Anemia

Anemia më së shpeshti shkaktohet nga mungesa e hekurit. Shumë foshnje dhe fëmijë zhvillojnë anemi. Shihni mjekun tuaj nëse fëmija juaj duket shumë i zbehtë, është nervoz dhe është shumë i lodhur. Trajtimi për anemi nga mungesa e hekurit zakonisht përfshin shtimin e ushqimeve të pasura me hekur në dietën e fëmijës tuaj dhe dhënien e suplementeve të hekurit për t’ju ndihmuar që nivelet e hekurit të fëmijës suaj të kthehen në normale.
Body

Çfarë është anemia?

Anemia është kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut ose kur qelizat e gjakut nuk kanë hemoglobinë të mjaftueshme.

Ka shumë shkaqe të anemisë.

Anemia me mungesë të hekurit

Anemia më së shpeshti ndodh për shkak të mungesës së hekurit, për të cilin trupi juaj ka nevojë për ta krijuar hemoglobinën. Ky lloj i anemisë njihet si anemi me mungesë të hekurit.

Mungesa e hekurit në ushqimin e fëmijës suaj
Fëmija juaj mund të zhvillojë anemi nga mungesa e hekurit, nëse nuk merr mjaftueshëm hekur nga ushqimi i tij.

Tek foshnjat, kjo mund të ndodhë nëse fëmija juaj ushqehet vetëm me gji mbi moshën gjashtë muajshe. Rreth kësaj moshe, fëmija juaj i ka konsumuar të gjitha deponimet e hekurit që i ka akumuluar derisa ka qenë në barkun e nënës. Foshnja juaj nuk mund ta marrë hekurin që i nevojitet vetëm nga qumështi i gjirit, sepse është një burim i dobët hekuri.

Te fëmijët më të rritur, fëmija juaj mund të zhvillojë anemi nga mungesa e hekurit nëse:

  • pi shumë qumësht lope ose pi çaj - këto pije e zvogëlojnë thithjen e hekurit nga ushqimi.
  • nuk ha mjaft ushqime me hekur.
  • ka një gjendje si sëmundja e Celiakisë, e cila e pengon atë ta absorbojë shumë mirë hekurin nga ushqimi.

Shkaqet tjerë të anemisë me mungesë hekuri
Anemia nga mungesa e hekurit mund të jetë veçanërisht një çështje për foshnjat:

  • të cilët kanë lindur para kohe
  • të cilët kanë qenë shumë të sëmurë si të porsalindur
  • nënat e të cilëve kanë pasur mungesë hekuri gjatë shtatzënisë së vonë.

Mungesa e hekurit mund të shkaktohet edhe nga humbja e gjakut. Fëmijët mund të humbin gjak në jashtëqitje për shkak të ndonjë gjendje në zorrët e tyre. Vajzat adoleshente janë të rrezikuara nga anemia nga mungesa e hekurit, nëse kanë periudha menstruale të shpeshta, të gjata ose shumë të rënda.

Anemia e shkaktuar nga mungesa ose probleme të tjera

Nëse fëmija juaj nuk merr mjaftueshëm vitaminë B12 ose acid folik nga ushqimi i tij, ai/ajo mund të zhvillojë anemi.

Një shkak tjetër i anemisë është hemoliza. Kjo është kur shumë qeliza të kuqe të gjakut shkatërrohen nga trupi. Kjo situatë mund të jetë për shkak të sëmundjeve të gjenetike, të tilla si anemia e qelizave drapër ose talasemia ose ndonjë infeksion.

Simptomat e anemisë

Nëse fëmija juaj ka anemi, ai/ajo mund të duket shumë i/e zbehtë.

Fëmija mund të lodhet shumë. 

Fëmija juaj mund të jetë i/e çuditshëm/e dhe i/e vështirë për t’u menaxhuar. Fëmijët e rritur mund të jenë shumë të lodhur, kanë oreks të dobët dhe e kanë të vështirë të përqendrohen në shkollë.

Kur duhet të vizitoni mjekun tuaj në lidhje me simptomat e anemisë

Çojeni fëmijën tuaj te mjeku nëse fëmija juaj:

  • duket shumë i/e zbehtë
  • është nervoz/e
  • nuk ka shume energji
  • ankohet për dhimbje të shpeshta të kokës
  • nuk shton peshë të mjaftueshme ose konsumon më shumë seç ka nevojë.

Testet për anemi

Nëse mjeku mendon se fëmija juaj mund të ketë anemi, ai/ajo zakonisht do të urdhërojë analiza të gjakut për të gjetur nivelin e hemoglobinës në gjak. 

Ka tabela referimi me nivele normale të hemoglobinës për çdo moshë. 

Ndonjëherë, testet e tjera tregohen për të identifikuar shkakun e anemisë.

Trajtimi për anemi

Trajtimi i anemisë varet nga shkaku.

Nëse fëmija juaj ka anemi të shkaktuar nga hekuri jo i mjaftueshëm, shtimi i ushqimeve të pasura me hekur në dietën e tij mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të tij të hekurit. Ushqimet e pasura me hekur përfshijnë:

  • drithërat integrale dhe drithërat e pasuruar me hekur
  • bishtajoret - për shembull, thjerrëzat dhe fasulet
  • mishin - për shembull, mish i kuq, i pulës dhe peshku
  • e kuqja e vezes
  • perime me gjethe (jeshile të mbyllur), - për shembull, spinaqi
  • farat e susamit të shtypura - për shembull, tahini ose halva.

Ndryshimi i vetëm i dietës së fëmijës tuaj mund të mos jetë i mjaftueshëm. Ai/ajo gjithashtu mund të duhet të marrë suplemente hekuri (tableta ose shurup) për të ndihmuar që nivelet e hekurit të kthehen në normale. Shtesat e hekurit mund ta shndërrojnë jashtëqitjen e fëmijës tuaj në ngjyrë të zezë ose gri, dhe mund të shkaktojnë kapsllëk ose shqetësime të barkut. Do të ishte një ide e mirë të flisni me mjekun tuaj për këto dhe efektet tjera anësore.

Shumë rrallë, fëmija juaj mund të ketë nevojë për një infuzion ose injeksion hekuri.

Nëse anemia është shkaktuar nga diçka tjetër përveç mungesës së hekurit, fëmija juaj mund të ketë nevojë për më shumë teste dhe trajtim. 

Parandalimi i anemisë

Bebet
Kur përfshihni ushqime të forta në dietën e fëmijës tuaj në moshën rreth gjashtë muajsh, është më mirë të përfshini shumë ushqime të pasura me hekur.

Në shumë vende rekomandohet t’u jepet të gjitha foshnjave të moshës 4-18 muajsh tretje ditore hekuri për ta parandaluar mungesën e hekurit.

Ju mund të përdorni qumësht lope të pasterizuar, pa aromë, me yndyrë të plotë në dietën e foshnjës tuaj pas moshës 12 muajshe. Por përpiquni të kufizoni sasinë e qumështit të lopës që fëmija juaj pi në jo më shumë se 500 ml në ditë. 

Fëmijët dhe adoleshentët
Derisa fëmija juaj rritet, ofroni atij shumë ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes nga pesë grupet e ushqimit. Një dietë e ekuilibruar mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit, acidit folik ose vitaminës B12. Vazhdoni të kufizoni qumështin e lopës në jo më shumë se 500ml në ditë.