Zgjimi i fëmijës gjatë natës për t'u ushqyer: disa çëshje për t'u menduar!

Nuk ka asnjë nxitim për të reduktuar ushqimet gjatë natës. Ju mund të zgjidhni se çfarë funksionon më mirë për ju dhe foshnjën tuaj. Reduktimi i ushqyerjes me gji dhe zvogëlimi i ushqimeve gjatë natës mund të jetë opsion për foshnje të shëndetshme mbi gjashtë muajsh. Nëse foshnja juaj nuk ushqehet për një kohë të gjatë ose nuk pi shumë qumësht, ju mund të zëvendësoni ushqimin e natës me një tjetër teknikë të ngushëllimit dhe ta bëni tranzicionin sa më gradual.
Body
Largimi nga gjiri dhe zvogëlimi i ushqimit gjatë natës: kur duhet bërë kjo!?

Nga mosha gjashtë muajshe, nëse foshnja juaj zhvillohet mirë, është në rregull të mendoni për largimin nga gjiri gjatë natës dhe zvogëlimin e vakteve për foshnjat që ushqehen me formulë. Në këtë moshë, shumica e foshnjave marrin ushqim të mjaftueshëm gjatë ditës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

Nga ana tjetër, nëse jeni të kënaqur me ushqimin e foshnjës gjatë natës, nuk ka nxitim për të larguar ushqimet e natës. Ju mund të zgjidhni atë që funksionon më mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

Para se të vendosni, është ide e mirë të bisedoni me infermieren e konsultorit ose mjekun për këshilla që i përshtaten situatës suaj individuale.

Për t'ju ndihmuar që të mendoni se kur është koha e duhur për ju dhe foshnjën tuaj, që të largoni ushqimin gjatë natës, sugjerimet tona më poshtë mund t'ju ndihmojnë.

Largimi nga ushqyerja me gji gjatë natës

Nëse vendosni të provoni largimin nga ushqyerja me gji gjatë natës, foshnja juaj ende merr të gjitha përfitimet e qumështit të gjirit nëse vazhdoni ta ushqeni me gji gjatë ditës.

Nëse ushqimi gjatë natës i foshnjës suaj është i shkurtër (më pak se pesë minuta), mund të zvogëloni ushqimin gjatë natës duke e ndalur ushqimin krejtësisht dhe duke e përshtatur fëmijën tuaj me teknikat e ngushëllimit që keni zgjedhur. Duhet pasur parasysh që mund të duhen disa netë që ju dhe foshnja juaj të mësoheni me rutinën e re.

Nëse ushqimi i foshnjës suaj zakonisht është më i gjatë se pesë minuta, gradualisht mund të shkurtoni kohën e ushqimit gjatë 5-7 netëve. Kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj të mësohet me ndryshimin.

Ja se çfarë mund të bëni:

  1. Përshtateni kohën e ushqimit të zakonshëm të foshnjës suaj gjatë natës.
  2. Shkurtoni kohën që fëmija juaj kalon duke u ushqyer për 2-5 minuta çdo të dytën natë. Për shembull, nëse foshnja juaj zakonisht ushqehet për 15 minuta, do ta ushqeni për 13 minuta për dy netë, pastaj 11 minuta për dy netët e ardhshme, pastaj 9 minuta për dy netët e ardhshme, e kështu me radhë.
  3. Ngushëllojeni fëmijën tuaj pas çdo ushqimi të shkurtuar me teknikat ngushëlluese sipas zgjedhjes suaj.
  4. Pasi fëmija juaj të filloj të ushqehet nga pesë minuta ose më pak, ndaloni ushqimin krejtësisht.

Nëse ju zgjidhni, mund të shkurtoni kohën më shpejtë - për shembull, nga pesë minuta çdo dy netë.

Rekomandohet që të ushqeni vetëm me gji derisa foshnja juaj të fillojë të hajë ushqime të forta, të cilat zakonisht ndodhin rreth gjashtë muaj. Pasi të futni ushqimet e ngurta, është më mirë për foshnjën tuaj nëse vazhdoni ta ushqeni me gji së bashku me dhënien e ushqimeve të ngurta deri sa foshnja juaj të jetë së paku 12 muajshe, dhe në mënyrë ideale deri në ditëlindjen e tij/saj të dytë ose më gjatë.

Pas kësaj, varet nga ju dhe fëmija juaj sa kohë do vazhdoni. Për më shumë informacione, shikoni artikujt tanë dhe videot për ushqyerjen me gji.

Zvogëlimi i ushqimit gjatë natës për foshnjat që ushqehen me formulë:

Nëse vendosni të provoni dhe të reduktoni ushqimin gjatë natës dhe foshnja juaj merr 60 ml qumësht ose më pak gjatë ushqimit të natës, mund të ndaloni ushqimin krejtësisht dhe të ngushëlloni fëmijën tuaj me teknikat që keni zgjedhur.

Nëse foshnja juaj ushqehet me më shumë se 60 ml çdo natë, gradualisht mund të zvogëloni sasinë që fëmija juaj pi gjatë 5-7 netëve.

Ja se çfarë mund të bëni:

  1. Zvogëloni sasinë e qumështit me 20-30 ml çdo të dytën natë. Për shembull, nëse fëmija juaj zakonisht pi 180 ml, jepini 150 ml për dy netë, pastaj 120 ml për dy netët e ardhshme dhe kështu me radhë.
  2. Ngushëllojeni fëmijën tuaj pas çdo ushqimi më të vogël me teknikat që keni përzgjedhur.
  3. Sapo të zbrisni në 60 ml ose më pak në shishe, ndaloni ushqimin krejtësisht.

Pasi të ndaloni ushqimin e natës, mund të vëreni se foshnja juaj fillon të ushqehet më shumë gjatë ditës. Ky përmirësim në oreksin ditor mund të marrë një javë tjetër për t'u vendosur.