Rreth Nesh

Rreth Nesh

UNICEF operon në mbi 150 vende dhe territore për të ndihmuar fëmijët të mbijetojnë dhe të lulëzojnë, nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë.

Puna e UNICEF në Evropë dhe Azinë Qendrore (ECA), për zhvillimin e hershëm në fëmijëri promovon se çdo fëmijë gjatë rritjes ka nevojë për kujdes, shëndet të mirë, ushqim optimal dhe një mjedis stimulues dhe të sigurt që ofron shumë mbështetje për mësimin e hershëm. Për të siguruar kujdesin më të mirë për fëmijët e tyre, të gjitha familjet kanë nevojë për një mbështetje. Familjet e cenueshme, të cilat përballen me sfida shtesë si varfëria, aftësia e kufizuar ose përjashtimi social, kanë nevojë për më shumë ndihmë se të tjerat dhe ato janë në fokusin e vëmendjes sonë.

Duke pranuar se prindërit dhe kujdestarët janë ofruesit kryesorë të edukimit dhe kujdesit për fëmijët e vegjël, UNICEF i jep përparësi ndërtimit të kompetencave prindërore, si dhe mbështetjes së mirëqenies prindërore gjatë gjithë programeve të saj.

Rreth Aplikacionit

Aplikacioni Bebbo është krijuar nga Zyra Rajonale e UNICEF -it për Evropën dhe Azinë Qendrore mbështetur në aplikacionin "HaloBeba". Një prototip i zhvilluar nga zyra qendrore e UNICEF në Serbi, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik në Beograd dhe Nordeus.

Përmbajtja e aplikacionit, të përshtatura për përdorim në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Institutin e Shëndetit Publik, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Bebbo është një aplikacion që mbështet prindërimin e përgjegjshëm dhe pozitiv. Qëllimi i tij është të sigurojë informacion të plotë në lidhje me zhvillimin e hershëm në fëmijëri dhe kujdesin prindëror në një format miqësor ndaj prindërve. Bebbo gjithashtu mbështet shpërndarjen e mesazheve dhe informacioneve në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve ndaj COVID-19.

 

Bebbo logotype

 

Po kështu, aplikacioni mund të përdoret nga ofruesit e shërbimeve si një burim shtesë në punën e tyre me prindërit, dhe si një mjet për të krijuar marrëdhënie të besueshme dhe në dobi të fëmijëve.

Aplikacioni është zhvilluar për të mbështetur prindërit që të angazhohen me fëmijët e tyre, në praktika stimuluese të zhvillimit duke përdorur lojëra dhe aktivitete, si dhe do t'i ndihmojë ata të monitorojnë rritjen, zhvillimin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Aplikacioni përmban një bibliotekë të pasur të artikujve dhe videove të grupuara sipas kategorive të mëposhtme:

·        Loja dhe të mësuarit                           - Të ushqyerit dhe ushqyerja me gji

·        Prindërimi i përgjegjshëm                  - Siguria dhe Mbrojtja

·        Shëndeti dhe mirëqenia                     - Këndi i Prindërve

Aplikacioni përdor informacione si data e lindjes së fëmijës, gjinia dhe informacione të tjera të dhëna nga një prind për të rekomanduar përmbajtje dhe udhëzime të përshtatshme për fëmijën.

Një pjesë e përmbajtjes së aplikacionit është bazuar, përshtatur dhe përkthyer me leje nga Rrjeti i Rritjes së Fëmijëve në Australi (Raising Children Network), Koalicioni Real Play (https://www.realplaycoalition.com), Afinidata (https://afinidata.com/en/home/).

Aplikacioni kërkon që të keni akses dhe lidhje interneti, për të shkarkuar përmbajtjen e shkruar apo për të shfaqur përmbajtjen me video.

Gjithashtu, në rastet që nuk keni akses në internet apo jeni në  mjedise me lidhje të kufizuar në internet ka vetëm një mënyrë për ta përdorur aplikcionin. Parakushti për këtë është që përdoruesi të ketë pasur lidhje me internetin të paktën një herë gjatë shkarkimit apo përdorimit të aplikacionit. Përdoruesi mund të zgjedhë përmes Cilësimeve të aplikacionit për të shkarkuar përmbajtjen e aplikacionit të veçantë për moshën aktuale të fëmijës së tij/saj, ose për të shkarkuar të gjithë përmbajtjen dhe për të qenë në gjendje ta përdorë atë në modalitetin plotësisht jashtë linje.