Sekuenca gjenetike e virusit tregon se është një beta-koronavirus i ndërlidhur ngushtë me virusin SARS (1). Përderisa shumica e njerëzve me COVID-19 zhvillojnë vetëm sëmundje të lehtë ose të pa ndërlikuar, rreth 14% zhvillojnë sëmundje të rënda që kërkojnë hospitalizim dhe terapi me oksigjen, ndërsa 5% kanë nevojë për pranim në një njësi të kujdesit intensiv (1). Në raste të rënda të infeksionit COVID-19, mund të ndodhin dëmtime të rënda në mushkëri, zemër dhe veshkë. Nuk është vërtetuar që të sapolindurit e infektuar me virusin SARS-COV-2 kanë një rrezik në rritje të infeksioneve dhe komplikimeve të rënda.
Deri më tani nuk është vërtetuar mundësia e transmetimit të virusit SARS-COV-2 nga nëna te foshnjat e porsalindura. Është i mundur transmetimi i virusit SARS-COV-2 nga nëna tek foshnja e porsalindur pas lindjes përmes kontaktit me sekrecionet respiratore infektive të nënës së sëmurë.
Një rast i konfirmuar i infeksionit COVID-19 ndodh vetëm kur infeksioni konfirmohet nga gjetjet laboratorike, pavarësisht nga shenjat dhe simptomat klinike.
Nëna me infeksion të provuar mund t’i japë gji dhe ta ushqejë me qumështin e saj foshnjën, nëse ajo ka një pasqyrë të lehtë klinike të sëmundjes ose një formë të lehtë të pneumonisë.
Pasqyra e lehtë klinike e sëmundjes
Pacientët me infeksion të pakomplikuar viral të traktit respirator mund të kenë simptoma jo specifike, si ethe, lodhje, kollë (me ose pa pështymë), anoreksi, dhimbje të muskujve, dhimbje të fytit, gulçim, zënie të hundës, ose dhimbje të kokës. Rrallë, pacientët mund të kenë diarre dhe të vjella.
Pneumonia – pasqyrë e butë
- Të rriturit pa shenja të pneumonisë së rëndë nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë.
- Fëmija me pneumoni të lehtë, që ka kollë ose vështirësi në frymëmarrje + frymëmarrje të shpejtë (fëmija nën 2 muaj ka ≥ 60 frymëmarrje/minutë; foshnja 2—11 muaj ≥ 50 frymëmarrje/minutë; fëmija 1-5 vjet ka ≥ 40 frymëmarrje në minutë).
Pneumonia e rëndë
- Adoleshentët ose të rriturit: ethe ose infeksion respirator i dyshuar, plus > 30 frymëmarrje/minutë; shqetësime të rënda respiratore; ose ngopje perkutane ≤ 93% në ajrin e dhomës
- Një fëmijë me kollë ose vështirësi në frymëmarrje ka të paktën edhe njërën nga të mëposhtmet: cianoza qendrore ose ngopja perkutane < 90%; shqetësime të rënda respiratore; shenja të përgjithshme të rrezikut: pamundësia për t’u ushqyer me gji ose për të pirë, letargji, zbehje ose konvulsione.
ARDS - Sindromi akut i shqetësimit respirator
- Brenda një jave nga diagnoza, simptomat e frymëmarrjes përkeqësohen. Pasqyra e kraharorit (radiografi, CT, ose ultrazëri i mushkërive) tregon perde të dyanshme. Pacienti kërkon ndihmën e një aparati të frymëmarrjes.
Sepsa
- Të rriturit me shenja të sepsës: kërcënuese për jetën, ndryshim të gjendjes mendore, frymëmarrje të vështirë ose të shpejtë, ngopje të ulët oksigjeni, zvogëlim të prodhimit të urinës, shkallë të shpejt të rrahjes së zemrës, impuls i dobët, gjymtyrët e ftohtë ose presionit të ulët të gjakut, pik të lëkurës ose prova laboratorike të koagulopatisë së gjakut, trombocitopenisë, acidozës, tajitjes së lartë ose hyperbilirubinemisë.
- Fëmijët me sepsë: infeksion i dyshuar ose i provuar dhe ≥ 2 kriteret e sindromës së reagimit inflamator sistemik, nga të cilat duhet të jetë e pranishme temperatura jonormale ose duhet të kontrollohet numri i qelizave të bardha të gjakut.
Shoku septik
- Të rriturit: presioni i ulët i gjakut pavarësisht zëvendësimit të lëngjeve.
- Fëmijët: presioni i ulët i gjakut, takikardia ose bradikardia (mbushja e zgjatur e kapilarit (> 2 sek) ose impuls i dobët; takipnea; lëkura e ndotur ose e ftohtë, lëkurë petekiale (ndërrim i vonshëm i lëkurës), skuqje e lëkurës ose lëkurë ngjyrë vjollcë; rritja e laktateve; urinim i dobët; temperatura e lartë ose e ulët).
|