Ndryshimet në vendin e pickimeve nga insektet dhe reaksionet alergjike - si t’i njihni ato?
Ndryshimet në vendin e pickimit më shpesh shfaqen si:
- Parehati
- Skuqje
- Dhembje
- Enjtje
- Kruarje
- Nxehtësi
- Shfaqje e një sasie të vogël gjaku
Pas shfaqjes së ndryshimeve të lokalizuara, është e nevojshme të vëzhgohet nga afër gjendja e përgjithshme e fëmijës në orët në vazhdim, në mënyrë që të zbulohet me kohë fillimi i mundshëm i një reaksioni alergjik serioz.
Ndryshimet dhe reagimet ndaj pickimit të insekteve në raste të rënda mund të ndikojnë në të gjithë trupin e fëmijës. Nëse ndodh kjo gjendje, kjo mund të jetë shenjë e një reaksioni alergjik të rëndë dhe kërcënues për jetën, prandaj kërkon ndërhyrje urgjente mjekësore. Disa nga simptomat dhe shenjat më të zakonshme të një reaksioni të rëndë alergjik janë:
- Kruajtja dhe skuqja në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe vende larg vendit të pickimit
- Urtikarie të kuqe në lëkurë
- Enjtja e fytyrës, buzëve, qepallave ose gjuhës
- Kruarje e fytit
- Shtrëngim i fytit ose i kraharorit
- Kollë
- Frymëmarrje të shkurtra, vështirësi në frymëmarrje dhe gulçim
- Të vjella, krampe abdominale, diarre
- Marrje mendsh dhe humbje e vetëdijes
- Pulsi i dobët
- Rënia e tensionit të gjakut
- Lëkura e zbehtë
- Djersitje
- Tensionim
Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja dhe simptoma te fëmija, telefononi menjëherë shërbimin mjekësor të urgjencës (127) dhe nëse rrethanat janë të tilla që mund të shkoni te mjeku më shpejt, rregulloni transportimin e fëmijës në entin më të afërt shëndetësor (klinikë, qendër shëndetësore, spital), duke siguruar masat e reanimimit kardiopulmonar gjatë transportit, nëse është e nevojshme.