Fjetja bashkë me fëmijën tuaj

Vendi më i sigurt për foshnjat për të fjetur është në një shtrat pranë shtratit të prindërve. Gjumi i përbashkët është kur prindërit i sjellin foshnjat e tyre në shtrat me ta. Gjumi i tillë mund të jetë i rrezikshëm për foshnjat. Nëse ju vendosni të flini bashkë, ka gjëra që ju mund të bëni për ta minimizuar rrezikun.
Body

Ambienti i gjumit: çfarë është më e sigurt për foshnjat?

Është më e sigurt që foshnja juaj ta ndajë dhomë me ju, të flejë në një shtrat pranë shtratit tuaj, për vitin e parë të jetës ose të paktën për gjashtë muajt e parë.

Fjetja e përbashkët: gjëra për të menduar

Fjetja e përbashkët është kur prindërit i sjellin foshnjat e tyre në shtrat me ta për të fjetur.

Fjetja e përbashkët shoqërohet me një rrezik në rritje të vdekjes së papritur të papritur në foshnjëri (VPF/SUDI) duke përfshirë sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF/SIDS) dhe aksidentet fatale në gjumë në disa rrethana. Mirëpo prindërit zgjedhin t’i kenë foshnjat e tyre në shtrat me ta për disa arsye.

Për shembull, disa prindër që flenë bashkë me foshnjat e tyre besojnë se kjo i ndihmon foshnjat e tyre të ndjehen të sigurt. Ata pëlqejnë kontaktin e ngushtë të trupit, mendojnë se është e dobishme dhe e kënaqshme, dhe besojnë se është mirë për marrëdhëniet e tyre me foshnjat e tyre.

Gjithashtu, disa prindër flenë bashkë me foshnjat, sepse ata e gjejnë atë më praktike. Ushqyerja me gji dhe ndërrimi i veshjes gjatë natës mund të jetë më i lehtë. Disa prindër mendojnë se kjo u ndihmon në krijimin e shprehisë së dhënies së gjirit.

Faktorët që rrisin rreziqet e fjetjes së përbashkët

Fjetja e përbashkët gjithmonë e rrit rrezikun e VPF-së. Fjetja e përbashkët e rrit këtë rrezik edhe më shumë nëse:

  • jeni shumë të lodhur ose jeni sëmurë
  • ju ose partneri juaj përdor drogë, alkool ose çfarëdo lloj ilaçi qetësues që shkakton gjumë të rëndë
  • ju ose partneri juaj jeni duhanpirës
  • fëmija juaj është i/e sëmurë
  • foshnja juaj është më pak se tre muajsh, ose ka lindur para kohe ose është më i/e vogël se shumica e foshnjave në lindje.

Fjetja me një fëmijë në një shtrat ose karrige është gjithmonë e pasigurt. Vendoseni foshnjën tuaj në një ambient të sigurt për gjumë, nëse mendoni se mund t’ju zë gjumi në karrige ose në shtrat gjatë mbajtjes së foshnjës.

Reduktimi i rrezikut të VPF-së, duke përfshirë SVPFdhe aksidentet fatale të gjumit

Ju lutemi shikoni udhëzuesin tonë për zvogëlimin e rrezikut të VPF-së duke përfshirë SVPF-në dhe aksidentet fatale të gjumit.

  Përsëri, ne rekomandojmë fuqimisht që fëmija juaj të ndajë një dhomë me ju, duke fjetur në një shtrat pranë shtratit tuaj. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye fëmija juaj fle bashkë me ju, këtu është përmbledhje e disa prej gjërave që mund të bëni për ta zvogëluar rrezikun e SVPF-së.  

  • Vendoseni fëmijën tuaj në shpinë për të fjetur (kurrë në bark ose anash).
  • Sigurohuni që dysheku është i pastër dhe i fortë. Mos përdorni një shtrat uji, ose ndonjë gjë të butë nën të.
  • Mbani jastiqet dhe shtratin e të rriturve larg fëmijës suaj. Sigurohuni që shtrati juaj të mos e mbulojë fytyrën e foshnjës suaj. Konsideroni përdorimin e një mbulese të sigurt për bebe që foshnja juaj të jetë i ndarë nga shtrati i të rriturve.
  • Përdorni batanije të lehta.
  • Asnjëherë mos e mbështjellni ose mos e shtrëngoni fëmijën tuaj nëse jeni duke fjetur bashkë.
  • Lidhni flokët e gjatë dhe hiqni çdo gjë tjetër që mund të jetë rrezik për ngulfatje, duke përfshirë të gjitha bizhuteritë dhe gjerdanet e forta.
  • Lëvizni shtratin larg nga muri, kështu që foshnja nuk mund të bllokohet në mes të shtratit dhe murit.
  • Sigurohuni që foshnja juaj të mos bjerë nga shtrati. Vendi më i sigurt është në anën e një shtrati të madh, larg nga këndi. Konsideroni të flini në dyshek në dysheme, nëse ka gjasa që fëmija juaj të mund të rrokulliset nga shtrati.
  • Vendoseni fëmijën tuaj në krahun e njërit prindi, kurrë mos e vendosni në mes të dy të rriturve ose pranë fëmijëve tjerë ose kafshëve shtëpiake. Foshnja juaj mund të rrokulliset ose mund të nxehet shumë.

Zgjidhja dhe problemet e tjera që ndërlidhen me gjumin e përbashkët

Prindërit ndonjëherë e mbajnë foshnjën në shtrat sepse ai/ajo zgjohet ose nuk është rehat gjatë natës. Për disa familje, kjo funksionon mirë. Për të tjerët, mund të funksionojë në afat të shkurtër, por mund të shpijë në probleme me rregullimin e foshnjës më vonë. Gjithashtu, shtrati i prindërve nuk mund të vendoset në mënyrë të sigurt për fëmijën.

Gjumi i përbashkët mund të jetë problem nëse nuk ka marrëveshjeje ose ka tension midis partnerëve në lidhje me gjumin e përbashkët.

Në fund të fundit mund të shfaqet problem nëse prindërit duan që fëmija i tyre të fle në një shtrat të veçantë para se fëmija të dëshirojë të lëvizë. Shumë prindër që flenë me fëmijët e tyre raportojnë se fëmijët zakonisht i duan shtretërit e tyre deri në moshën 2-3 vjeçare. Ndonjëherë mund të zgjasë më shumë se kaq, madje prindërit mund të duan ta ndalojnë gjumin e përbashkët para se fëmija i tyre të dëshirojë.

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto probleme, gjumi i përbashkët mund të mos jetë një mundësi e mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Ka mundësi të tjera për zgjidhjen e çështjes së gjumit të fëmijës suaj.