Sinjalet e zakonshme që jep foshnja juaj: ilustrim me fotografi

Sinjalet që jep foshnja juaj: 'Dua vëmendje'
Body

Sinjalet e foshnjës kur kërkon vëmendje

Kontakti me sy është një nga mënyrat që foshnja juaj përpiqet t'ju tregojë se po kërkon vëmendjen tuaj.

Foshnja mund të kthejë kokën dhe t'ju shikojë nëse dëshiron vëmendje.

Ai/ajo mund të zgjasë duart, të qajë, të belbëzojë ose të grindet për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Sinjalet që jep foshnja juaj: "Kam nevojë për një pushim ose ndryshim të aktivitetit"

Foshnja juaj do të kthejë kokën në anën tjetër, në rast se dëshiron të pushojë ose të bëjë një aktivitet ndryshe.

.

Foshnja juaj do të harkojë shpinën pas ose të qajë në rast se ka nevojë për të pushuar.

Nëse ai/ajo ka nevojë për pushim, provoni ta vendosni në dysheme për të luajtur ose në shtrat nëse është koha e gjumit.

 

Shenjat që tregojnë se foshnja juaj është e lodhur

Në rast se foshnja juaj po fërkon sytë, bën lëvizje të shpejta të duarve dhe këmbëve, janë shenja që ju tregojnë se ai/ajo ndihet i/e lodhur. 

Fëmijët më të rritur mund të grinden, të qajnë dhe të kërkojnë vëmendje.

Provoni t'a qetësoni dhe vini në gjumë duke e vendosur atë në shtrat.