Kontrolli shëndetësor rutinë: në vitin e tretë
Fëmija juaj është gjithnjë e më aktiv brenda dhe jashtë shtëpisë. Ai/ajo ecën, vrapon, ngjitet dhe kërkon vëmendjen tuaj të vazhdueshme. Atij/asaj ndoshta i pëlqen të luajë lojëra pretenduese dhe kështu zhvillon imagjinatën. Ai/ajo përdor gjithnjë e më shumë lloje fjalësh në fjalimin e tij/saj dhe formon një fjali prej dy deri në katër fjalë.
Përgatitja për vizitë te mjeku/mjekja
-
Kontrolloni nëse ka ndonjë të dhënë mjekësore të fëmijës tuaj që duhet t'i jepet pediatrit.
-
Mos harroni lodrën ose librin e preferuar të fëmijës suaj dhe shishen me ujë.
-
Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi i zhvillimit: Mjeku/mjekja do të kryejë një ekzaminim të rregullt klinik të fëmijës suaj, do të flasë me të dhe do të monitorojë sesi ai/ajo sillet.
Përmbajtja e vizitës parandaluese
-
Vlerësimi i zhvillimit.
-
Monitorimi i rritjes: matjet e gjatësisë, peshës trupore dhe perimetrit së kokës.
-
Intervistë prezantuese: Mjeku/mjekja do të kontrollojë se sa është rritur fëmija. Ai/ajo do të jetë i interesuar për të ushqyerit, aktivitetin fizik, gjumin, lojën, mësimin, vijimin në parashkollor. Mjeku/infermierja gjithashtu do të flasë për rëndësinë e leximit për fëmijën, për rëndësinë e lojës me fëmijën, duke e përfshirë së bashku me fëmijët e tjerë të moshës së tij/saj. Është e rëndësishme të diskutoni rreziqet e mundshme për shëndetin e fëmijës suaj, udhëzimet në lidhje me përdorimin e helmetës gjatë ngasjes së biçikletës. Mos harroni që kjo është një mundësi për të marrë disa rekomandime të dobishme për realizimin e ndryshimeve të nevojshme.
-
Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi i zhvillimit: Mjeku/mjekja do të ekzaminojë fëmijën tuaj: gojën, hundën, veshët; do të kontrollojë zemrën dhe mushkëritë; do ta kontrollojë stomakun e tij/saj përmes prekjes me dorë; do të kontrollojë qëndrimin në këmbë. Gjatë vlerësimit, ju mund të bëni disa vëzhgime, të bëni pyetje dhe të kërkoni sqarime për dyshimet tuaja. Kjo do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar zhvillimin e fëmijës dhe për të vlerësuar sesi po zhvillohet fëmija në fusha të ndryshme.
-
Gjatë këtij kontrolli mund të realizohen edhe testi i shikimit dhe ai i dëgjimit.
-
Stili i shëndetshëm i jetës: Ekipi do ju flasë për parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, për kufizimin e ekspozimit ndaj ekranit në më pak se 2 orë në ditë, të mos e vendosni fëmijën tuaj në gjum me ndonjë shishe afër, veçanërisht shishe që përmban formulë ose pije të ëmbël, të ketë fëmija ekspozim të sigurtë ndaj rrezeve të diellit, dhe gjithashtu mbi atë se si ta mbani fëmijën tuaj të sigurtë gjatë transportit me makinë. Për më tepër, ekipi do të diskutojë avantazhet dhe përfitimet e pjesëmarrjes së fëmijëve në vaktet familjare. Diskutohen gjithashtu çështje të dhëmbëve dhe higjienës orale.
Vaksinimi
-
Nuk ka vaksinim të planifikuar në këtë moshë.
-
Nëse fëmija juaj nuk ka marrë të gjitha vaksinat e nevojshme në dy vitet e para të jetës dhe është mirë me shëndet, ai/ajo do të marrë dozën e humbur të vaksinës.
Mendimi përfundimtar
-
Bazuar në të gjitha informacionet e marra, mjeku/mjekja në fund do të ndajë vlerësimin e tij/saj dhe do të ndajë një mendim mbi shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.
-
Në rast se një fëmijë ka nevojë për një vlerësim më të hollësishëm dhe mbështetje më intensive për një zonë zhvillimi, atij/asaj do t'i referohet një ekspert i duhur ose qendër konsultimi për zhvillim.
-
Ju do të informoheni kur pritet të ndodh kontrolli tjetër shëndetësor dhe mund të merrni edhe një material të shkruar.
Intensiteti i zhvillimit gradualisht po ngadalësohet, por fëmija juaj ende ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, monitorim dhe mbështetje të përshtatshme. Përdorni kontrollin shëndetësor rutinë me qëllim parandalues, për të fuqizuar mbështetjen për fëmijën tuaj!