Abuzimi/dhuna në familje
Dhuna në familje është çdo sjellje e dhunshme ose kërcënuese e një anëtari të familjes ndaj një anëtari tjetër të familjes, që është pjesë e një modeli sjelljeje shtrënguese dhe kontrolluese, ose që shkakton frikën e një anëtari tjetër të familjes për sigurinë e tij ose të dikujt tjetër. Në rastin e fëmijëve, kjo përfshin ekspozimin e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë ndaj asaj sjelljeje.
Dhuna mund të ketë për qëllim ta bëjë një person të ndihet:
- i/e frikësuar
- i/e intimiduar
- i/e poshtëruar
- i/e pafuqishëm/e
Dhuna në familje mund të jetë një përdorim i njëhershëm i forcës, por shpesh mund të ndodhë në një model. Disa akte dhune që duken të vogla në vetvete mund të jenë një model abuzimi.
Çfarë duhet të bëni nëse ju ose një anëtar i familjes jeni duke u dhunuar?
Nëse bashkëshorti/ja ose partneri/ja juaj ose një anëtar i familjes po kryen sjellje të dhunshme ose kërcënuese ndaj jush ose një anëtari tjetër të familjes, duke përfshirë një fëmijë, ju duhet:
- të telefononi policinë/urgjencën dhe t`i tregoni se çfarë po ndodh. Edhe nëse nuk jeni në gjendje të flisni, mos e ndërprisni telefonatën.
- bëni zhurmë për të inkurajuar fqinjët të telefonojnë policinë.
- mësojini fëmijët tuaj të telefonojnë policinë.
- përpiquni të largoheni dhe nëse keni fëmijë, merrini me vete.
- Nëse dyshoni se një fëmijë po abuzohet ose ka nevojë për mbrojtje, përveçse të telefononi policinë, keni për detyrë t'i raportoni shqetësimet tuaja agjencisë suaj për mbrojtjen e fëmijëve.
Bëni një plan sigurie
Krijoni një plan sigurie për ju dhe fëmijët tuaj. Për të gjetur shërbime mbështetëse në komunitetin tuaj që mund t'ju ndihmojnë të krijoni një plan sigurie, vizitoni faqen zyrtare të Linjës së Këshillimit Falas për Vajza dhe Gra ose Linjën e Këshillimit Falas për Burra dhe Djem, si dhe ALO 116111 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë.
Gjërat që duhet të bëni kur përgatiteni për t`u larguar:
- kurseni sa më shumë para që mundeni.
- lini mënjanë para për një taksi dhe para për telefona celularë me pagesë.
- nëse nuk keni para dhe nuk keni vend për të qëndruar, mund të jeni në gjendje të merrni një mbështetje, strehim të subvencionuar, ndihmë juridike dhe këshillim falas.
- planifikoni daljet tuaja emergjente.
- mbani gjithmonë me vete numrat e telefonit të emergjencës.
Nëse duhet të largoheni me nxitim, përpiquni të merrni:
- çelësat e makinës dhe çelësat e shtëpisë.
- dokumentin e identifikimit dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
- receta dhe barna të tjera.
- informacionin bankar.
- valixhen e emergjencës, tashmë e përgatitur.
- lodra dhe komoditete të veçanta për fëmijët tuaj.
- kontaktoni shkollën e fëmijës suaj për t'i përditësuar ata mbi aftësinë e tyre për të ndjekur shkollën, ose për çdo informacion tjetër përkatës që mund të ndahet.
Nëse jeni duke kërkuar informacion në lidhje me shërbimet për vajzat dhe gratë që kanë përjetuar dhunë, vizitoni faqen zyrtare të Linjës së Këshillimit Falas për Vajza dhe Gra ose Linjën e Këshillimit Falas për Burra dhe Djem, si dhe ALO 116111 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë.
Me kë të kontaktoni për ndihmë
- Policinë.
- Agjencitë dhe organizatat e komunitetit.
- Mbështetje Ligjore.
- Linjën e Mbështetjes së Viktimave të Dhunës.