Si ta dalloni helmimin te fëmijët?
Nuk ka asnjë pasqyrë të vetme klinike të helmimit, madje në disa raste, për një kohë të caktuar fëmijët që kanë gëlltitur helm mund të jenë pa asnjë problem.
Body
Simptomat që ndodhin kryesisht varen nga lloji i helmit dhe sasia e gëlltitur. Disa nga simptomat dhe shenjat e mundshme të helmimit te fëmijët përfshijnë:
- fëmija paraqet dobësi, përgjumje, ndihet keq papritmas dhe pa ndonjë arsye të qartë
- çrregullimi i vetëdijes
- krizë epileptike
- shfaqja e dhimbjes së kokës
- frika dhe sjellja e pazakontë
- dëmtime të shikimit dhe halucinacione
- vështirësi në lëvizje dhe ngathtësi
- bebëzat e ngushtuara ose të zgjeruara
- fëmija merr frymë shpejt ose me vështirësi
- zemra e fëmijës rreh më shpejt ose më ngadalë
- acarim i mukozave të syve, hundës ose gojës
- shfaqja e ndryshime ekzantematoze në lëkurë dhe ndryshimet që i ngjajnë djegieve rreth gojës dhe hundës
- nëse rriten sasia e pështymës ose lotëve
- nëse vëreni erë të keqe nga goja
- nëse ka dhimbje dhe djegie në fyt, gjoks ose bark
- ka verdhëz
- rritet urinimi ose pothuajse nuk urinon fare
- ka ethe dhe të dridhura
- vjell
- ka diarre
- ka gjak në jashtëqitje dhe/ose vjell gjak
Përveç kësaj, duhet të jeni të përgatitur për t’i interpretuar disa nga ndodhitë e pazakonta në familje si mundësi e helmimit te fëmijës - përhapjen e aromave të pakëndshme, zhdukjen e pashpjegueshme ose zvogëlimin e sasisë së ndonjë ilaçi ose tretje kimike, paketime të barnave të derdhura ose zbrazura ose të përbërjeve kimike e të ngjashme.