Kollë e keqe (Pertusis)
Kollë e keqeKolla e keqe është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga lloji i bakteres Bordetella pertusis. Ajo përcillet përmes kontaktit të ngushtë personal, teshtitjes dhe kollitjes. Kolla e keqe quhet edhe pertusis. Megjithëse fëmijët janë të imunizuar në mënyrë rutinore kundër kollës së keqe, herë pas here hasen shpërthime të kollës së keqe. Simptomat e kollës së keqeBakteret e kollës së keqe zakonisht infektojnë fëmijët 1-2 javë para shfaqjes së simptomave. Simptomat e hershme duken si simptomat e një ftohjeje. Për rreth një javë, fëmijët mund të kenë një hundë të lëngshme, teshtimë dhe herë pas here ethe të lehta. Kolla zhvillohet gradualisht, fëmijët mund të kenë periudha të kollitjes që ua bëjnë të vështirë atyre frymëmarrjen. Ata gjithashtu mund të bëjnë një tingull “gulçues” në fund të periudhave të shkurtra të kollitjes, ashtu siç ata gulçojnë për të marrë frymë thellë. Kollitja zakonisht pasohet nga të vjella, pas çka fytyra e fëmijës mund të merr ngjyrë të kuqe. Periudhat e kollitjes përkeqësohen gjatë dy javëve të ardhshme, duke u rritur si për nga ashpërsia, po ashtu edhe për nga shpeshtësia. Periudhat e kollitjes mund të jenë rraskapitëse, edhe pse fëmijët zakonisht janë të rehatshëm midis periudhave të shkurtra. Kolla mund të varet për muaj të tërë. Fëmijët mund të jenë infektues deri në 21 ditë pas fillimit të kollës. Fëmijët që janë imunizuar kundër kollës së keqe kanë më pak gjasa të sëmuren. Nëse fëmijët e imunizuar i prek kolla e tillë, simptomat e tyre zakonisht janë më të buta. Komplikimet e kollës së keqeTe foshnjat nën moshën gjashtë muajsh, kolla e keqe shpesh ka komplikime serioze duke përfshirë pneumoni të rënda dhe apnoeas (ndërprerje të frymëmarrjes). Te fëmijët e vegjël, pneumonia shoqërohet ndërlikime më të shpeshta. Vdekja është e rrallë dhe mund të ndodhë pothuajse vetëm tek foshnjat e pa imunizuara. Nëse fëmija juaj ka kollë të keqe dhe e ka humbur oreksin, ose po vjell shumë gjatë periudhave të shkurtra të kollitjes, ekziston rreziku që ai të mund të humbasë peshë dhe të dehidratohet. A duhet ta vizitoni mjekun tuaj për kollën e keqe?Po. Ju duhet ta dërgoni fëmijën tuaj te mjeku nëse fëmija juaj:
Nëse fëmija juaj është i moshës nën gjashtë muaj dhe vëreni pushime në frymëmarrjen e tij, duhet ta çoni menjëherë në repartin e urgjencës në spital ose te mjeku. Trajtimi i kollës së keqeAntibiotikët zakonisht nuk ndihmojnë me simptomat e kollës së keqe, edhe pse mjeku juaj mund të përshkruajë antibiotikë për ta parandaluar kalimin e kollës së keqe nga fëmija juaj te të tjerët. Nëse kollitja ka zgjatur më pak se 21 ditë, mjeku juaj mund të jep antibiotikë sepse ky trajtim do ta zvogëlojë gjatësinë e kohës që fëmija juaj është i infektuar. Kjo do të thotë që fëmija juaj mund të kthehet në kujdesin e fëmijëve, parashkollor ose shkollë më herët, zakonisht pas pesë ditëve me terapi të antibiotikëve. Nëse kollitja është e rëndë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, ose nëse fëmija juaj është më pak se gjashtë muaj, mjeku juaj mund të rekomandojë një qëndrim në spital për kujdes të afërt mjekësor. Nëse sëmundja është mjaft e rëndë për pranimin në spital, fëmijës juaj do t’i jepet antibiotikë. Njerëz të tjerë në shtëpi mund të marrin antibiotikë për t’u mbrojtur nga sëmundja e kollës së keqe. Nëse fëmija juaj nuk është trajtuar me antibiotikë, ai nuk duhet të kthehet në entin për kujdesin e fëmijëve, në entet parashkollor ose në shkollë për 21 ditë pas fillimit të kollës. Parandalimi i kollës së keqeMënyra më e mirë për ta shmangur kollën e keqe është që fëmija juaj të imunizohet. Imunizimi kundër kollës së keqe zakonisht fillon në 6-8 javë me doza të përsëritura gjatë muajve dhe viteve në vijim. Imuniteti kundër kollës së keqe zbehet me kalimin e kohës. Kjo do të thotë që është e mundur të merrni sëmundjen në një moshë të mëvonshme edhe nëse jeni imunizuar. Kjo është arsyeja pse vaksina e kollës së keqe jepet disa herë gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Një vaksinë suplementare kundër kollës së keqe rekomandohet gjithashtu për gratë shtatzëna në tremujorin e tyre të tretë. Ajo e mbron të porsalindurin tuaj për dy muajt e parë të jetës, kur ai është më në rrezik të komplikimeve nga kollitja e keqe.
|