast se vaksina tetravalente kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë dhe poliomelitit (DTAP/IPV) nuk merret në moshën e duhur atëherë fëmijët në moshën 6/7 vjeç marrin vaksinën e difterisë dhe tetanozit (DT) si vaksinë e vetme dhe në 14 vjet vetëm difteria dhe tetanoza (dT).