Pirja e duhanit dhe COVID-19
PIRJA E DUHANIT NUK TË MBRON NGA KORONVIRUSI! PËRKUNDRAZI!
Rritja e rrezikut nga infektimi
Gishtat e duhanpirësve janë në kontakt të drejtpërdrejtë me gojën në mënyrë të konsiderueshme dhe më shpesh, duke e rritur më shumë mundësinë e transmetimit të virusit nga dora në gojë se sa tek ata që nuk e pinë duhan.
Rreziku i veçantë i infektimit – produket e duhanit – duke përfshirë një përbërës të njohur, si nargjilja, por edhe produkte elektronike të duhanit, nëse përdoren nga më shumë se një person.
Pamja më e rëndë klinike e sëmundjes
Shumica e duhanpirësve kanë një kapacitet të reduktuar të mushkërive, i cili është një problem i veçantë kur nevoja për oksigjen është rritur ose kur aftësia për ta përdorur atë në mënyrë të përshtatshme në trup është reduktuar, i cili është rasti me infeksionet. Ekziston një grup në rritje i provave shkencore se duhanpirësit janë një grup në rrezik më të lartë të zhvillimit të një pasqyre klinike më të ashpër të COVID-19.
Po për sa i përket pirjes pasive të duhanit?
Tani fëmijët kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura se sa zakonisht. Te fëmijët që rriten në kushtet kur janë më të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, në përgjithësi mbrojtja e trupit të tyre dobësohet, duke i vënë ata në rrezik më të lartë të infeksioneve të pjesës së poshtme të traktit respirator, veshit të mesëm dhe astmës. Këta fëmijë gjithashtu zhvillojnë një pasqyrë klinike më të rëndë të pneumonisë virale, si ajo e shkaktuar nga koronvirusi i ri.
Një rrezik i veçantë për shëndetin – “mbetja” e tymit të duhanit - tymi që mbetet në formën e grimcave të vogla në sipërfaqet dhe objektet përreth, nga ku vazhdon të shkaktojë efekte toksike për një kohë të gjatë.
Mos e përkeqësoni zakonin e keq! Le të bëhet shkas pandemia për ndryshime pozitive!
Më shumë kohë brenda, më pak aktivitete, mërzitje, punë nga shtëpia, një gjendje stresi dhe ankthi në rritje - ekziston një rrezik real për të ndezur më shpesh një cigare, madje edhe ish-duhanpirësit mund të tundohen dhe t'i rikthehen përsëri pirjes së duhanit.
Nga ana tjetër, situata aktuale mund të jetë një kohë unike për të marrë disa vendimeve jetësore me një motivim të ri.
Prandaj, lëreni që ndërgjegjësimi për rrezikun e shtuar nga infektimi me koronavirus tju shtyjë të lini pirjen e duhanit. Vështirë se mund të merrni një vendim më të mirë në interes tuajin, të familjes dhe mbi të gjitha të shëndetit të fëmijëve tuaj!