Rritja tipike e fëmijëve: nga muaji i 25-të e në vazhdim

"Rritja e një fëmije në vitin e dytë të jetës ngadalësohet gradualisht dhe më pas zgjat në mënyrë të qëndrueshme deri para pubertetit."
Body
  • Rritja tipike e fëmijëve: nga muaji i 25-të e në vazhdim

  • Fëmija rritet mirë dhe shënon progres falë: ushqimit të duhur, shëndetit të mirë, ambientit të sigurt për lojë dhe mësim, si dhe prindërve që plotësojnë nevojat e tij/saj në mënyrë të përshtatshme.
  • Përveç ushqimit dhe faktorëve të trashëguar, hormonet e fëmijës fillojnë të kenë një ndikim më të fortë në rritje.
  • Monitorimi i rritjes së një foshnje përfshin përcaktimin e parametrave të rritjes; peshën dhe gjatësinë trupore, një ose dy herë në vit si dhe duke monitoruar progresin e tyre me kalimin e kohës.

Çrregullimi i rritjes

Rritja është një proces kompleks, që i nënshtrohet ndikimit të faktorëve të shumtë, disa prej të cilëve mund të ndërhyjnë dhe ndikojnë në modelin e vendosur të rritjes, të tillë si: ushqim jo i duhur, sëmundjet kronike, çrregullimet endokrine, ilaçet, problemet familjare, etj. Prandaj, monitorimi i rregullt i rritjes së fëmijës është një mundësi për të zbuluar çrregullimin dhe për të ndërhyrë në kohë.   

Fëmijët që kanë lindur para kohe ose me peshë/gjatësi të ulët trupore në lindje kanë nevojë për vëmendje të veçantë, sepse nëse pas dy vitesh ata nuk e arrijnë gjatësinë e duhur në përputhje me parametrat zhvillimor, ose potencialin e tyre gjenetik të gjatësisë, ata duhet të ekzaminohen urgjentisht.

Prindër! Fëmija juaj pret që t’i siguroni atij/asaj kushtet e përshtatshme për rritje dhe zhvillim optimal

Nga viti i 3-të e në vazhdim

Rritja e fëmijës bëhet e qëndrueshme, por ndryshime në proporcione ndodhin gjatë rritjes. I porsalinduri kishte një kokë relativisht të madhe dhe këmbë dhe krahë të shkurtër, ndërsa tani rritja e kokës ngadalësohet dhe trupi rritet, veçanërisht krahët dhe këmbët. Përqindja e dhjamit trupor po ashtu zvogëlohet, gjë që mund të shihet në ekstremitete të holla dhe kokë më pak të rrumbullakët. Megjithëse e monitorojmë rritjen lineare, ajo ende përbëhet nga një sërë ndryshimesh të vogla. Fëmijët shtojnë pak peshë dhe më pas fillojnë të rriten në gjatësi. Ndryshimet sezonale janë gjithashtu të njohura: fëmijët rriten më shpejt në gjatësi në pranverë, ndërsa shtojnë më shumë peshë në vjeshtë. Nga viti i tretë e tutje, deri në pubertet, rritja është kryesisht e qëndrueshme. Gjatë kësaj periudhe, shumica e fëmijëve rriten në gjatësi çdo vit 5.0-7.5 cm dhe shtojnë 2-3 kg. Koka do të rritet edhe 3-4 cm në dhjetë vitet e ardhshme. Në këtë moshë, tashmë ekziston një korrelacion pozitiv, statistikisht i rëndësishëm, mes gjatësisë së fëmijës dhe gjatësisë mesatare të prindërve, d.m.th. mund të vlerësohet nëse fëmija po rritet në përputhje me potencialin e tij/saj gjenetik. Potenciali gjenetik i gjatësisë ("gjatësia e synuar") vlerësohet bazuar në llogaritjen e gjatësisë mesatare të prindërve sipas ekuacioneve të ndryshme për djemtë dhe vajzat (metoda e Tanner).

  • Gjatësia e synuar për një djalë (cm) = (gjatësia e babait + gjatësia e nënës)/2+6.5
  • Gjatësia e synuar për një vajzë (cm) = (gjatësia e babait + gjatësia e nënës)/2 - 6.5

.

Prindër! Fëmija juaj pret që t’i siguroni atij/asaj kushtet e përshtatshme për rritje dhe zhvillim optimal.