Rutinat e gjumit të të porsalindurve
Gjumi i të porsalindurve: disa gjëra themelore
Të porsalindurit kalojnë pjesën më të madhe të kohës në gjumë. Ata janë të programuar të flejnë në periudha të shkurtra kohore rreth 2-3 orë ndërmjet ushqimeve, natën dhe ditën.
Foshnja juaj do ketë nevojë për vëmendjen tuaj gjatë natës për ta ushqyer dhe qetësuar, deri në gjashtë muajt e parë. Disa foshnje zgjohen edhe pas kësaj periudhe.
Rutinat e gjumit të të porsalindurve mund të jenë të ndryshme si për foshnjat ashtu edhe për prindërit. Qasja juaj varet nga zgjedhjet që bëni për gjëra të tilla si, ku fle foshnja juaj - për shembull, në shtratin e tij/saj ose në një krevat për foshnje pranë shtratit tuaj.
Disa prindër përzgjedhin të kenë pak ose fare rutinë dhe janë komod t'i pëmbushin dëshirat e foshnjës. Disa të tjerë duan një rutinë të thjeshtë, fleksibël e cila ndihmon foshnjën e tyre dhe gjithashtu ju krijon një ndjenjë kontrolli.
Në këtë periudhë nuk është koha për plane strikte. Mund të keni situata ku foshnja nuk përshtatet me planet tuaja të mirë-menduara. Në muajt e parë të jetës së foshnjës tuaj, është mirë të ecni ngadalë - të njiheni me njëri tjetrin dhe të kuptoni se çfarë është më e mira për ju dhe foshnjën tuaj.
Ushqim, lojë dhe gjumë: një rutinë e thjeshtë e gjumit për të porsalindurit
Kur keni një të porsalindur, ju ndihmon të jeni fleksibil lidhur me kohën kur fle dhe ushqehet foshnja juaj. Por shumë ekspertë të shëndetit të foshnjave besojnë se, kur t'ju duket juve e përshtatshme do ju ndihmonte që t'i bëni gjerat me një renditje të ngjashme çdo ditë - ushqim, lojë dhe gjumë.
Kur foshnja juaj zgjohet, ju mund të provoni që ti:
- Ofroni ushqim.
- Ndërroni pelenen e foshnjës.
- Bisedoni ose luani.
- Vendosni foshnjën përsëri në gjumë.
Gjatë natës, mund të zgjidhni të mos stimuloni foshnjën tuaj me lojë, por ta vendosni sërish në gjumë foshnjën tuaj.
Për të porsalindurit, kohë loje mund të konsiderohet vetëm ndonjë përkëdhelje e qetë ose loja që bën shtrirë. Diku rreth 10-20 minuta lojë janë të mjaftueshme. Disa foshnje të porsalindura lodhen pasi janë zgjuar pas 1 orë ose 1 orë e gjysmë. Disa të tjerë gëzohen nëse luajnë më gjatë se kaq.
Mund t'i shihni shenjat e lodhjes së foshnjës tuaj, dhe gjuhën e trupit për ta parë se kur është koha për të ndaluar.
Gjëja kryesore është të ndiqni dëshirën e foshnjës tuaj lidhur me kohën për ta ushqyer, për të luajtuar dhe fjetur, por të filloni t'i bëni këto gjëra në mënyrë të ngjashme gjatë ditës.
Gjumi i ditës për të porsalindurit
Mbajtja e foshnjës tuaj zgjuar gjatë gjithë ditës nuk do ta ndihmojë atë që të flejë më mirë gjatë natës. Gjumi i ditës është gjithashtu i rëndësishëm. Por më mirë është të mos e lini foshnjën tuaj të flejë më shumë se katër orë në ditë. Pas kësaj, foshnjat kanë nevojë të ushqehen.
Ushqyerja dhe gjumi për të porsalindurit
Në përgjithësi, të porsalindurit duhet të ushqehen çdo 2-4 orë. Foshnja juaj do të flejë më mirë pas një ushqimi të mirë.
Si të qetësojmë të porsalindurit!
Të porsalindurit kanë nevojë për ndihmën tuaj kur janë të shqetësuar. Nëse gjatë dy orëve të fundit e keni ushqyer foshnjën, atëherë rendi është që ta përkëdhelni dhe ta rehatoni atë. Mund të ushqeni mirë foshnjën për ta ndihmuar që të flejë.
Mbështjellja e të porsalindurit me çarçaf të lehtë pambuku mund të ndihmojë në qetësimin e tij/saj. Mbështjellja normale mund të zvogëlojë të qarat dhe zgjimin sepse ndihmon që foshnjat të mbahen të qëndrueshme në shpinë dhe ndalon lëvizjen e krahëve. Sidoqoftë, sigurohuni që foshnja të jetë gjithmonë në shpinë kur e mbështjellni në mënyrë më të shtrëngueshme. Mbështjellja e shtrëngueshme nuk duhet të jetë e tepruar që ta pengojë foshnjën për të marrë frymë ose t'i lëvizë këmbët e tij/saj. Kur e shihni që fëmija juaj po përpiqet të rrotulliset, duhet ti hqini mbështjelljen që keni bërë. |